top of page

Politikë me xhufka dhe politikani qeros..(!?)


Xhevahir Cirongu

I gjori Zylal, atë mëngjes uzgjua herët. Mori rrugë për në qytet.Domosdo, për pazar shkoi. Shkuli prasët në kopsht,mori koshat e ngarkoi gomarin.U kthye i kënaqur në shtëpi.Pazari i kishte ecur mirë atë ditë.Drekën e hëngri në një restorant, aty afër ku tregëtohësh fruta- perime.Porositi paçe koke të shoqëruar me një birrë.Oh'ç‘kënaqësi- tha me vete. - Eh',kështu e ka jeta:Disa digjen nga dielli duke punuar në arë; e të tjerët rrinë e fryhen si kungulli nën hije. - More, edhe ju këtej nga qyteti nuk keni energji elektrike?! Sa çudi!... i foli kamarierit.-Pse, nga fshati ka me bollëk? Pse nuk na solle këtu në qytet një ngarkesë gomari?!. Fshatari u mendua pak.Ktheu një gëllënjkë birrë në gurmazin e thatë e shtoi:-More, për fshatin nuk pyet askush.Pastaj,këtej nga qyteti kanë dalë barkëfryrë e gushdalë soj e lloj deputet apo qeveritarë.Të pranishmit,dëgjuan këto fjalë e plasën gazit.Vetëm njëri nuk foli,as nuk qeshi.Ai,brkaleci atje në fund të lokalit. -More,po ti,ç'hall të ka zënë? Apo,je në mort?!.Në këtë kohë erdhën dritat. -Epo,shyqyr që erdhën, se kush e duronte këtë palo fshatar.I shkëlqeu fytyra.Në lokal u dëgjua një zë si e bërtitur ariu në shpellë. -Ndize televizorin zotëri! Ora shkoi dumbëdhjetë.Ka parlament sot?! Dhe ja,në ekran dollën baballarët e kombit.Unë, hodha sytë drejtë ekranit.Kisha kohë pa i parë deputetët.Ata, ngriheshin e uleshin sa nga karrigia tek mikrofoni.Diskutonin gjatë.Ndonjë herë edhe grindeshin. Por, kishte nga ata, që e kishte"seriozisht".Domosdo, për "popullin" flisnin. -Ja, ku është deputeti i lagjes së qytetit tim,-foli barkaleci.Si shpirt është! -More,ti e gjete, po ai imi ku do të jetë vallë?!...-foli fshatari. - Mos vrisni mendjen kotë.Aty janë të gjithë.E ku dallohen më ata tani.Kanë vënë shëndet nga "meraku" për ne,- foli qytetari i tretë.Shiko, shiko,- bërtiti Zylali. -Ja ky,që po flet në mikrofon është deputeti i zonës sime. Më kishte marrë malli.Kam tre vite pa e parë.Qysh në zgjedhjet parlamentare.Këto fjalë i tha si me shaka. E kishte edhe nga fshati.Epo,kur bëhesh deputet e politikan i harron të gjitha.Kështu e pësoi edhe djali i Latifit sa u bë politikan.Nga zëri e njohu.I hante pak llafet kur fliste.Nga xhepi nxori syzet.Pasi ivendosi mbi hundë, hodhi shikimin drejtë ekranit.Veshët nuk e kishin gënjyer. -Po,po,ky qënka! Pa dale, dale....sa qënka shëndoshur!?... Dikur ishte i hollë e i gjatë.Kurse tani me gush të varur e bark të fryrë si voze e mbushur me dhallë dhie.La mikrofonin, e u ul në vendin e vet.Asgjë s'mori vesh se për çfar foli nga podiumi.!...E nxora mallin.Por,edhe të tjerët, rrumba poce flisnin.Sa për taksat,apo rritjen e çmimeve,-pëshpëriti prapë xha Zylali.Kishte të drejtë fshatari,-tha me vete Pal Barkaleci.Të tjerët u ngrysën në fytyrë.Pse do thoni ju? Po ja,qeveria na premtoi ulje taksash, punësim, ujë e drita 24 orë!.E të tjera, e të tjera.....Mos u nxito - vëllacko.Duro edhe pak- ndërhyri Kamberi.Kamber Pilafin e njihnin të gjithë në qytet për shakat e holla që thoshte.Kur dëgjoi për rritjen e rrogave e pensionet të fshatit e të qytetit me "përqindje"si dikur në monizëm u shpreh:"Politikë me xhufka dhe politikan qeros kemi me bollëk sot".Dikush thotë jam i majtë, tjetri jam djathtë e forca e gravitetit të fjalëve rrotullohet e gatuhen në parlament apo në qeveri.Kurse,poshtë zyrtarë bëjnë "mbrekulli". -Epo,pse mos të bëjnë?! Sotë për nesër janë në karrige.Pastaj...ku i dihet e nesrmja."O Mete ,për vete- thotë një fjalë e urtë".Në të gënjeva , nuk është bërë hataja, more derman.Pastaj politika kështu e ka.Po flokët pse u kanë rënë politikanëve? Nga që mendojnë për ne,more Pal Barkaleci.E di ti përrallën e qerosit?!... -Ta ka treguar gjyshi apo gjyshja! Sa herë gënjen qerosi? Nëse nuk e di ,do e mësosh. Kamber Pilafi piu kafenë, mori shkopin që kishte varur në karrige;e rëndë- rëndë mori udhën për në shtëpi.Rrezet e diellit binin pingul.Vapa e qërshorit shtërngoi më shumë, pas një shiu të imët që ra.Ishte kohë dreke. Politikani qeros vazhdonte të fliste nga ekrani i televizorit. Durrës , 07. 07.2020

32 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page