top of page

Prof Dr Eshref Ymeri: Në respekt të së vërtetës historike

1 hour ago
5 min read

 

                        Në emisionin “News24 Fundjavë”, me titull “Kapitullimi i Ramës është i firmosur” / Beqiri: Policia po përdoret si milici personale...”, të transmetuar më 25 tetor 2026, analisti dhe studiuesi i njohur dhe i nderuar, i ftuar në studio për intervistë, dr. Evarist Beqiri, ndër të tjera, për Ramën deklaroi:

            “... ky është dhunuar vetë, ky është masakruar vetë nga një pushtet tjetër dhe të gjithë e dinë,  na ka ardhur keq atëherë kur këtë e masakruan, apo jo?”.

            Kjo deklaratë për masakrimin e Ramës dikur, më nxiti të shtegtoj në internet dhe të kthehem shumë vite prapa, për të lexuar informacionin e botuar asokohe, të cilin po e përcjell në vijim:

“Më 21 duke u gdhirë 22 janari i vitit 1997, u rrah barbarisht në shtëpinë e tij në Tiranë, pedagogu i Akademisë së Arteve, intelektuali i pavarur dhe bashkëpunëtori i shtypit të lirë, kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Edi Rama. Lajmi mori dhenë nëpërmjet gazetës “Koha jonë” dhe mediave të tjera të pavarura.”

Kështu e nis shkrimin e tij Hamdi Jupe dhe sjell në vëmendje një ngjarje të ndodhur 25 vite më parë, rrahjen e Edi Ramës në vitin 1997. Si një koleg dhe person që e ka njohur nga afër kryeministrin e sotëm, në ambientet e gazetës “Koha Jonë”, ku Edi Rama punonte atë kohë, ai tregon sesi e gjetën të gjakosur në spital.

“Gazetari Martin Leka përshkruante gjendjen e piktorit të shtruar në spital. “Kanë rrahur keq Edi Ramën, është rëndë…”. Zëri i kolegut të radios londineze “BBC”, përmes receptorit të telefonit, këtë radhë vinte trishtueshëm. Nuk arritëm ta pyesnim për hollësira të tjera, ndonëse arritëm të kuptonim tragjedinë.

Në urgjencën e spitalit nr. 2, e vetmja shenjë që identifikonte njeriun e plagosur rëndë me piktorin dhe publicistin e njohur Edi Rama, ishte gjysma e trupit jashtë krevatit të zakonshëm të mjekimit. Zoti dhe trupi i hekurt i tij dukej se e kishin shpëtuar gjallë”, - shkruan Hamdi Jupe.

Gazetari publikon fotot për rrahjen e Edi Ramës dhe një pjesë të shkrimit të gazetës “Koha Jonë”.

Edi Rama në 1997, i dhunuar

“Përpjekjet për të dalluar tiparet e fytyrës së Edit i pengonin rrëketë e gjakut që kishin mbuluar fytyrën dhe trupin. Hematomat kishin filluar të përshpejtoheshin. Buza kishte filluar t’i enjtej me shpejtësi. Ndërsa mjeku bëhej gati të ndërhynte, bashkë me Nikoll Lesin dhe Ben Blushin, dëgjuam disa copëza nga fjalët: “Deshën të më vrisnin?!…”.

Me mirësjellje, mjeku na porositi të mos i flisnim. Sapo dolëm, në korridor e jashtë urgjencës ishin mbledhur dhjetra miq të Edit, intelektualë, piktorë, aktorë e gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut etj”, - shkruante “Koha jonë” më 24 janar 1997, referuar asaj që thotë Jupe. Kronika shoqërohej me fotografi, që tregonte piktorin me fytyrën të bërë copë.

Edhe pse ngjarja edhe sot nuk ka asnjë autor, Hamdi Jupe flet për një dëshmitar.

“Rama është rrahur nga 4 pjesëtarë të grupit operativ të SHIK-ut, me drejtues Arjan Çengon. Në këtë grup ka qenë një person nga Tropoja, një nga Mirdita dhe dy të tjerë nga Dibra. Gjithçka po ju them më është pohuar nga kryesuesi i këtij grupi, Arjan Çengo. Ma ka thënë me gojën e vet, besoj në pranverën e 1997-s. Kur e kam pyetur për arsyen e rrahjes së Ramës, më ka thënë se e kanë bërë me urdhër të shefit të tyre, Gazidedes. Kush e ka njohur Gazideden, e di që ai nuk bënte asgjë pa urdhër të Berishës”, - ka thënë Izet Haxhia, ish-truprojë i Berishës, për Gazetën “Dita”, më 23 janar 2016.

Pavarësisht ngjarjes së rëndë, Edi Rama, dhe sot që është kryeministër i Shqipërisë, nuk është interesuar për zbardhjen e asaj ngjarjeje dhe për nxjerrjen para ligjit të operativëve të SHIK-ut, që e bënë për spital. Dëshmitarët dhe kolegët, që punuan me Ramën atë kohë, janë shumë, ama duket se vetë kryeministri e ka lënë pas atë ngjarje, që kur iku menjëherë në Paris” (Citohet sipas: “Kush e rrahu Edi Ramën në ’97? Dëshmia: Donin të më vrisnin?!”. Faqja e internetit e gazetës “Express”. 22 janar 2022).

Pas leximit të këtij informacioni, vetvetiu lind një pyetje e thjeshtë:

“Si shpjegohet që vetë Rama “e ka lënë pas atë ngjarje, që kur iku menjëherë në Paris”?

Sipas deklaratës së gazetarit Hamdi Jupe, grupi i atyre që patën masakruar Ramën, qenka kryesuar nga një person konkret. Po si është e mundur që Rama s’qe bërë i gjallë të reagonte me ngritjen e  një padije në gjykatën e Tiranës? Normalisht, gazetari Hamdi Jupe duhej ta kishte pyetur Ramën se pse pati heshtur pas asaj masakre dhe të kërkonte të merrte një përgjigje prej tij.  Rama pati heshtur krejtësisht dhe qe larguar për në Paris, ku, sipas deklaratave të të ndjerit Fatos Nano, dihet më së miri se me çfarë punë të pista qe marrë, për çka edhe qe burgosur. Gjergji Thimo ka deklaruar:

“Numri i Ramës i burgosur në Paris AL.1961138/a (Citohet sipas deklaratës së tij në studion e Tv “Syri”, i ftuar nga gazetari Adi Krasta. 30 qershor 2020).

Le t’i kthehemi edhe një herë pyetjes që u shtrua më lart, se cila ishte arsyeja që Rama nuk pati ngritur padi kundër masakruesve të vet?

Përgjigjja e kësaj pyetjeje mund të nënkuptohet lehtë.

Rama nuk mund të ngrinte padi, për shkak se e dinte shumë mirë arsyen se pse e patën masakruar. Lexuesit e nderuar e dinë me siguri se Rama, para se të ngjitej  në majat e politikës nga vetë partia e tij, e njohur shumë mirë si një lavire neokomuniste (që, siç dihet, në mbledhjen e asamblesë, të zhvilluar në pasditen e 05 nëntorit 2005, ia pati hedhur poshtë platformën për drejtimin e partisë, të nesërmen, si një parti-prostitutë, e blerë prej tij, e pati zgjedhur kryetar), para se të ngrinte sarajet e Surrelit, pati jetuar në një apartament që ndodhej prapa Shollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”. Në atë apartament, Rama e kishte bërë zakon të shkonte mbrëmjeve të bënte dush dhe të dilte nga banja lakuriq, ndërkohë që perdet e dritareve i kishte prej tyli të tejdukshëm. Në apartamentet përballë, fqinjët, mes tyre të moshuar, gra, burra, djem të rinj, nuse të reja, vajza, fëmijë të të gjitha moshave, të skandalizuar, shikonin Ramën, tek endej lakuriq nëpër apartament. Të gjithë ata burra dhe djem, të indinjuar në kulm, në respekt të nënave, nuseve, motrave dhe fëmijëve të tyre, morën masa dhe organizuan atë mënyrë masakrimi të Ramës për shkak të sjelljes së tij të turpshme.

            Pra, për dijeni dhe në respekt të analistit dhe studiuesit të nderuar Evarist Beqiri, të Drejtorit të Tv “News24” dhe të të gjithë gazetareve dhe gazetarëve mjaft të talentuar që punojnë në këtë media të shquar dhe autoritare të informimit masiv, më 21 duke u gdhirë 22 janari i vitit 1997, masakrimin e Ramës nuk e pati organizuar absolutisht pushteti i asaj kohe. Atë masakrim e patën organizuar fqinjët e tij që u përmendën  më lart. Kjo ka qenë arsyeja se pse Rama nuk pati menduar kurrë për të ngritur padi kundër masakruesve të vet, sepse e dinte shumë mirë se çfarë do të dëshmonin në gjykatë banorët përballë apartamentit të tij.

            Nuk ka asgjë për t’u habitur nga sjelljet rrugaçërore të Ramës. Ish-zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka, pati bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste në emisionin e moderuar nga Flavio Qarri në Syri Tv. Në atë emision,  të transmetuar më 05 shkurt 2025, ai pati deklaruar se kryeministri Edi Rama është futur në zyrën e shefes së kabinetit të tij vetëm me brekë.

Ky fakt dëshmon më së miri se ç’monstër e pështirë është lavirepartia socialiste, e cila mban në udhëheqje një kryetar partie dhe një kryeministër me sjellje rrugaçërore, të paparë dhe të padëgjuar ndonjëherë në historinë e njerëzimit.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page