POPULLI
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
1.POPULLI Populli,- thotë GËTE,- nuk bëhet kurrë plak. Populli, tërë jetës, mbetet fëmijë. Shoh popullin tim dhe them:- Paska patur hak, Dersa votojmë e mbajmë mbi krye politikanë delennxhinj! Me jetët tona kanë kohë që lozin"arushë" Majmen për vete dhe pa hesap vënë pasuri Ne i shohim të tëra dhe sillemi si "vogëlush" Dhe këta të pangopur në krye përsëri. I ndërrojnë partitë,ashtu si mbreti ndërron gratë Secili prej tyre, pa morall dhe si një konkubinë Një turi kanë derrat si të majtë dhe të djathtë Dhe një qëllim kanë:-Në pushtet të rrinë!
Po ne? Mirë thotë GËTE:-Mbetëm fëmijë! Asnjëherë nuk u rritëm në këta tridhjetë vjet Për vete kam vendodur:- Më nuk votoj për këta delenxhinj! Se keq e më keq, na i bënë tonën jetë. 3 qershor 2020
2. Të qeverisësh
Të qeverisësh, nuk është aspak e lehtë Dhe këtë punë nuk mund ta bëjë gjithkush, Për ç'shkruaj, e kam provuar vetë Rrobat e të qeverisurit, mua më rrinë ngusht! Pushteti për mua është kalë që më hipi Dhe gati ma theu shtyllën kurrizore Ajo kohë që "qeverisa", gati ma shpifi Do kisha qenë më mirë si punëtor në gurore.
Lista e kërkesave dhe nevojave, ishte tepër e gjatë Mundësia për t'i zgjidhur qe shumë e vogël Sa qeshë në pushtet, një herë nuk fjeta rehat Dhe mendja më vinte rrotull. Ndaj vrapova dhe dhashë dorëheqje (Dhe ka ndodhur në vitet e demokracisë) Sa qeshë në pushtet,qeshë si zogu ndër leqe Dhe mezi shpëtova nga hallet e njerëzisë. Çuditem me ata që e lakmojnë pushtetin Dhe për ta mbajtur nuk lënë gur pa lëvizur Po u them "fillestarëve", po"blini" kiametin Pushteti lakmohet nga egoistë mendjekrisur.
6 qershor 2020
3. Rrokullimë Rrokullimë në vendin tim: as dëgjon dhe as sheh mirë! Politikanët të gjithë biçimë: të dy faqet na kanë nxirë! Faji është bërë si xhaketë dhe askush nuk e vesh I kam lënë provim në vjeshtë,se na bënë të gjithë me stres. Si fëmijë grindavecë, u ha hunda veç për sherr Ka prej tyre janë përversë, aq sa dua t'i shoh në FERR! Ia nxinë faqen SHQIPËRISË,sikur sherret kanë në xhep Dua t'i shoh para DREJTËSISË,që të gjithë janë delikuentë, As dhe njërin nuk veçoj (bëjnë premtime e pallavra) Pasuruar? Të lënë pa gojë: pasuruar si në përralla.
Pale hiqen si shenjntorë ( vjedhje bën veç kundërshtari) Janë hajdutë me këmborë,nuk dallon dreqi nga djalli.
7 qershor 2020
4. Sa do më pëlqente!
Sa do më pëlqente të kisha një shtëpi në fshat! Aty, tek ajo kodra, ku e kisha dikur Të merrja prapë arat që kishte imatë Kopen e dhënëve, lopët, qetë... ah, sikur... Se unë brez pas brezi jam fshatar Dhe ëndrrat që shoh , me copëra nga fshati. Tek shtëpia ime do prisja miqtë radhë-radhë Dhe do t'i qerasja me ushqime bio, të freskëta, gati
Bahçeja rreth shtëpisë me pemë lloj- lloj
Gjashtë dynymë me zarzavate e bostanë Ç'kërkon, moj gojë? Ha, o moj gojë! Një jetë të shëndetshme( të gjitha vallë ku vanë?) Shkoi e vajti e bukura kohë Kur qemë individë e bujq të lirë E kujtoj gjithçka,regëtij e bëj "oh" Se kolektivizimi jetën na ka nxirë.
Rri mendohem dhe gati mblidhem grusht Tani blejmë ushqime dhe sikur blejmë dinamit Është njëlloj sikur të hashë trahana në gusht
Ruhu! Se ka virus apo COVID!!!
Rrojmë sikur shkelim mbi qelqe S'ka më mall bio veç me kimikate Kjo botë që ishte e mirë, befas u bë e keqe Nuk soset jeta mbushur me alarme.
8 qershor 2020
5.Shpirti i njeriut Shpirti i njeriut është si një pus i thellë Ndodh, ndonjëherë, që "ky ujë" nuk është i pijshëm. Se ka njerëz me shpirtin e zi,sterrë Që zënë dhe i kanosen shoqërisë rrezikshëm. Të tillët, pa dyshim, duhen izoluar Që kurrë mos vijnë në pushtet, Se nuk ngopen me të sunduar Dhe vendit apo popullti i sjellin rrëmet.
Shpirti i njeriut është në gen
Dhe trashëgohet nga brezi në brez Hsitorikisht askund nuk gjen Që një shpirtlig të sjellë progres, Çdo njeri duhet gjykuar nga shpirti Dhe jo nga fakti se në shkollë doli i pari. Unë votoj për atë NJERINË me ZEMËRKRISHTI, Dhe jo për atë me sjellje barbari.
Tiranë, 10 qershor 2020
Merita Arapi Urime poet Perparimi per kete cikel poezish mjafte te bukura dhe reale. Suksese te metejshme ne krijimtarine tuaj letrare. Respekte
Kjo eshte poezia qytetare, me shqetsimet e kohes dhe te dites, qe flet troç e sinqerisht, si nje apel per refleksion e qe te ben te mendosh dhe te bashkohesh me poetin, per te mos u bere pjese e kesaj çemendine ne te cilen jetojme.