top of page

Prof. Dr. Veli Lala: Njerëzimi vuan, toka rënkon, bimësia "loton", pyjet tjetersohen



 

Prof. Dr. Veli LALA

 

Dihet se globi tokësor po degradohet gjithnjë e më tej, ndërsa njerëzit vetëm sa vezhgojnë ndryshimet klimatike, që vazhdimisht po shkrijnë akullnajat, sjellin permbytje ngado me pasoja të pallogaritëshme, njerëzimi vuan, edhe toka rënkon, bimësia "loton", pyjet tjetersohen e pasoja të renda po përjeton njerezimi në gjithë rruzuin toksor. Unë kam mendimin se indiferenca a heshtja para këtyre dukurive që na shfaqen me ritme të shpejta sjellin dëme të pariparueshme, ndaj vemendja prandaj ndaj tyre nuk duhet larguar asnjëherë! Por këto shqetësime sipas mendimit tim personal nuk janë pa zgjidhje.

Në botën e sotme arsenali logjik i njerëzimit, eksperiencat e tij, mjetet e sofistikuara në përdorim të tij ekzistojnë, veçse duhet iniciativë. Mendoj se duke përdorë sensorët sot mund të bëhen përpunime e ndërhyrje të rëndësishme në shume fusha, pra edhe në fushën e thithjes së tymrave e mbetjeve toksike që lëshojnë oxhaqet e fabrikave dhe të uzinave të botës. Thithja e përpunimi industrial i tymrave, duke bërë ndarjen dhe formimin e spektrit përbërës të tyre, do të bëhet e mundur që ne të pastrojmë ajrin nga mbetjet toksike të tij. Nga mbetjet më kryesore të tij tij janë ato të dioksidit të carbonit. Trajtimi i dioksidit të karbonit bën të mundur veçimin dhe grumbullimin e karbonit me një pastërti të lartë, i cili gjen përdorim të gjërë në fushën e metalurgjisë për të prodhuar çeliqe të fortësive të ndryshme. Me aplikimin e kësaj ideje arrijmë dy qëllime: 1. Pastrojmë ajrin që mbulon globin 2. ⁠Perfitojmë lëndën e parë, karbonin, që është mjaft i nevojshëm për industrinë, mungesë të cilën e vuan sot e kësaj dite.

Bisedoja një ditë me një politikan/biznesmen për agjendën e tij ditore, ritet e ritmet e punës, synimet finale të aktivitetit të tij për periudha afstshkurtra e afatgjatë dhe më rezultoj se gjithçka lidhej me fitimin dhe nuk merakosej fare për trajtimin perspektiv të tokës për zgjerimin e veprimtarisë prodhuese. Më tej vazhduam me disa diskutime se si duhet trajtuar toka dhe çfarë kujdesi duhet të kemi ndaj saj. U dakorsuam se toka është e tëra flori e njeriu shkel mbi të çdo ditë. Po a është vërtet e tillë? Sigurisht qe po, mbasi ajo mban brenda të gjitha llojet e mineraleve, kriprave dhe acideve të nevojshme për jetën bimore e shtazore, pra edhe për njeriun.

Në se nuk ndjehemi mirë apo sëmuremi ne drejtohemi tek mjeku e farmacia. Po a e dimë se nga merren barnat e farmacive? Nga toka. Pra mund të themi me gojën plot se toka është farmacia më madhe në natyrë. Që të rritet prodhimtaria dhe mirëqenia në tokë duhet të kemi edhe ajrin e pastër, mbasi edhe toka bashkë me ne bën frymëmarrje me atmosferen e si è tillë del që si të jetë ajri, ashtu do të jetë edhe frymëmarrja e tokës dhe gjallesave të saj.

Kur atmosfera ose "këmisha e tokës" ndotet, atëherë edhe toka me përbërësit e saj ndotet rënkon. Po atëherë çfarë duhet bërë? DUHET TË PASTROHET AJRI!

Lidhur me këtë proces teknologjik, propozoj:

Faza e parë: -Thithja e tymrave që lëshojnë oxhaqet e fabrikave e uzinave me anë të aspiratorëve të fuqishëm dhe grumbullimi i tyre.

Faza e dyte:-Ndarja e molekulave të dioksidit të carbonit me anë të sensorëve të masave të diocsidit të carbonit, mbasi në përzjetjen e gazrave masën më të madhe në përbërjen e ajrit e ka diocsidit i carboni(CO2).

Faza e tretë: - Impianti lëngëzues i CO2, që janë të njohura tashmë, duke rritur trysninë deri në 70 atmosferë dhe duke ulur temperaturën në impiant deri disa gradë afër zeros. Ky lëng i zi derdhet në pjatanca të hapura duke bërë që lëngu (uji) do të avullojë dhe në pjatanca do të ngelen grimcat amorfe të carbonit, i cili pritet me padurim nga industria përpunuese dhe e metalurgjisë. Suksese teknologëve në botë që të mos lemë pupël tymi të na ndotë, por ta kthejmë në dobi të natyrës dhe të njerëzimit, duke zvogëluar dalëngadalë ngrohjen globale!

SHENIM: Tymi përbëhet nga ajri i nxehtë dhe lënda djegëse që nuk digjet plotësisht, prandaj është i zi. Kur lënda djegëse digjet plotësisht atëherë procesi i djegies bëhet pa tym të zi, si p.sh.djegia e alkolit, benzinës apo benzolit, ndryshe kur digjet nafta, e cila nuk e realizon djegien plotësisht tymi del i zi !

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page