Prof Dr Eshref Ymeri: Socializminë faqet e një romani
- 12 hours ago
- 2 min read

Para pak kohësh, shkrimtari Sefulla Kata botoi romanin me titull “Shënime nga qyteti B”. I njohur si autor tregimesh satirike, në këtë roman ai ka bërë një shtegtim drejt periudhës së diktaturës komuniste. Që në Prolog të romanit lexojmë:
“… Pushtetarët e rinj u premtuan parajsën. U premtuan se do t’i bënin të jetonin si më mirë... Më vonë, disa prej atyre që nuk e kapërdinë dot degdisjen dhe nuk arritën të bëjnë memecin, ashtu siç ishin porositur, shërbyen edhe si banorë të parë të qelive të njërit prej burgjeve më famëkeqe, që do të ngrihej në këtë qytet. Ky burg ua hëngri kokën kushedi se sa e sa intelektualëve shqiptarë, shumë prej të cilëve nuk u dihet varri as sot e këaj dite, ose u dihet, por janë varre pa eshtra, pasi nga thellësitë e galerive, ku binin vetë, a i shtynte dora e padukshme e pushtetit, kufomat nuk nxirreshin gjithmonë…”.

Pra, që në Prolog, autori rrëfen në frymën e shkrimtarit britanik, Xhorxh Oruellit (George Orwell (1903-1950), autorit të romanit të famshëm “1984”, të botuar në vitin 1949, të shkrimtarit rus Evgjeni Zamjatin (1884-1937), autorit të romanit “Ne”, të botuar në vitin 1920, në të cilin përshkruan një shoqëri nën një kontroll të egër totalitar, të shkrimtarit dhe të filozofit anglez Oldos Haksli (Aldous Huxley - 1894-1963), autorit të romanit “Botë e re e mrekullueshme (Brave New World), të botuar në vitin 1932. dhe të shkrimtarit amerikan Rei Dugllas Bredberi (Ray Douglas Bradbury - 1920-2012), autorit të romanit “451 gradë sipas Farenhejtit” (Fahrenheit 451), të botuar në vitin 1953.
Pra, ashtu si edhe veprat e autorëve të lartpërmendur, romanin e shkrimtarit Sefulla Kata e përshkon fryma e të ashtuquajturës antiutopi. Me antiutopi nënkuptohet pasqyrimi i një rendi shoqëror ose i një bashkësie të tillë, e cila i pasqyrohet autorit ose kritikut si diçka e padëshirueshme, neveritëse ose frikësuese. Pra, bëhet fjalë për një kontroll të përhershëm të jetës së individit dhe të mbarë jetës shoqërore.
Kaliforni, 14 gusht 2026.








Vlerësimet e Profesor Fatmir Terziut për veprat artitike shërbejnë si universitet i kritikës letrare. Shkrimtai Sefulla Kata, pavarësisht se bie në sy për modestinë e tij karakteritike, është një krijues me nuhatje të hollë.
Kaliforni, 14 gusht 2026
Urime autorit Sefulla Kata. Prof. Dr. Eshref Ymeri sjell një vështrim të thellë dhe mjaft domethënës mbi romanin “Shënime nga qyteti B” të shkrimtarit Kata. Veçanërisht me interes është mënyra se si ai e vendos veprën në traditën e letërsisë së antiutopisë, duke e afruar me universin letrar të Orwellit, Zamjatinit, Haksleit dhe Bredberit. Kjo qasje e zgjeron ndjeshëm hapësirën e interpretimit të romanit dhe na ndihmon të kuptojmë se nuk kemi të bëjmë thjesht me një rrëfim mbi një periudhë historike, por me një pasqyrim artistik të mekanizmave të frikës, kontrollit dhe çnjerëzimit. Më duket veçanërisht e rëndësishme vëmendja që Prof. Ymeri i kushton Prologut, sepse aty duket se vendoset çelësi i leximit të gjithë veprës. Burgjet, intelektualët e…
I dashur profesor Eshrefi,
Shumë faleminderit që gjetët kohë të lexoni librin tim.
Ju jam shumë mirënjohës edhe për këndvështrimin tuaj analitik.
Ndonëse është përvoja ime e parë në këtë fushë, mendja më thotë se kushdo që do të gjejë kohë ta lexojë romanin, nuk ka për ta konsideruar kohë të humbur kot, në veçanti, ata të brezit tim.
Përqafime
Sefullai