Pozaet Qose: KUR FLAS TË ËMBLËN GJUHËN TIME
Aug 15
1 min read

KUR FLAS TË ËMBLËN GJUHËN TIME
-Kujtesë për Bertin-
Kur flas të ëmblën gjuhën time,
Më vjen në mendje emri yt,
Si gurrë e lashtë, me gurgullime,
Der kur ta humbën dritën sytë.
Ngujuar ti mbi pirgje librash,
Kërkove amë në ligjërim,
Si një syth dielli përmes dimrash,
Që ndrin e shkrin me përhirim.
O mik prej loti, zemra jote
Në hoje shkronjash është kambanë,
Si shenjë e shenjtë e kësaj bote,
Kur na përcjell me mall matanë.








Comments