top of page

Prof. Dr. Mehdi Hyseni: Barometri diplomatik

ree

 

Kompromisi me Serbinë, Kosova në Kombet e Bashkuara, Serbia në BE!

 

Këtë “formulë” të zgjidhjes së drejtë përfundimtare të Kosovës në sfondin e OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare, e kam sugjeruar, që nga pavarësimi i Kosovës, më 17 shkurt 2008 dhe, e mbështes, edhe sot në vitin 2025 (9 nëntor), sepse është e bazuar pikësëpari në të drejtën historike të shqiptarëve autoktonë mbi Kosovën e Shqipërisë Etnike. GJithashtu, baza materiale de fakto dhe de jure e kësaj të së drejteje mbështetet në të drejtën ndërkombëtare, pikërisht në postulatin e së drejtës së vetëvendosjes sipas të cilit të gjithë popujt dhe vendet e kolonizuara në përmasa botërore, gëzojnë të drejtën e brendshme dhe të jashtme të vetëvendosjes. Ndaj, kjo e drejtë nuk duhet t’i mohohet e as t’i kontestohet as popullit shqiptar e as Kosovës së Shqipërisë Etnike.

 

Kolonializmi serb në Ballkan e përjashton koekzistencën paqësore !

 

-Kolonalizmi serb nuk njeh as OKB, as Amerikë, as BE, as NATO e as OSBE, por vetëm MOskën dhe Pekinin. Ky është hëpërhë problemi krucial i Ballkanit, jo Kosova e s Shqipëria.

Mirëpo, këtë nuk janë duke e parë as Kosova, as Shqipëria e as faktorët ndërkombëtarë, para së gjithash OKB-ja, e cila në bazë të parimeve dhe objektivave të Kartës së saj e ka për detyrë, që problemin kolonial serb ta vërë në “rend dite” të Asamblesë së Përgjithshme dhe të Këshillit të Sigurimit për ta sanksionuar këtë vepërf penale ndërkomb1%tare, ashtu sikurse në vendet e dikurshme të kolonizuara në kontinentin e Afrikës (’60 dhe ’70), të cilat sot janë të pavarura dhe sovrane-anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Zbatimi i parimeve të koekzistencës paqësore, është me interes jetik për vendosjen e bashkëpunimit dhe paqes mes shteteve të zhvilluara dhe shteteve më pak të zhvilluara, si dhe shteteve të pazhvilluara në dimensione të bashkësisë së marrëdhënieve ndërkombëtare.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, sidomos gjatë viteve ’50, ’60 dhe ’70 të shekullit XX fenomeni I kolonializmit të fuqive të mëdha botërore me dy superfuqitë në krye (SHBA dhe BRSS) bëhet objekt shqyrtimi dhe studimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, përkatësisht I Kartës së Kombeve të Bashkuara (1945- 2025). Këtë e dëshmon edhe sanksionimi i kolonive në kuadrin e Kartës së OKB-së. Si rjedhojë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botëfrrore ( 9 maj 1945), fuqitë e mëdha arritën marrëveshje kompromisi për ndarjen e rolit të “Sistemin e Kujdestarisë” për “territoret joautonome” sipas Nenit 73, Kreu XI, ku thuhet : “Anëtarët e KOmbeve të Bashkuara që kanë ose marrin përsipër përgjefgjësinë të administrojnë territoret, popujt e të cilave nuk kanë arritur vetëqeverisje të plotë, pranojnë parimin e përparësisë së innteresave të banorëve të këtye territorebe, pranojnë si detyrë të shenjtë të ndihmojnë me të gjitha mundësitë për mirëqenien e banorëve të këtyre territoreve në kuadrin e sistemit të paqes dhe të sigurimit ndërkombëtar të caktuar nga kjo Kartë…etj.”

Në Ballkan nuk do të ketë koekzistencë aktive paqësore derisa bashkësia ndërkombëtare, OKB-ja dhe fuqitë e mëdha botërore nuk e sanksionojnë kolonializmin serbosllav në territoret indigjene të shqiptarëve dhe të SHqipërisë Etnike (1878-2025).

Nëse de fakto dhe de jure sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, shillit të Sigurimit, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ashtu siç është njohur nga Amerika dhe nga më se 100 shtete të tjera të OKB-së, atëherë shtrohet pyetja, pse Kosova të vazhdojë “Dialogun e Brukselit” 2011-2025, kur ai tanimë ka dështuar, duke qenë se Serbia e Aleksandër Vuçiqit ende nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës me gjithë trysninë e diplomacisë evropiane perëndimore me SHBA-në në krye si supefuqi botërore.

Për këtë destruktivitet poliitiko-propagandistik, dhe juridik ndërkombëtar, fajtore është Serbia gjenocidale (1912-1999), JO politika dhe diplomacia e kryeminisrit Albin Kurti, e cila është plotësisht në përputhje me normat, me standardet dhe me axhendat strategjike dhe gjeopolitike të partnerëve të saj ndërkombëtarë, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të NATO-s, të BE-së dhe të OKB-së.

Pavarësisht akuzave, shpifjeve, gënjeshtrave dhe përzierjes në punë të brendshme të Kosovës nga ana e Serbisë, duke ushtruar trysni sistematike për përmbysjen e pushtetit shtetëror në Kosovë, jo vetëm verbalisht përmes së propagandës së zezë, por edhe përmes agresionit direkt subversiv, siç ishte ndërhyrja e fallangave paramilitare e policore serbe në Banjskë të MItfrovicës më 2023, mirëpo, OKB-ja nuk aktivizoi instrumentet juridike ligjore të Kartës së Kombeve të Bashkuara në rastin e Banjskës (2023) për ta dënuar agresionin e Serbisë ndaj Kosovës. Në vend se, OKB-ja ta penalizonte Serbinë, ajo me BE-në e vunë Kosovën nën embargo (sanksione) ndërkombëtare, pse Qeveria e Albin Kurtit kapi në flagrancë më se 30 terroristë të armatosur serbë në Kishën e Banjskës së Mitrovicës, që të mos ishte reagimi i mbrojtjes së armatosur i FSK-së, shkritorja “Trepça” në Zveçan, do të hidhej në erë nga bandat terroriste serbe të Aleksandër Vuçiqit etj.

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page