top of page

Prof. Dr. Eshref Ymeri: Urime nga zemra

  • Jul 24, 2025
  • 1 min read

 

Urime nga zemra Festën e Ditëlindjes nga unë dhe Havaja. Lumturi dhe mbarësi në Familjen Tuaj me Hyjneshën Profesoreshë Luçi.

 

Atje, në Londrën madhështore

Kam një mik,

Që feston një ditë gazmore

Si fisnik.

 

Ore Profesor Fatmiri,

Mik me besë.

Njëzetekatër korrikun

Sot e presë,

Të festoj Dit’lindjen Tuaj

Plot gëzim,

T’Ju dërgoj me zemrën plot

Një Urim:

Jam krenar që kam një mik

Kaq të mirë,

Ju plot’softë jetë e mot

Çdo dëshirë.

 

Keni qenë për Prind’rit Tuaj

Një Dhuratë,

Që Hyjnia pat dërguar

Me aq Fat.

 

Ndaj dhe Fati ju ka prirë

Me urime,

Kurdoherë Ju ka sjellë

Veç gëzime,

Me fëmijë dhe me Luçin

 

Sokoleshë,

I thot’ Hënës: dil, a dola,

 

Si Hyjneshë.

Jet’ të gjatë dhe me shëndet,

mik i rrallë,

A do vijë ajo ditë

T’ju shoh vallë?

 

Me të mira, me urime,

Mbarësi,

Qoft‘ përherë Familja Juaj

Si flori.


Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page