Poezia ime
Aug 15, 2022
1 min read

Poezia ime
Fatmir Terziu
Të gjej, të zbërthej nga lëvizja e qepallave
jam në qëndisjen e fjalëve më të reja
të gjitha mitet kanë zbritur të qëndisin
tekstin nga teprica e reve.
Në zmaltin blu stukoj vargun tënd
Ti je imazhi që del nga zemra
në një gur pranë rrugës së fëmijërisë.
E poshtë në afërsi të burimit të jetës
je pasqyra e vargut tim të lirë
imitoj prej së vërtetës.
Unë jam shkruesi i testamentit, pronari i formës
shkronjat që mbledhin polenin e stinës
fotografo shpirtin tim
dhe eja të këndojmë dhe hedhim përgjithnjë valle
me Ty dashurohem dita-ditës
(Në heshtje) duke kënduar …vajzat si sorkalle?








Comments