Prof. Dr. Eshref Ymeri: Urime librit të Prof. Dr. Mehdi Hysenit, „Kombi: Kombi kosovar-Mohim i kombit shqiptar“
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 1 day ago
- 2 min read

Me botimin e librit “Kombi”, Prof.dr. Mehdi Hyseni, si një specialist i mirënjohur në fushën e historiografisë dhe të së drejtës ndërkombëtare, ka argumentuar shkencërisht se ç’është kombi. Kjo vepër shërben si një shuplakë plotësisht e merituar kundër renegatëve dhe tradhtarëve të formatit të, demek, profesor Nexhmedin Spahiut, një qytetar serb me banim në Republikën e Dardanisë. Kur e quaj qytetar serb, kam parasysh faktin kokëfortë në vijim:
Më 27 janar 2005, profesori Nexhmedin Spahiu është pajisur me pasaportë serbe, me nr. 004607754. Prandaj, në Beograd, duke qenë njeriu i shtëpisë, kohë pas kohe, merr ftesa për intervista në studiot televizive serbe. Pikërisht ky profesor renegat, tradhtar i regjur, në përputhje me strategjinë e akdemisë shoviniste serbe “ka shpikur kombin Kosovar”, me qëllim që “të argumentojë” se kosovarët “nuk kanë lidhje” me shqiptarët e Shqipërisë. Kësisoj, ky tradhtar i fëlliqur është në sinkron të plotë me shumicën e deputetëve tradhtarë të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët, sipas gazetës “Panorama” të datës 14 tetor 2017, aprovuan ligjin për “ekzistencën e 9 minoriteteve” në Republikën e Shqipërisë, çka do të thotë se “nuk ekziston” një komb rrënjës shqiptar.
Nuk kemi ç’bëjmë. Trualli shqiptar, tradicionalisht, nuk i ka pasur të paktë servilët e pështirë, mercenarët e neveritshëm në shërbim të armiqve tanë. Për servilë dhe mercenarë të tillë, tradhtia është një zeje tepër fitimprurëse.
Për lexuesit e nderuar të këtij Portali me emër të madh, është kënaqësi e veçantë kur lexojnë vlerësimin e shkëlqyer që i bën kësaj vepre një personalitet i shquar i kulturës sonë mbarëkombëtare, si Prof.dr. Fatmir Terziu.
Urime të përzemërta Prof. dr. Mehdi Hysenit dhe Prof.dr. Fatmir Terziut.
Eshref Ymeri
Kaliforni, 02 shtator 2025
Comments