top of page

Prof. Dr. Fejzulla Berisha anëtar i “Vatra”


ree

 

Një nga figurat intelektuale të Kosovës, Prof. Dr. Fejzulla Berisha, i cili është dhe një nga artikullshkruesit e ndjeshëm të Fjala e Lirë në Londër, sipas informacioneve paraprake të ardhura në redaksinë tonë mësohet se ka vizituar Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”. Në këtë vizitë Prof. Dr. Fejzulla Berisha ka qenë i shoqëruar nga aktivisti i çështjes kombëtare z. Lirim Vinca, bën me dije Prof. Dr. Mehdi Hyseni. Sipas një artikulli të shpërndarë në rrjetet sociale mësohet se  “Ata u pritën nga sekretari i Vatrës Dr. Pashko Camaj dhe editori i Diellit.” Më tej nga artikulli i “Vatra”-s mësohet se “Në fjalën e mirëseardhjes Dr. Camaj u shpjegoi miqve historinë e jashtëzakonshme të Federatës Vatra e Gazetës Dielli, dhe kontributin e shquar në dobi të çështjes kombëtare ndërsa editori përshëndeti miqtë në emër të kryetarit të Vatrës Dr. Elmi Berisha, nënkryetarit z. Alfons Grishaj, Kryesisë, Këshillit të Vatrës dhe shprehu respekt të thellë për mbështetjen që Prof. Dr. Fejzulla Berisha i ka dhënë gazetës “Dielli” me shkrime, analiza, komente dhe opinione.”


Pamje nga pritja tek "Vatra" Fotografia e realizuar nga "Vatra"
Pamje nga pritja tek "Vatra" Fotografia e realizuar nga "Vatra"

Gjithashtu Prof. Dr. Fejzulla Berisha është shprehur mbi vizitën tek “Vatra”, dhe ka folur për historinë dhe kontributin e saj dhe të shqiptarëve të Amerikës për Shqipërinë natyrale. Shkrimi i deleguar për ne nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni sqaron se sipas burimeve nga vizita “Vatra e Dielli tha Prof. Berisha janë krenari kombëtare dhe dinjitet për çdo shqiptar. Prof. Dr. Fejzulla Berisha është ekspert i shquar i së drejtës publike dhe ka lindur më 13 Shtator 1955 në Grabovc të Prishtinës. Studimet universitare dhe master i kreu në Prishtinë, doktoraturën në Tiranë në fushën e të Drejtës Publike dhe ka përfunduar edhe një sërë specializimesh në fushën e të Drejtës Publike, në Akademinë e të të Drejtës Publike të Kroacisë si dhe ne vendet tjera të Europës.” Thuhet në këtë shkrim se Prof. Dr. Fejzulla Berisha ka dhënë kontributin e tij në Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Tiranës, Universitetin e Tetovës, Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, Universitetin “Haxhi Zeka” Pejë, Universitetin “FON” në Shkup, Kolegjin Universitar AAB – Prishtinë etj.

Në përfundim të vizitës emocionuese Prof. Dr. Fejzulla Berisha i shoqëruar nga aktivisti i çështjes kombëtare z. Lirim Vinca u bënë anëtarët më të rinj të Federatës Vatra.

Foto nga vizita tek "Vatra" realizuar nga "Vatra":

ree

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page