top of page

Nezi Plaku Velaj: Vetëm Pyetmë !!!

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Pyetmë për mëngjeset e mia,

që zgjoheshin të zbehta, pa asnjë rreze

pa motive për të filluar një ditë të re

dritën e kërkoja mjegullnajash mbytëse

 

Pyetmë për netët  me pak orë gjumë

të lodhura të trubullta,

netë të ftohta si ethet e  malarjes

mendimet fluturonin nuk di se ku,

si shirat me rrebesh, xhamave të zhveshura.

 

Pyetmë për dhimbjet, që s'më linin të flë

për plagët e vjetra që  s'u mbyllen.

plagë..., që mbajnë nën lëkurë

një prush të ndezur, mbuluar me hi.

 

Pyetmë për vetminë e për frikrat, që furfullonin,

që flejnë e ngrihen me gjak të ngrirë,

me trongëllima dhe rrahje zemrash,

si një kambanë e largët, në një qytet të braktisur.

 

Por prapë pyetmë për vetminë,

kisha uria për nanën që s'e kisha afër

bosh në shpirt si fëmijë i uritur

Pyetmë për pakënaqësitë,

për fjalët që mbetën në buzë pa u thënë

si gjethet, që nuk bien dot nga degët.

 

Pyetmë,

ti a e njeh lumturinë…?

një buzëqeshje ke nga unë

e njoh aq, sa kalon një zog mbi ujë

e s'lë për be,  asnjë gjurmë.

 

Dhe kur të gjitha pyetjet shuhen si eter

dhe shkrinë si qirinjtë poshtë oxhakut,

Heshtja rrin më e heshtur se kurrë,

si një derë e mbyllur , që s'mund të hapet

Ju uroj një muaj të mbarë miqtë e mi të mirë!

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page