Prof Dr Eshref Ymeri: Një ese me vlera të jashtëzakonshme për shoqërinë shqiptare

Para pak ditësh, lexova Esenë e Prof.dr. Fatmir Terziut, me titull “Mashtrimi i suksesit: Shqipëria përballë kultit të pasurisë, pushtetit dhe dukjes (Një leksion filozofik mbi dallimin ndërmjet suksesit të vërtetë dhe iluzionit të tij në shoqërinë shqiptare)”.
Në këndvështrimin e një lexuesi objektiv, kjo Ese ka vlerat e një leksioni edukativ, i cili duhet t’u rekomandohet pedagogëve të sociologjisë, për ta trajtuar me studentët si temë leksioni në auditoret e universiteteve. Kjo Ese madje mund të shërbejë edhe si temë për mbrojtjen e një doktorate.
Në themel të kësaj Eseje është fasada dhe realiteti. Me fjalën “fasadë”, duhet nënkuptuar një arritje e rëndësishme, e cila, siç e thekson bukur mirë profesori erudit Terziu, “një ditë paraqitet si pasuri e shpejtë, një ditë tjetër si një post i lartë, një tjetër si… një fotografi pranë një personi të rëndësishëm…”.
Le të kujtojmë për një çast fotografinë e Ramës me Barak Obamën disa vjet më parë. Për atë fotografi Rama pati paguar 80 mijë dollarë, me të vetmen arsye, që, gjatë fushatës zgjedhore, t’ua tundte shqiptarëve para hundës, për ta reklamuar veten si një figurë “shumë të rëndësishme” politike.
Kësisoj, Profesor Terziu e ka vënë theksin në një plagë të rëndë, e cila po e gërryen përbrenda pa pushim shoqërinë shqiptare, plagë kjo me emrin dualizëm, çka do të thotë: në qenien e njeriut bashkekzistojnë dy dukuri të papërputhshme ose të kundërta me njëra tjetrën. Ky dualizëm, në figurën e politikanëve, bëhet shumë i rrezikshëm për shoqërinë.
Vetvetiu lind pyetja:
Kush janë politikanë të tillë?
Sigurisht, ata që gëzojnë pasuri, të siguruar nëpërmjet ushtrimit të pushtetit dhe jo nëpërmjet punës së ndershme. Të tillë politikanë e manifestojnë haptazi dualizmin e vet: në dukje, e reklamojnë veten si gardianë të ligjit, por që, në të vërtetë, janë dhunuesit e pamëshirshëm të tij.
Le të ndalemi në një rast konkret.
Arjan Konomi është opinionist, shkrimtar, gazetar dhe aktivist politik.
Në një informacion, të botuar në internet kohë më parë, thuhej:
“Një incident është raportuar sot në fshatin Vuno, ku gazetari dhe publicisti Arjan Konomi është përfshirë në një përplasje me pjesëtarë të eskortës së kryeministrit Edi Rama. Pas incidentit, Konomi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Himarës. Sipas Konomit, konflikti ka nisur për shkak të automjeteve të eskortës së kryeministrit, të parkuara në qendër të Vunoit. Konomi, banor i zonës, mësohet se ka kundërshtuar mënyrën e parkimit, duke kërkuar që rregullat të zbatohen njësoj për qytetarët dhe zyrtarët, pavarësisht funksionit që mbajnë. Debati ka përshkallëzuar më pas në një përplasje fizike me pjesëtarë të eskortës. Konomi është larguar me forcë nga vendi i ngjarjes dhe më pas është dërguar në komisariat. Konomi më pas pretendon se, gjatë përballjes, Rama u ka thënë policëve:
“Maskara... merreni!”.
Konomi mohon të ketë ofenduar Ramën ose të ketë kërcënuar familjen e tij dhe thotë se vetëm kishte pyetur pse policia nuk po gjobiste makinat e eskortës, ndërkohë që më herët kishte gjobitur banorë dhe turistë për të njëjtën shkelje (Citohet sipas: “Truprojat e Ramës përplasen me Arjan Konomin në Vuno, gazetari përfundon në komisariat”. Faqja e internetit “McnTv”. 20 gusht 2026).
Ky qëndrim skandaloz i Ramës ndaj një qytetari dinjitoz, i cili ngre zërin për barazinë e të gjithëve para ligjit, të kujton Dante Alighierin (1265-1321), zëri i të cilit ushton që nga mesjeta e largët:
“Mashtrimi dhe forca janë mjete që i përdorin njerëzit e këqinj”.
Dhe, në sinkron me këtë aforizëm të poetit italian, Profesor Terziu shpërthen:
“Nëse duam një Shqipëri, ku suksesi të mos jetë një maskë, por një arritje e vërtetë, duhet të
mësojmë të nderojmë jo vetëm atë që shkëlqen, por edhe atë që ndriçon; jo vetëm atë që ngrihet mbi të tjerët, por edhe atë që ndihmon të tjerët të ngrihen; jo vetëm atë që fiton, por edhe atë që fiton pa shkelur mbi dinjitetin e askujt”.
Pra, Profesor Terziu ngre zërin për vlerësimin e individëve të talentuar dhe të atyre që shërbejnë si mbështetje e fuqishme e tyre, të cilët janë shtylla e suksesit të shoqërisë.
Për fatkeqësinë tonë kombëtare, njeriu që kemi në krye të qeverisë, duke qenë krejtësisht i dështuar gjatë gjithë jetës së vet, për shkak të komplekseve të inferioritetit, është i paedukuar, arrogant, prandaj edhe s’e ka për gjë ta ofendojë qytetarin publikisht me fjalë të turpshme dhe madje të luajë edhe rolin e kryepolicit me urdhrin që jep për arrestimin e tij.
Populli ynë, edhe në kushtet e demoshëmtisë dhjetoriste pas më shumë se tri dekadash, nuk ka mundur dot të ngrihet në nivelin e popujve hungarez, polak dhe rumun, të cilët i patën përmbysur udhëheqësit e vet edhe në kushte e diktaturës së egër komuniste. Madje populli rumun, diktatorin e vet, Çausheskun dhe bashkëshorten e tij, jo vetëm që i patën përmbysur, por edhe i patën pushkatuar publikisht.








Përshëndetje të përzemërta, i dashur Profesor Fatmir.
Ju shpreh mirënjohjen time të thellë për fjalët tuaja të çmuara në adresë time.
Analizat tuaja eseistike, kushtuar problemeve të shoqërisë shqiptare, shquhen për thellësinë e mendimit dhe dëshmojnë më së miri se Ju renditeni denjësisht në pararojën e intelektualëve me brymosje shembullore atdhetarizmi. Esetë tuaja shërbejnë si thirrje, drejtuar pedagogëve të universiteteve dhe rinisë studentore, për të marrë në dorë fatet e vendit pikërisht tani, kur formacioni politik. me emrin parti social(neokomun)iste, me në krye Ramën, një armik të betuar të kombit shqiptar, gjatë gati katërmbëdhjetë vjetëve në pushtet, ka zbatuar strategjinë grekoserbe të vitit 1844 për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta nëpërmjet lakut të varfërisë.
Çdo t…
I dashur Profesor Eshref,
Analiza juaj është një dëshmi e bukur e kulturës suaj të gjerë, e mprehtësisë intelektuale dhe e aftësisë për të depërtuar përtej tekstit, duke zbuluar shtresat filozofike, shoqërore dhe njerëzore të një argumenti. E keni lexuar esenë time me syrin e studiuesit, por edhe me ndjeshmërinë e intelektualit që e njeh mirë realitetin shqiptar dhe plagët që e shoqërojnë atë. Më pëlqen veçanërisht mënyra se si e keni vendosur në qendër kontrastin ndërmjet fasadës dhe realitetit, duke e lidhur konceptin e dualizmit me përgjegjësinë morale të individit dhe, më gjerë, me marrëdhënien e tij me shoqërinë dhe ligjin.
Vlera e analizës suaj qëndron edhe në faktin se nuk mbeteni te një përmbledhje apo përsëritje e ideve…