Prof. Dr. Mehdi HYSENI: Jo me “srpska listen”...
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 32 minutes ago
- 3 min read

Barometri diplomatik
-Jo me “srpska listen”, por me UÇK-në, me popullin dhe me Vetëvendosjen !
*** "Shqipëria është bërë lëma e influencave heterogjene që tërheqin drejtime të ndryshme. S’ka vullnet, s’ka program, s’ka autoritet të njohur. Propaganda, intriga dhe shpifjet e fshehin të vërtetën.” (Dr. Drilone nga Durrësi në pritje të pric Vidit, 2014)
*** Meqë paska ardhur momenti i ligë, që të mos formohet qeveria e re e Albin Kurtit (më 26 tetor 2025) , për shkak të kundërshtimit dhe të mospajtimit të “srpska lista” dhe të opozitës shqiptare, tani , populli e ka më leht, që të përcaktohet se kujt t’ia hedhë votat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Kosovës. Natyrisht se, zgjedhësit votat maksimale-me PLEBISHIT, do t’ia hedhin Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, sepse këta asnjëherë se kanë tradhtuar, mashtruar, shfrytëzuar, kriminalizuar dhe varfëruar popullin, por e kanë bërë të kundërtën, dule luftuar korrupsionin, nepotizmin, krimin, dhunën, plaçkitjen dhe shfrytëzimin e popullit. Kjo është përparësia, që Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen e renditin në VENDIN E PARË të vjeljes së votave me ( PLEBISHIT) të elektoratit në zgjedhjet e ardhme parlamentare në Kosovë.
Dyshohet se, ata,, qe më se 20 vjet në liri, e votojnë “Srpska listen” nuk janë me UÇK-në, por vetëm me interesat e tyre personale, partiake dhe politike karrieriste dhe kolltukofagiste. Këtë e pati dëshmuar, edhe hedhja në rrugë e UÇK-së si “organizatë komunale pastruese”, që pati pasoja në shuarjen e Qeverisë së Përkohshme, si dhe në procesin e ndërtimit dhe të zhvillimit të mëtejmë të shtetit demokratik të pavarur dhe sovran(17 shkurt 2008- tetor 2025), ku edhe sot, Kosova nuk ka Ushtrinë Kombëtare të veten, e as kufijtë e saj shtetërorë, si dhe nuk është anëtare e OKB-së, sepse nuk po lejon Serbia e Madhe me aleatët e saj ndërkombëtarë, siç janë Rusia, Kina, Spanja, Greqia, Sllovakia, Qiproja Greke, Rumania etj. !!!
Ky është problemi qenësor, jo Albin Kurti e as Vetëvendosja, që me të drejtë po duan qeveri shqiptare, jo “mulate” me “listen serbe” sikurse deri tash (2000-2025).
Zgjedhjet e ardhshme, do e zhbllokojnë formimin e qeverisë Kurti
-S’ka asnjëe dilemë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Albin Kurti dhe Vetëvendosja, do të fitojnë me plebishit mbi 50 për qind vota e shqiptarëve në Kosovë dhe në diasporë, me qëllim që t’I “hakmerren” “srpska listës” dhe opozitës aleate shqiptare me orientim të gabuar politik në favorin e interesave politike të Serbisë kolonialiste. S’ka dyshim se,këtë strategji politiko-propagandistike serbomadhe antivetëvendosje, do ta ndëshjojë plebishiti i ardhshëm i zgjedhësve në Kosovë.
Që tani, mund t’iu uroj fitoren e thellë në zgjedhjet e ardhme parlamentare në Kosovë: Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Glauk Konjufcës, (Vjosa Osmanit nga “Guxo”) dhe anëtarëve të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, sepse të gjithë kanë dëshmuar se mbrojnë interesin e përgjithshëm të popullit dhe të shtetit demokratik, të pavarur dhe sovran të Kosovës, duke vendosur sovranitetin e plotë edhe në Veriun e Kosovës.
Gjithashu, të gjithë me Vetëvendosjen kanë dëshmuar se janë me UÇK-në, me Amerikën, me NATO-n dhe me Evropën demokratike integruese (BE). Ndaj, populli shqiptar, duhet ta votojë pa asnjë ngurrim Lëvzjen Vetëvendosje, jo ata, që janë mësuar t’i “kashagitin” interesat e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale në Kosovë, përkatësisht në Shqipërinë Etnike (1878-2025).
-Sa më sipër, kam besimin e plotë se, Albini dhe vetëvendosja, do t’i fitojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, sepse janë në “pararojë” të popullit dhe të shtetit të Kosovës, jo aleatë të “srpska listës” e as të hyzmeqarëve kuisligë të saj.
Përgjigje e saktë
Deri tash, dështimin e formimit të Qeverisë së Albin Kurtit në Prishtinë, më 26 tetor 2025, në mënyrën më reliefe dhe objektive e ka shpejguar shkurt e shqip, Editori i Gazetës “Bota Sot” në Zvicër, z. Xhevdet Mazrekaj, duke konkluduar se : “Pas këtij dështimi qëndron një lojë e orkestruar nga Beogradi, me ndihmën e Edi Ramës dhe me zbatimin e opozitës së bashkuar në Prishtinë. Qëllimi është i qartë: t’i tregohet opinionit ndërkombëtar se shqiptarët nuk janë në gjendje të qeverisin vetë dhe se Kosova është shtet i paqëndrueshëm… Ky dështim nuk është rastësi — është vazhdim i një skenari që e kam paralajmëruar gati një vit më parë, në shkrimin tim të 1 dhjetorit 2024:
“A do të izolohet Albin Kurti nga Rama dhe opozita e bashkuar?”
Sot ajo që kam shkruar po ndodh pikë për pikë…” (Shih në: https://www.botasot.info/opinione/2405629/deshtimi-i-formimit-te-qeverise-skenar-i-dirigjuar-nga-beogradi-i-perkrahur-nga-tirana-dhe-opozita-e-bashkuar/








