top of page

Prof. Dr. Mehdi Hyseni: Barometri diplomatik

ree

 

 

“ Velika Albanija”, fantazmë serbo-sllave për shpërfytyrimin e Shipërisë Etnike nga harta e Ballkanit

 

 

***America has nothing to do with Nikovski’s so-called “Greater Albania” because it doesn’t exist in Balkans. Ethnic Albania YES!

 

Në një intervistë dhënë “TV Shenjës” së Shkupit, botuar në gazetën e Prishtinës “Kosova Sot”, Risto Nikovski ish-diplomat maqedon ka deklaruar se “Pas pavarësimit të Kosovë me ndihmë e Amerikës Projekti i Shqipërisë së Mdhe është realizuar 70 për qind.”( http://www.kosova-sot.info/lajme/83319/nikovski-70-e-shqiperise-se-madhe-eshte-realizuar/).

 

*** -Ne mentez pas Nikovski, La Grande Albanie n'existe pas, Ethnique Albanie, OUI!

 

-Mos gënje Risto Nikovski, sepse në Ballkan nuk ka kurrfarë “Shqipërie të Madhe”, por vetëm një Shqipëri Etnike , gjysma (50%) e së cilës është pushtuar, kolonizuar dhe aneksuar me forcë dhe me gjenocid nga Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bulgaria (1878-2025).

 

 

 

Po, sikur të kishte qenë kjo e vërtetë, se gjoja “ me ndihmën e Amerikës, 70% qenka realizuar porjekti i Shqipërisë së Madhe”, ashtu siçka ka deklaruar rrjeshëm dhe në mënyrë shpifëse e provokuese Risto Nikovski (ish-diplomat maqedon), atëherë, si u bë që mbi 50% e shqiptarëve në Maqedoninë artificiale të Titos, të ngelnin pa shtet të vetin kombëtar?

 

(1) -Pse mbi 50% të shqiptarëve në Maqedoni, regjimi antidemokratik sllavomaqedon i ka përjashtuar nga Kushteta si komb shtetformues?

 

(2) -Pse mbi 50% të shqiptarëve cilësohen si “Minoritet” sipas Kushtetutës dhe ligjeve diskriminuese aparteide në fuqi të Republikës së Maqedonisë?

 

(3) -Pse mbi 50% të shqiptarëve trajtohen si qytetarë të rendit të dytë në Maqedoni?

 

(4) - Pse mbi 50% të shqiptarëve në Maqedoni, që nga vitit 1945 të shekullit XX, e, edhe sot në vitin 2016 të shekullit XXI, u mohohet e drejta e vetëvendosjes si komb dhe si shtet në territorin autkton të Shqipërisë Etnike?

 

(5) -Pse shqiptarët për bindjen dhe për të drejtat e tyre politike kombëtare dhe shtetërore, torturohen, terrorizohen, arrestohen, burgosen, vriten, shpërngulen me dhunë, dënohen me dhjetra vite vetëm pse kërkojnë të jenë të barbartë me kombin e falsifikuar sllavomaqedon?

 

(6) - Pse mbi 1 milion shqiptarëve të Maqedonisë, të dëbuar me terror dhe me forcë, nuk u lejohet ritadhesimi i tyre në tokën dhe në shtëpitë e tyre stërgjyshore, por mbahen peng si APATRIDË nëpër vende të ndryshme të botës (Evropë, Australi, Amerikë, Argjentinë, Kanada etj.)?

 

(7) –Pse shteti apartheid kolonialist sllavomaqedon, qe më se gjysmë shekulli ka fshehur dhe ka falsifikuar statistikat e numrit të popullsisë shqiptare në Maqedoninë e Titos (1945-2025)?

 

(8) – Pse që nga vitet e 90-ta (me t’u shkëputur nga RSFJ-ja), regjimi sllavomaqedon nuk pranon formulën e kompromisit politik me shqiptarët-FEDERALIZIMIN e Maqedonisë, e cila, do të ishte në frymën e integrimeve paqësore të BE-së, por po i shtyp dhe po i terrorizon shqiptarët si në kohën mesjetare dhe feudale të monarkive nacionalshoviniste sllave të Ballkanit, duke ua mohuar të drejtën e vetëvendosjes për ribashkimin me pjesët e tjera të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike?

 

(9) – Pse regjimi sllavomaqedon po e gënejn Evropën dhe Amerikën se do paqe me shqiptarët, e në anë tjetër, nuk pranon ndryshimin e Kushtetutës për federalizimin e Maqedonisë, i cili është i vetmi opsion politik paqësor, që do të mund ta mbante “gjallë” edhe më tej Maqedoninë (ngrehinën artificiale politike) e Titos?

 

(10) - Kur regjimi sllavomaqedon, do t’i pezullojë gjykatat policore dhe, kur do t’i boshatisë burgjet politike të mbushura me shqiptarë të pafajshëm?

 

(11) Si mund ta ëndërrojë qeveria sllavomaqedone aderimin në NATO dhe në BE , kur ajo diskriminon dhe ua mohon të drejtën kombëtare shqiptarëve, duke mospranuar FEDERALZIMIN e Maqedonisë si kompromis politik paqësor?

 

“Golema Albanija” ose “Velika Albanija”!

 

-Është gënjeshtër dhe shpifje qindravjeçare serbo-sllave, që ka për qëllim rujatjen me çdo kusht të “gjahut” të grabitur kolonial serbo-sllav në kurrizin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan (1878-2025).

 

Prandaj, edhe Risto Nikovskit i “bie tamam” manipulimi politik me “Golema Albanija”, sepse e di shumë mirë se mbi 90 për qind e territorit të Maqedonisë artificiale të Titos, është tokë autoktone e Shqipërisë e Etnike ( e vilajeteve të Manastirit dhe të Kosovës).

 

Pra, në rastin konkret, nuk kemi të bëjmë me kurrfarë “Golema Albanija”, por vetëm me Shqipërinë Etnike, e cila edhe për Nikovskin është “halë në fyt”, sepse është krejt shqiptare, dhe do të mbetet shqiptare, pavarësisht nga falsifikimet e derisotme të historisë së Shqipërisë Etnike në Ballkan, të copëtuar dhe të ankesuar nga kolonialistët dhe imperialistët sllavë të Ballkanit (1878-2025).

 

Edhe politika dhe diplomacia “maqedone” si ajo serbomadhe!

 

Ish-diplomati maqedon Risto Nikovski gënjen, manipulon dhe dezinformon me “Golema Albanija” skurse Shesheli dhe Milosheviqi me “Velika Albanija”, sepse (siç kemi pohuar edhe dhjetra e qindra herë më parë, gjatë 30-vjeçarit të shkuar) kjo sintagmë politiko-propagandistike është ARMA më perfide dhe më e sofsitikuar biologjiko-kimike e terroristëve dhe e piromanëve serbo-sllavë ballkanikë për vrasjen dhe kontaminimin e florës dhe të faunës së SHQIPËRISË ETNIKE.

 

Përdorimi dhe përsërtija e vazhdueshme e sintagmës politike “Velika-Golema Albanija” është në funksion të mbrotjes dhe të justifikimit të Velika-Golema Srbija, e cila është krijuar me copat e mëdha të terrirtoreve autoktone të SHQIPËRISË ETNIKE (1878-2025).

 

Tri pyetje për ish-diplomatin Nikovski:

 

(A) Në cilën hartë gjeografike e ka gjetur “Shqipërinë e Madhe”?

(B) Kur dhe cilat territore të huaja të vendeve fqinje ballkanike i paska pushtuar, aneksuar dhe kolonoziuar Shqipëria Etnike, që qenka bërë “SHQIPËRI E MADHE”?

(C) Pse sllavomaqedonët, serbët, malazezët dhe grekët, SHQIPËRINË ETNIKE e quajnë “SHQIPËRI E MADHE”?

 

Pikësëpari, këto tri pyetje, do të duhej t’i bëheshin ish-diplomatit maqedon Risto Nikovski për të hyrë në temën inekzistente “Golema Albanija”, e cila sipas tij, “me ndihmën e Amerikës në rastin e pavarësimit të Kosovës, 70% e territorit të saj qenka realizuar”!?

 

Kjo është një gënjeshtër, shpifje dhe provokim sui generis edhe për shqiptarët e Shqipërisë Etnike, edhe për Amerikën, sepse nuk ekziston dhe, nuk është rrumbullakësuar asnjë projekt i “Shqipërisë së Madhe” –“Golema Albanija , 70% “ ashtu siç ka deklaruar ex-diplomati Risto Nikovski në intervistën e tij për “TV Shenja”, publikuar edhe në gazetën “Kosova Sot”.

 

Amerika nuk njeh, as nuk ndihmon kurrfarë “ Golema Albanija” në Ballkan!

 

Prandaj, nuk ka asnjë dyshim se deklarata e ish-diplomatit maqedon Risto Nikovski se gjoja “me ndihmën e Amerikës në rastin e pavarësimit të Kosovës, 70% e territorit të saj qenka realizuar”, është një atak dhe mohim etnik, historik, gjeopolitik dhe diplomatik ndaj kombit shqiptar dhe Shqipërisë Etnike, që bazohet në strategjinë nazifashiste hitleriane “lebensraum” të Serbisë së Madhe të Ilija Garashaninit (1844), sipas së cilës Serbia ka zgjeruar kufijt e saj territorialë dhe shtetërorë në kurrizin e territoreve të Shqipërisë Etnike (1878-2025), e jo, kurrfarë strategjie dhe ideologjie e ndonjë platforme politike dhe diplomatike gjithëkombëtare të Shqipërisë Etnike (1878-2025).

 

Strategjia amerikane në Ballkan nuk është në funksion të mbështetjes së shteteve të mëdha njënacionale, por multietnike

 

Amerika demokratike me të drejtë e çliroi dhe e pavarësoi Kosovën nga Golema-Velika Srbija e Madhe gjenocidale, por,jo për të krijuar një “Shqipëri të Madhe”, e cila kurrë nuk ka ekzistuar në Ballkan. Kjo është shpifje “serbsko-makedonsko” për t’i pasqyruar shqiptarët si pushtues dhe grabitës të territoreve të huaja (serbe, maqedone, greke dhe malazeze).

 

-Amerika ka ndihmuar Kosovën që të çlirohej dhe pavarësohej nga Serbia kolonialiste, hegjemoniste dhe gjenocidale (1912-1999), jo për hir të realizimit as 1 për qind e as 70 per qind të projektit “Golema Albanija”, të shpifur nga ish-diplomati maqedon Risto Nikovski, i cili direkt dhe indirekt shpif dhe fajëson Amerikën, se gjoja kjo ka ndihmuar pavarësimin e Kosovës, me qëllim të “realizimit 70% të Shqipërisë së Madhe”!?

 

Kjo është një gënjeshtër e madhe e vjetër serbo-sllave (1878-2016), që në shekuj, e, edhe sot akuzon dhe fajëson shqiptarët para Evropës dhe para Amerikës, se gjoja, edhe sot po luftojnë për krijimin e një “Shqipërie të Madhe” në kurrizin e territoreve të shteteve fqinje sllave (Serbia, Maqedonia Mali i Zi dhe Greqia).

 

“Dioptria diplomatike” e Risto Nikovskit se “Amerika po i ndihmon shqiptarët që të krijojnë Shqipërinë e Madhe, ku deri tani, pas pavarësimit të Kosovës, 70% kanë realizur këtë projekt”, është plotësisht e gabuar dhe tendecioze ngase Uashingtoni zyrtar as gjatë mandatit presidencial të administrates së Bill Clinton, as të George W Bush e as të Barack Obama, nuk ka miratuar kurrfarë Doktrine të interesave strategjike, që SHBA-ja të krijojë ose të mbështetë ndonjë “Shqipëri të Madhe”, ashtu siç është shprehur ish-diplomati maqedon Risto Nikovski në intervistën e tij dhënë “TV Shenja”.

 

“Shqipëria e Madhe” është ripërsërtije e ndërrimit të tezave të kolonializimit dhe të nacionalshovinizmit serbo-sllav(1878-2025)

 

“Velika-Golema Albanija” , që kur të përkthehet në gjuhën shqipe, do të thotë “Shqipëria e Madhe” është “pjellë” dhe produkt shekullur i historisë falsifikatore, i politikës, i diplomacisë dhe i propagandës së ndyrë serbo-sllave antishqiptare, në funksion të mbrojtjes dhe të justifikimit të krijimit të shteteve të mëdha serbo-sllave në Ballkan, siç ishte dhe është “Velika Srbija”, e cila edhe sot mban të kolonizuar Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën shqiptare si dhe Sanxhakun e Vilajtetit të Kosovës (Novi Pazarin).

Vështruar retrospektivën e historisë së marrëdhënieve të hidhura të shqiptarëve me fqinjtë kolonizatorë sllavë , del se pas tërheqjes së Perandorisë Osmane nga Ballkani, serbët, grekët, bullgarët dhe malazezët me forcë dhe me gjenocid të paparë ( me ndihmën e Rusisë, të Francës dhe të Britanisë së Madhe) kanë pushtuar dhe aneksuar territoret e Shqipërisë Etnike (Vilajtin e Janinës, Vilajetin e Kosovës, Vilajetin e Shkodrës dhe Vilajetin e Manastirit).

Nryshimin e kufijve gjeopolitikë të territoreve të Shqipërisë Etine, të cilat, fatkeqësisht, edhe sot në dekadën e dytë të shekullit XXI, ende ndodhen në sundimin e egër kolonial të sllvavëve fqinj të Ballkanit, e kanë vulosur vendimet historike, politike dhe diplomatike të Fuqive të Mëdha të Evropës në Kongresin e Berlinit (1878), në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës (1912-1913) dhe në Konferencën e Paqes së Versajës (1919).

Në këtë mënyrë, kombit shqiptar në Ballkan iu mohua e drejta natyrore, e drejta historike, e drejta legjitime dhe e drejta e ligjshme mbi territoret autoktone të Shqipërisë Etnike, e jo, kursesi të “Shqipërisë së Madhe”, e cila, as si si koncept, as si doktrinë, as si projektide, as si program politik, as si strategji politike kombëtare dhe shtetërore nuk ka figuruar në asnjë periudhë historike të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

As në mendje, as në veprime, as në praktikë të shqiptarëve në Ballkan, kurrë nuk ka ekzistuar, as nuk është zbatuar ndonjë i ashtuquajtur Projekt për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Ndërkaq, serbët, grekët, bullgarët dhe malazezët(me monarkitë e tyre shoviniste, racicste dhe gjenocidale) janë ata që kanë hartuar, zbatuar dhe konkretizuar në terren projekte për krijimin e shteteve të tyre të mëdha sllave: Velika Srbija, Velika Bugraska, Velika Crna Gora, Velika Grcka, duke copëtuar tokat e katër vilajeteve shqiptare(Janina, Kosova, Manastiri dhe Shkodra).

Në këtë mënyrë, Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Bullgaria, pa asnjë të drejtë, aneksuan dhe kolonizuan mbi 50 për qind të territorit dhe të popullsisë indigjene të Shqipërisë Etnike.

Kjo tëkurrje e territorit të Shqipërisë natyrale nga shtetet grabitçare fqinje nuk është kurrfarë zmadhimi-shtimi i territorit të saj, por zvogëlim dhe gjymtim i përgjysmuar i trupit të saj gjeopolitik dhe etnik. Kjo ishte një katastrofë e madhe për kombin shqiptar në Ballkan, sepse Shqipëria humbi 50% të territorit dhe të popullit të saj.

Sesa kjo ishte një tragjedi dhe padrejtësi e madhe dhe e pajustifikueshme ndaj kombit shqiptar dhe Shqipërisë Etnike, këtë e pohoi edhe ministri i dikurshëm i Jashtëm i Britanisë së Madhe Edward Gray (dy muaj pas përfundimit të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës, gusht 1913) se “Shqipërinë dhe shiptarët i kemi sakrfikuar si një kurban të domosdoshëm për hir të ruajtjes së altarit të paqes evropiane”. (HSH, vëll. III, f.105).

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page