Prof. Dr. Mehdi Hyseni: „Lulu“ shtëpia botuese me qendër në SHBA publikon „UDHËJETË PËR LIRINË E KOSOVËS“.
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Mar 11
- 1 min read

Të nderuar miq, bashkëpunëtorë, lexues dhe dashamirës të librit.
Ju bëjmë me dije se „Lulu“ shtëpia botuese me qendër në SHBA dhe me disa filiale anembanë Botës ka publikuar së fundi librin e Akademik, Prof. Dr. Mehdi Hyseni „UDHËJETË PËR LIRINË E KOSOVËS“. Në të gjithë këtë kontekst vjen një libër i shkruar ndër vite nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni, që në thelb vërtet ka një lidhje gjaku, një plejadë familjare patriotike, por në tërësinë diskursive ka lirinë, dhe argumentimin lirshëm. „Më jep lirinë të di, të shqiptoj dhe të argumentoj lirisht sipas ndërgjegjes, mbi të gjitha liritë.“ – mund të thuhet nën këtë diskurs të romanit historik të autorit Hyseni.
Këtë libër mund ta siguroni në lidhjen e mëposhtme, duke u regjistruar tek https://www.lulu.com/. Dhe duke kërkuar për titullin e plotë të librit. Pastaj në lidhjen e mëposhtme:
ju mund ta porosisni dhe duke paguar kostot e kërkuara ai ju vjen në adresën që ju do të shënoni. Libri u krye në proces për botim miqësisht nga Fatmir Terziu.
Ju urojmë lexim të këndshëm
Akademik Prof. Dr. Mehdi Hyseni










Comments