top of page

Preng Maca: Të duash

  • Sep 12, 2025
  • 1 min read

të duash

do të thotë ta harrosh veten

teksa habitesh,

kur të njohësh, në të përditshmen

brenda teje,

një tjetër!

të gjendesh në një magji,

e të mos e kuptosh :

a është magjistarja ajo,

kur në të njëjtën kohë,

ajo mendon,

se magjistari je ti!

të përfshihesh,

në krahët e kësaj magjie,

pastaj të gjendesh papritur,

në duart, e çuditshme, të pavetëdijes!

sapo, të zgjohesh prej saj,

të dyshosh,

se nuk e ke prekur ndodhinë,

duke ruajtur në historinë e qenies,

atë, çfarë përjetove ;

si një dhuratë, të pashpjegueshme,

 prej perëndie!

2 Comments


Preng Maca
Sep 12, 2025

Ju falenderoj!

Mirënjohje!

Like

F. Terziu
Sep 12, 2025

Fatmirësisht, „Të duash“, më detyroi të flas shumë më tepër nga pozicioni i një lektori në raportim dhe një gazetari aktiv sesa nga ai i një studiuesi letrar. Do ta shikoj letërsinë nga perspektiva e gazetarisë. Nga perspektiva e natyrës së tekstit mediatik. Nga perspektiva e natyrës së raportit, i cili në recetën e tij zhanërore kombinon efektin e pranisë me efektin e empatisë. Nga perspektiva e vendit të raportit kalimtar në kontekstin e zhanrit shumë më letrar dhe më të qëndrueshëm të poezisë... dhe të mesazhit të saj të mirë.

Le të përpiqemi ta luajmë poetin Preng Maca kundër një botuesi, apo një shkrimi gazetaresk. Le të përpiqemi të shohim se si thelbi i tij ndaj sublimitetit të dashurisë,…

Edited
Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page