top of page

Poezia e ripostuar


Tek po më ndalon dita sot të shoh nesrën, po këthej syt e po shoh të shkuaren, aty po rilexoj se ç,kam shkrue duke përdorur një gjuhë, gadi sikur e flasin fare shlirëshëm njerëzit dhe po shijoj ëmbëlsinë e kohes sikur e përjetova unë dhe gjithë të tjerët.

Poezia e ripostuar për shkaqe dhënë sipër e pa grim me risk nga atak eseistësh fanatik. Ja:

Tek po më ndalon dita sot të shoh nesrën, po këthej syt e po shoh të shkuaren, aty po rilexoj se ç,kam shkrue duke përdorur një gjuhë, gadi sikur e flasin fare shlirëshëm njerëzit dhe po shijoj ëmbëlsinë e kohes sikur e përjetova unë dhe gjithë të tjerët.

Poezia e ripostuar për shkaqe dhënë sipër e pa grim me risk nga atak eseistësh fanatik

Sikur ishte, tashti nuk është më …dhe në ç’’imagjinatë ishte pare të jipte dielli aqë dritë.

Dhjetor i fërfllizave të mprehta Stuhi shllungash e fjollabore gjeometrike Turfullimë nga malet, nga kodrat e bardha Netëve polare të dimërave tonë E lëndinave? Rrafshit Dukagjinas? Dëborë, dëborë shtrirë me teke, Mbi mozaikun e bardhë nga ato çati Shihni nga majë Bjeshkësh të Nemura E thoni , hë de thoni, nuk duket- magji! Shlironi mendjen që t’a thot ndjesinë se është karturim mësueses për vitin e ri. Hë pra…ç’e ke qehren të vrerët o njeri ? Pelin! Përse hamendësh! Ftohti t’a thot nga do hedhësh vetën? Nga cila rrugë…? Jo, nuk ka rruginë tjetër Thuaje shkurtë: veç i marrë i ikën këtij shtimungu dimëri Dhe ku do gjejë vetja të tillë rehati, e di ti? Bah tek Sulo-esnaf kohërash të shkuara, kafexhi Aty tej trotuarit me pllakëza, tek kafe 21, Po, ka një bëhane kohe. Është mplakur paksa. Dhe një poç mjegull në rrethëhekur mu në ballë Gadi dy sysh qorre po firmen e qartë nën te ,,Kafexhinjë Sulo, bri sajë ,, urdhëroni mysafirë!” Me foto skare e çebap nën te Dhe si përherë, dimërit nga dru qarr e ngrohtë si një hamam turku, Ee, Sulo padroni do rehati mysafirësh, di ai ç’është biznesi! Mërdhinjës hundskuqur tek fërkojnë duart pa rresht Punëtor fabrike të lodhur për relaks pas pune, Me pagë të trembëdhjetë n’ kuletë Endacak dite shpresëthyer e të fyer e student, ndonjë me çantën, ndonjë me dispencë në xhep Dhe gjambasi Xhemo që ndërmjetësonte kontrata. Si e mendoni të jetë ndryshe? Enterier gjerman! Na falni zotëri! Është kjo kafe e yrnekut tjetër! Kafe e veseve e pasione ballkani, E thjeshtë, inspirative, po pa salltanete.

Shihni çarçafët Me forma lulesh zhlyer me njolla, Pije me shibla në fund gote, pije origjinale, teste vesh të ziera, meze gjithëfare. Si e do rregulla e mejhaneve tona E karrigat! Provojeni më parë, se lëngon nga këmbet! Do risk të lëngshëm Sharri a shnicla Skënderbeg ashtu të gjatë, e dini si peshk me dy koka Hë… Tarator-me ose pa hudhër, sipas kultures familjare ndofta biftek, ndofta kurriz viqi (Haxhiu e jep biftek!) veshkë të bardha, e dini ato poshtë trupit të viçit, aa, ato porosisin hadumët e gjorë ,,sot ka fasule Molliqi me plonc” lajmëroj Haxhiu barkëmadh zëshem nga shanku. ,,E po është ditë për këte e shihni, mërdhinjë dhe derkuc i zi Panonie!” “ Inshallah s’kundërmon erë baglash” i bënë vërejtje Haliti ,, Me furqë podi e gëlqere Lipe, është larë. Të mjafton!” Haliti është i kuptueshem,kur ia thot ai, beson… E në qoshk të tymosur, sall n’kujtime, i harruar fare Rri Plaku sarhosh i rrudhur -ashtu merakli një çini kafeje xhuxh ka përpara e ndonjë kokerr lajthi. ,, Hë, Ali …vetëm…ndofta pret dikend” E ai ashtu në humor mejhaneje fill ia këthen: ,,Po i pres: sonte Mesudin të më paguaj pijen, e nesër mordjen në xhehnet të më shpie!”

Tymi si re të bardha qielli sikur buqet në heshtje Përplaset pandijshem mureve të kafesë së ndyrë. E djegë sytë e ndejasve sikur gazi lotsjelles n’protesta Të kishte gojë do i përze me mallkime ,,Ikni hajrsez!”, E ç’të flitet aty tjetër, sa të vritet koha? Për bëmat diskrete të brëmjeve të shkuara. Alushi i thërret veshit të shokut me gisht ashtu me delicatesë e i thot ”Afro pak… t’mos dëgjojnë” dhe një herë shikon anash ” Di ç’më ndodhi? S’më ardhi gruaja tek shtrati… Prite e prit, thirr e thirr. Kot!” ,,Ajo…?” ,, Po, po, ajo!Aaah…Kuçka! E pse…? Se jetoj nga shtesat-ska tjetër” ia thash E ajo mua ,, Jo! Kundërmon mut deri në oborr” në ikje ma tha me nerva. Hë, ç’do! Kot më luan gishtin!” shtoj në të dalur ,,E përse ikën si një kopile e llastuar” ia thash ”Ee…ç’ti bësh! Kulturë Evrope! Të barabartë!” shtoj në fund tek dilte. ”Shih ti! Ajo? Familje zotërinjsh! Aaaa…turp!” ”Myslimane kinse! Pa cipë fytyre…!” duke bërë me dorë me intimetet i mekur ia tha Avda. E pasi e mendoj rastin, ia këtheu: ,,Për inatin shko me Raden. E di ate, me gjoksin si bjeshka” ,, Po, more po! Po…e di si, vajza-17 vjeç. Disi s’më shkon kjo!” ,, E po, nga inati. E gruaja t’mos thot më ,,jo”! “Po , hiq atë gajlen nga mendja! Budalla nuk je! Se mos të heqin nga puna…Je me vendim valid! Në fund të muajit, kështu sa i vogël je tetëqindë kokrra të allemanjit i ke! Plus shtesa 300, 1.100 Shtes pune përtej orarit 200 1.300-dhe me shkronja: njëmijë e tre -qindë, Tek vejusha Darinkë në tre lista i mer!”

… Eh, sikur ishte, tashti nuk është më. Nostalgji e them! E si t’i them ndryshe! Ska fjalë tjetër. Ato zemrimet nga jeta të zemrave të mëdha E dini dhe atherë kishte zemrime ishte ditë ters e Zotit kur bëri zemrimin Ku ta dij… Ata shpirtëra të qetë, prore-prore në disponime paqësore.

Keni dëgjuar për Qazimin? Cilin! Qazimin më…! Manekenin bythëngushtë, atë gojëqekerkun Që për 5 minuta të rrëfente tërë historinë e botes Ate që ruhej tek Idrizi me brisk rruze Ai bre, që përhapte aromë kolonje ”Brion” Ai pedanti që as në WC të shtëpisë nuk vë pa kollare Merakli që ishte! E dini çfare…? Ate me nyje të vogël, me lulka të imta bordo në të verdhën E kishte blerë në Selanik rruges së këthimit nga Asprovalta Eee Qaza mbahej faktor! Aty ai zgataraqej pushimeve me familje E pytnin me humor: po gruaja…lahej? me done të gjata, si gjyshja Zylfi…? ”Ç’po qeshni!Jam me Evropën!Me pasaporten rend kurdo në Berlin! E sa për gruan time Xhefken, lahej, me bikinin si Brizhit Bardo” ua thoshte si me nerva E ata ,,Po xhanem, po! Ta besojmë! Po sikur nuk të shkon! Nuk je ti shefi, je një peliçar i thjeshtë! Një bir crrulani që kishte dhënë shpirtë midis rruge Me kasketë të shtrembër e në opinga llastiku tek shtynte karro hamalli dyrrotshe në destinacion.

Ee Qazimi! Pikërisht Qazimi që la karrikën të shkretë Dhe sa për histori, kishte gdhendë në te inicialin Q. Dhe i kishte thënë pronarit: lash pasurinë në këte mejhane Bile kjo me këte Q.të më përkujtoj! Qazushi, vdiq nga peliçet e qengjave Shih ti peliqet! E si ndodhi kjo? Kështu e tha pulmologu Skënder ish student Beogradi pasi bëri ekzaminimet serioze në laborator spitali: ”Ka vajtur largë kanceri! Ska derman” ua tha me keqardhje. ”E po ta shpienim në Lubljanë a WMA në Beograd” ”Mundem dhe në Gjërmani, në Shtutgard”: pyeti i vëllai. Oo, ua kuptojë dhimbën burra! Dini ç’është metastaza.. Këtu nuk ka dërman. Më falni…!” ua tha ai. Hë…e mendonin habi e sipër me në mendje Qazën I gjori, Bërë gëzof për të tjerët e mërdhinjë vetë! Ç’ironi ! Peliqet-ato prej gjithëfaresh, nga fermentimi i tyre Vdiq tek kollitte me gjak tek korridori i Fabrikes. Sa lemerritëse kjo pamje! Vrrushkull gjaku! Syerrtë! Me punëtorët mbi kokë e drejtorin-Sami teknologu Dini ate që kishte babain nallban E vrau ajo era gryrëse e regjjes së tyre, stërvinë Dhe i thoshin dashamirët, bile dhe sërbja Vera: Si me humor se ishte shakaxhi ajo Lëre punën Qazo, ik në sanatorium për një kohë! Gjej dhe ndonjë vejushë obeze për natën të të ngroh! Se, pasha një dhe të madhërishmin Zot! E di ti kush është zoti tek ne! do të të mbysin qëngjat e therrur me hakmarjen e vetë E ai, gjithnjë në kolla i zbetë si një kufomë, s’e dëgjonte Sikur e thoshin miqët pak si me shpoti: e shihni si është bërë:verdhë-verdhë si Li-Mon kinezi. ”Jo bre se Shqipja është e shkëlqyer në kl.8. Flet si avokat Filota…!” E kush na ishte e adhuruarja ajo Shqipja që se hiqte nga goja? Ajo de, po qëllojani more, vajza ime e dëshirit, e ligshta! ” Pastaj Luani 14 vjeç që duket 18-poashtu im bir Kala njeri o burra! Ç’shpatulla që ka. Si zot antik! Që lëvizë kokën shpejtë nga i shkon shkop daulle, Shkopin që në dorë të tij duket e lehtë, si një rrëmojcë Daullisti më i mirë në orkester qyteti-i dhanë një diplomë merite Vëni tek shtëpi e Armates e dëgjojani njëherë ritmin! Vetëm njëherë: Ba-bara-ba-ba-bara-ba- dhe pastaj bam-bam-bam-bam më i qetë E pastaj saksofoni me tinguj të fortë, Tuturututu- tuturututu si Luj Armstrong tek ,,Shënjtëritë Marshojnë””

E Myrto-që sa rrinte dredhte mustakun e gjatë Ç’merak që kishte në te! Me graciozitet Se q’dukej në çaste si një lahutarë epik Mustakexhiu që pinte me Qazimin, me tonikum bythëgjerë? Që po i rrudhe mustakun do dukej si Erol Flin në filmin ”Robin Hud”! Ai që herëherë dhe këndonte në kërcim i dejur e bëhej komik, ate ”I hipa pampurit, ç’po më çon jaaavash…” Tek bënte me duar-disi si t’ishte vetë n’dritare pampuri! E të tjerët me humor ”Po zbrit more burrë! Do të zë rrufa tek frynë!” Eee, ai kishte një fat të dhimbëshem! Si në romane! Ashtu i bukur sikur ishte, na dhimbësej sa një vëlla! Dha shpirtë një dimëri të sert pa pritur asnjëri Në çast! Njëherë shikoj anash kur… fët puliti syt! Ashtu i qetë, si në mahi-u fik! Në krevat i shtrirë me gruan përmbi kokë tek i vënte fasha në ballë Ee ç’sojnike që kishte ate grua! Gruan Hajrije!!!Ajo ishte burrë more! E fëmijët zeher në zemër me gishta në gojë nga merzia Veçantë ajo çuplina si një kokonë e këndëshme: Vjollca! Pasi ngriri një gëllenjkë të gjatë rakie e tha: ” S’është një gjë kjo! Sa për lavdi! S’kam të drejtë në këte,a? E shtoj: ”Aah…Si Agushi e bëra! Ai bekri i shekullit! Me afsh!” Dhe këtheu fytyren nga muri si nga turpi Dhe tek e tha ”M’a bëni hallall! Kaq e kisha” Me 40-tat iku tej kësaj jete si një yll i ndritë qielli pas reshë. Mund ta merni me mendje xhematin? Kolonë, kolonë! I vajti në varrimin dhe kryetar komune me mashne të zezë Bile i tha një fjalë lavdie: ky soj ishte shëndeti i sistemit tonë Dhe mori një grusht dhe të zi dhe ia hedhi mbi varrin. E punëtorët e fabrikes ashtu si tutkun, me modesti Të përlotur i dhanë një ndihmë varrimi të shoqes E kishin bërë zakon Dhe një kurorë mortore i vunë mbi vendbanimin e ri.

E po ishte kjo Koha! Paslufta! Po, ishin aty dhe rropullitë e së shkuares! Sistemi! Gjërat ecnin shinave të veta në disponim të mirë. Diç i shtynte nga e mbara Dhe njerëzit nisnin jeten me gjelin. Gumzhinin disi me mburje gjithandej. Dhe tjetrit i thonin kryelartë ,,Di ti me kend fërkon brirët?”

Drejtuesit virtuoz bënin mirë punën e vetë. Se ç’kishin grumbulluar shkathtësi sa çel e mshelë sytë Dhe nga anë e kundra e tyre në strofull dreqi eminenca djallëzore-ata demagogët derëzi Që herëherë large syrit futeshin tek rropullitë Ata hetuesit e palodhëshem të behanes së shtetit! Ishin trabantë konfuzionesh! S’kishte një fjalë tjetër për ta! Po mendje e mençur sheh nga shumë anë Ndalon e vështron me pikëpytje: Një neutralitet i maskuar shteti e nga kjo mirëqenie Po ç’e keqe ndokujt i vinte nga kjo…? Hë, thonje…! I tërë populli ndërtonin-një kat-dy. Vishnin roba Muro dizajn e shkonin në Adakala për pushime. Me kredi! Sadushi që merte veten për filosof grek bleu frut ananasi e s’dinte në duhej të zihej apo të fërgohej ”Të fërgoj këtë gjënë” e pyeti përulshem gruaja. ”E sa e marrë moj grua! Pyet diç që secili e di!” ia tha ”S’e sheh se duhet të zihet-gjatë bile” i shtoj. E robi i zotit vëte ku të donte, po deshe në Banglladesh Po deshe n’Australi Pa ndalesë. Në kufijë të shtetit doganieri korrekt bënë punën e vetë: ,, Ju lutem…paseporten” E sheh faqen e emërit, të tjerat. ,, Shqiptarë Kosove jeni? Në rregull zotëri!” Pastaj tek të këthente paseporten: me buzqeshje: ,,Rrugë e mbarë për Belgjikë” E saktë,kjo! Po, dreq politike është kjo! Sikur e thoshte Rexhepi-një politolog Zagrebi Ai që pallonte dreqin pa dijtë vetë: ka më të përdalur se politika…! Mos jepni vlerësime! Kush e di se në ç’thellësi fsheh të vërtetën! Po paraja në valutë të huaj t’a hutonte xhepin ,, E këto…kush i polli. Sehirbazi Hudini ndofta?” Dhe Punonjësrinë e re e vuri me ligj mu në ballë pushteti Kushtetuta madje ajo demokratikja, në preambulën e vetë pompoze. Që-sikur e thoshin ekspertët- kishte marë më të mirat nga tërë sistemet Dukej përnjëmend kjo? Dukej! Ska një tjetër përgjigje! E kuptoni këte nga Hamiti i “tabakve”-ai që më pare ishte një hiq ai që në monotoni tabhaneje zu të fishkullonte shllagera Shih ti nga ,,Mejhanja…” doli tek Prisli, Xhiger, Tomi Still tek regjte lëkura për të shitur në Sibir. Në një çast hipi lartë në mendje dhe… pa pritur na doli sertak tek drejtësia në këshillin. “Unë jam kryetar! Unë nuk lejoj ndryshe! Dhe pikë!” dhe drejtonte kollaren. Njëherë qeshen e thanë ” këtij i luajti mendja” e këqyrnin njëri-tjetrin. Pastaj heshten dhe e dëgjuan të gjithë! Hamiti i tabakëve tani ishte faktor! Me një shkollë zanati të lartë kryer në Slloveni, se ç’bëri autoritetin.

Atëherë, si në fantastikë a përrallë mesjete, zu fill një diç tjetër. Si kërpudhat shpërtheu furishëm-ta themi- brënda një nate jetë e një populli. Vrap nga fund i shek.XIX në gjysmen e dytë të XX-dhit. ”E sheh more Lali-ma i dash’ni Lali, të puthsha syrin E sheh se si ,,çiribu-çiriba” na u hap qielli. Si në përrallë Zanë e mirë !” thonin ata të moshes Delija kishte 8 e Sadiku 10 fëmijë- o bobo një dyzinë, Ua di emërin secilit pytnin shokët ,,Katër të parëve, për tjerët e pyes gruan“ qeshte Sadiku. ”T’i kisha patur dymbdhjetë” e thoshte Delija ”Disi 8 -sa pak. Varfër” ”Deli, flen ti ndonjëherë natën” bënin humor shokët. “ Unë! Flej kur të vij nga puna. Natën punojë!” gjegjej duke qeshur ai. ”Me shtesat që marrim-do rritemi, do rritemi! Të bëhemi sa kinez, por jo verdhuc si ata” mbaroj fjalën. Se si gëlonte mëhalla nga ata! të tëret të kuq si kokërr molle, si të ngjyrë në bojë tufa tufa në vrap të fuqishëm, të zënë mësime në shkolla e pas shkolle ç’gumzhinin në lojë me top lëkure.

E Zelka që luante ashik syrin e zi e dikur hiqte merak dashurie nga zgavër çelësi e tek e shihte nga cepi i vëllai thoshte në vete:,, hallajk do bëhesh Ti!” Këqyrte djelmoshat gjatë-gjatë me syrin e djathtë. Ashtu tinez Zelka e kuleve me ushkur, Zelka e bishtalecave të gjatë e një shtat të hedhur E gufuar si një behar qershie Një dite tek bëri një hesap të hollë, mori një vendim: veshi pantalona nën të cilat pëlcitnin vithet e bëshme dhe tek vajti me krojshe thuprrash Vllehësh për të blerë ve e zarzavate I thonin: Opa! E kjo bomba taliane, di vëlla nga kah doli?

Badeja-duhet të kini dëgjuar për te! Ajo është histori plotë dritë! Njëherë dukej çapkene axhami Kur i thonin: ,,Ori Bade, ke zënë dashuri me ndonjë bandill?” Ajo skuqej e skuqej, pastaj qeshte e hikte me nxitim. Kur një dite-shih shih ti të paprituren! I doli foto në revistë mode me veshje nusrie Fotomodel! E kjo nga zu këte zanat? Pytnin me habi. Ee Badeja braktisi gjumin, gjyshen tek tagari Dha një ultimatum të rrept dhe bëri studimin për artin.

E më pas se ç’riti nga mendja e ngrirte njerën vetull me elegance, si në ballinë reviste Ama se ç’i kishte hije të dukej krenare. Ajo zonjushka me një shami të bardhë si bora mbi kokë, ashtu vetulloshe nga dyzen maraku, si një ikon- sa e bukur ooo Zot! Po kishte tabjatin më të fortë se turpin. ”S’e mbyllë unë dot gojën e qarshisë. Shih ti!Llafe djerrakohëse përtacesh!” e thoshte. Dhe në fillim muaji preu biletat për filmat tek Bajram studenti Ashtu, futte atë dorën e butë të një zonje nëpër zgavren e vogël të sportelit E kishte filmin pasion. ”I dua tamam për një muaj! Kupton” ia tha prerë. “Do i shoh të gjithë, veçmas ata Indus se shfrohem tek qajë. S’e harroj kurr ”Avara-n”! at bredhësin negro Indus. Ashtu, kam dëshirë të qaj! E më…Kini diç kundra?” Dhe ulej në rrjeshtin e parë me autoritet e zhveshte fara kungulli Dhe në zhurnalin parafilmor shihte si ra peqja e zezë ”Do i japim fund territ të një shekulli, e do futemi në dritën e të riut. Ja kjo do thot hedhja e peqesë së zezë. Në vete e thoshte me mallkim ” të mos ngriret më kurrë” Po dhe çuplinat tjera. U priu Badeja si një qirak. Si flutura me pikla gjithëfare fluturonin vajzat për shkollë Ndonjë bëhej nuse, e dashuri me dike zënë që më parë. Ndonjë në shkollë të lartë, ndonjë në universitet Pastaj e gëzuar i vinte mendimi: Kot e kini-askund në botë nuk ka këso çuplina! Shihni e flitni drejtë! Sa hedhën peqen se ç’shndërriti bukuri përrallore e tyre. E po kjo është magji që shpërtheu kohën.

”Eej çuni, do më bëhesh qirak tek dyqan i jakave Të të jap një pagë mujore të mirë e kaftjallin falë” Pyet si nga lartësi mjeshtri jakaxhi Lulzimin. ” Nuk mundem mjeshtër! Do vë në Prishtinë për studime juristi. Do behem gjyqtarë” ”Se q’iki kohë kuajsh medet. Vdis o Pajazit” mediton i trishtë jakaxhiu. ”Dhe një dite as kuaj , bile… vajë për trimat- as at more s’do ketë!”

Dhe nisi cingërrimë gjigante zilesh e zgjimit tek çdo shtëpi. Kurdis cingrrimë sahati në 5 të gjelit. ”Zgjohuni! Po nis jetën një epokë e re! Frymë lirie!” E muezini i xhamisë i tëri zehër u gjet idhnak Mbeti i vetmuar në minarenë e xhamisë -të pa fetë kumunista i tremben xhematin dhe ikën! ” Tash kujt t’i thrras ezanin, ani me këte zë të çjerrur! Ani dimërit me fërfëllizë! Ta marë dreqi këte sirenë të mallkuar të fabrikes.”

Shi nëntori dhe herëherë bubullimë- vrap! Në punë nuk mungohet! Dëborë e lartë e ngrirë dimëri të janarit-vrap! Në punë nuk mungohet E ata, punonjësit, me shall e kapele me veshëza, hundkuq Si deltë e gjerë lumi e degëdisur Nxitojnë drejtë -sheshit kryesor të qytetit Aty bëjnë zgjoin e vetë Mu tek autobus fabrike për 50 e hipnin 100 veta. Të tjerët me bicikleta ”Rog” a “Partizan” e drejtë fabrikave Ama, ”Rog-ut” i takonte nami. Sllovene! Ndikimi gjerman! Ishte dhe Ragip shtatgjati që vete me auto të vogël e i thonin Po si bëre që me tërë at trup të bëhesh fiqulan. I gjori, tek futet në atë auto konserv, bashkon bythen e gojen. ” Ee, unë me këte vajta në Qustendil Bleva kaçkavall atje e rruga më ra gratis”

Kështu ishin gjërat: Ata druvarët, dhiaret, bujqit, opingaxhinjtë e ekmekxhinjtë Kishte rrallë dhe ndonjë qeleshexhi Që më s’janë të tillë Për fëmijët e vendin e vetë, Zunë të bëjnë fonde parash të trasha dhe një traditë tjetër. Tani të djerrsitur pranë maqinave si milingon të vyer bëjnë birro, birro ”Pils” me e mira në Evropë e thoshte teknologu Hilmi pastaj, autopjesë, këpucë, konstrukcione metalike, amortizator për Francë. Mere me mendje-për Francë! materiale druri, bateri industriale, madje dhe repan e sheqer sheqer vendi duam-thonin-jo kuban! E tek kanë komercialistët par exellance, diç nga tradita e diç nga shkolla i nisin gëzofët për shitje në Pakistan ,Tunis e Iran Duan të veshin kalifet e imamet me peliçe të buta e të marin dollarë Thua se ngrijnë atje! në BRSS- konsomolet e korruptuar e baçushkat e bukura verën e Khajamit nga Rahoveci -ate të Rubairave- kur hanë kartofle- zotërinjëve Gjërman Respekt të veçantë atyre se po na marin në punë. Janë punëtor o vëlla!

Ç’dreq inteligjentë që dolen këta tonët: fëtëefët- mësuan zanatin e vetë. Dhe 15 mbëdhjetë mijë punonjës e fiu sall në këte komunë prodhonin aqë sa për të bërë një me nam universitet. Në një nga ditet që vijnë-mos t’ju vie seri, ata-janë dreqi vetë- ndofta do bëjnë dhe një shtet. . Sikur ishte, tashti nuk është më …dhe në ç’’imagjinatë ishte parë të jipte dielli aqë dritë.

Dhjetorr i fërfllizave të mprehta Stuhi shllungash e fjollabore gjeometrike Artë! Turfullimë nga malet, nga kodrat e bardha Netëve polare të dimërave tonë E lëndinave? Rrafshit Dukagjinas? Dëborë, dëborë shtrirë me teke, Mbi mozaikun e bardhë nga ato çati Shih nga majë Bjeshkësh të Nemura E thoni , hë de thoni, nuk duket- magji! Shlironi mendjen që t’a thot ndjesinë se është karturim mësueses për vitin e ri. Hë pra…ç’e ke qehren të vrerët o njeri ? Pelin! Përse hamendësh! Ftohti t’a thot nga do hedhësh vetën? Nga cila rrugë…? Jo, nuk ka rruginë tjetër Thuaje shkurtë: veç i marrë i ikën këtij shtimungu dimëri Dhe ku do gjejë vetja të tillë rehati, e di ti? Bah tek Sulo-esnaf kohërash të shkuara, kafexhi Aty tej trotuarit me pllakëza, tek kafe 21, Po, ka një bëhane kohe. Është mplakur paksa. Dhe një poç mjegull në rrethëhekur mu në ballë Gadi dy sysh qorre po firmen e qartë nën te ,,Kafexhinjë Sulo, bri sajë ,, urdhëroni mysafirë!” Me foto skare e çebap nën te Dhe si përherë, dimërit nga dru qarr e ngrohtë si një hamam turku, Ee, Sulo padroni do rehati mysafirësh, di ai ç’është biznesi! Mërdhinjës hundskuqur tek fërkojnë duart pa rresht Punëtor fabrike të lodhur për relaks pas pune, Me pagë të trembëdhjetë n’ kuletë Endacak dite shpresëthyer e të fyer e student, ndonjë me çantën, ndonjë me dispencë në xhep Dhe gjambasi Xhemo që ndërmjetësonte kontrata. Si e mendoni të jetë ndryshe? Enterier gjerman! Na falni zotëri! Është kjo kafe e yrnekut tjetër! Kafe e veseve e pasione ballkani, E thjeshtë, inspirative, po pa salltanete.

Shihni çarçafët Me forma lulesh zhlyer me njolla, Pije me shibla në fund gote, pije origjinale, teste vesh të ziera, meze gjithëfare. Si e do rregulla e mejhaneve tona E karrigat! Provojeni më parë, se lëngon nga këmbet! Do risk të lëngshëm Sharri a shnicla Skënderbeg ashtu të gjatë, e dini si peshk me dy koka Hë… Tarator-me ose pa hudhër, sipas kultures familjare ndofta biftek, ndofta kurriz viqi (Haxhiu e jep biftek!) veshkë të bardha, e dini ato poshtë trupit të viçit, aa, ato porosisin hadumët e gjorë ,,sot ka fasule Molliqi me plonc” lajmëroj Haxhiu barkëmadh zëshem nga shanku. ,,E po është ditë për këte e shihni, mërdhinjë dhe derkuc i zi Panonie!” “ Inshallah s’kundërmon erë baglash” i bënë vërejtje Haliti ,, Me furqë podi e gëlqere Lipe, është larë. Të mjafton!” Haliti është i kuptueshem,kur ia thot ai, beson… E në qoshk të tymosur, sall n’kujtime, i harruar fare Rri Plaku sarhosh i rrudhur -ashtu merakli një çini kafeje xhuxh ka përpara e ndonjë kokerr lajthi. ,, Hë, Ali …vetëm…ndofta pret dikend” E ai ashtu në humor mejhaneje fill ia këthen: ,,Po i pres: sonte Mesudin të më paguaj pijen, e nesër mordjen në xhehnet të më shpie!”

Tymi si re të bardha qielli sikur buqet në heshtje Përplaset pandijshem mureve të kafesë së ndyrë. E djegë sytë e ndejasve sikur gazi lotsjelles n’protesta Të kishte gojë do i përze me mallkime ,,Ikni hajrsez!”, E ç’të flitet aty tjetër, sa të vritet koha? Për bëmat diskrete të brëmjeve të shkuara. Alushi i thërret veshit të shokut me gisht ashtu me delikatesë e i thot ”Afro pak… t’mos dëgjojnë” dhe një herë shikon anash ” Di ç’më ndodhi? S’më ardhi gruaja tek shtrati… Prite e prit, thirr e thirr. Kot!” ,,Ajo…?” ,, Po, po, ajo! Aaah…Kuçka! E pse…? Se jetoj nga shtesat-ska tjetër” ia thash E ajo mua ,, Jo! Kundërmon mut deri në oborr” në ikje ma tha me nerva. ,,Hë, ç’do! Kot më luan gishtin!” shtoj në të dalur ,,E përse ikën si një kopilicë e llastuar” ia thash ”Ee…ç’ti bësh! Kulturë Evrope! Të barabartë!” shtoj në fund tek dilte. ”Shih ti! Ajo? Familje zotërinjsh! Aaaa…turp!” ”Myslimane kinse! Pa cipë fytyre…!” duke bërë me dorë me intimetet i mekur ia tha Avda. E pasi e mendoj rastin, ia këtheu: ,,Për inatin shko me Raden. E di ate, me gjoksin si bjeshka” ,, Po, more po! Po…e di si, vajza-17 vjeç. Disi s’më shkon kjo!” ,, E po, nga inati. E gruaja t’mos thot më ,,jo”! “Po , hiq atë gajlen nga mendja! Budalla nuk je! Se mos të heqin nga puna…Je me vendim valid! Në fund të muajit, kështu sa i vogël je tetëqindë kokrra të allemanjit i ke! Plus shtesa 300, 1.100 Shtesë pune përtej orarit 200 1.300-dhe me shkronja: njëmijë e tre -qindë, Tek vejusha Darinkë në tre lista i mer!”

… Eh, sikur ishte, tashti nuk është më. Nostalgji e them! E si t’i them ndryshe! Ska fjalë tjetër. Ato zemrimet nga jeta të zemrave të mëdha E dini dhe atherë kishte zemrime ishte ditë ters e Zotit kur bëri zemrimin Ku ta dij… Ata shpirtëra të qetë, prore-prore në disponime paqësore.

Keni dëgjuar për Qazimin? Cilin! Qazimin më…! Manekenin bythëngushtë, atë gojëqekerkun Që për 5 minuta të rrëfente tërë historinë e botes Ate që ruhej tek Idrizi me brisk rruze Ai bre, që përhapte aromë kolonje ”Brion” Ai pedanti që as në WC të shtëpisë nuk vë pa kollare Merakli që ishte! E dini çfare…? Ate me nyje të vogël, me lulka të imta bordo në të verdhën E kishte blerë në Selanik rruges së këthimit nga Asprovalta Eee Qaza mbahej faktor! Aty ai zgataraqej pushimeve me familje E pytnin me humor: po gruaja…lahej? me done të gjata, si gjyshja Zylfi…? ”Ç’po qeshni! Jam me Evropën!Me pasaporten rend kurdo në Berlin! E sa për gruan time Xhefken, lahej, me bikinin si Brizhit Bardo” ua thoshte si me nerva E ata ,,Po xhanem, po! Ta besojmë! Po sikur nuk të shkon! Nuk je ti shefi, je një peliçar i thjeshtë! Një bir crrulani që kishte dhënë shpirtë midis rruge Me kasketë të shtrembër e në opinga llastiku tek shtynte karro hamalli dyrrotshe në destinacion.

Ee Qazimi! Pikërisht Qazimi që la karrikën të shkretë Dhe sa për histori, kishte gdhendë në te inicialin Q. Dhe i kishte thënë pronarit: lash pasurinë në këte mejhane Bile kjo me këte Q. të më përkujtoj! Qazushi, vdiq nga peliçet e qengjave Shih ti peliqet! E si ndodhi kjo? Kështu e tha pulmologu Skënder ish student Beogradi pasi bëri ekzaminimet serioze në laborator spitali: ”Ka vajtur largë kanceri! Ska derman” ua tha me keqardhje. ”E po ta shpienim në Lubljanë a VMA në Beograd” ”Mundem dhe në Gjërmani, në Shtutgard” pyeti i vëllai. Oo, ua kuptojë dhimbën burra! Dini ç’është metastaza.. Këtu nuk ka dërman. Më falni…!” ua tha ai. Hë…e mendonin habi e sipër me në mendje Qazën I gjori, Bërë gëzof për të tjerët e mërdhinjë vetë! Ç’ironi ! Peliqet-ato prej gjithëfaresh, nga fermentimi i tyre Vdiq tek kollitte me gjak tek korridori i Fabrikes. Sa lemerritëse kjo pamje! Vrrushkull gjaku! Syerrtë! Me punëtorët mbi kokë e drejtorin-Sami teknologu Dini ate që kishte babain nallban E vrau ajo era gryrëse e regjjes së tyre, stërvinë Dhe i thoshin dashamirët, bile dhe sërbja Vera Si me humor se ishte shakaxhi ajo Lëre punën Qazo, ik në sanatorium për një kohë! Gjej dhe ndonjë vejushë obeze për natën të të ngroh! Se, pasha një dhe të madhërishmin Zot! E di ti kush është zoti tek ne! do të të mbysin qëngjat e therrur me hakmarjen e vetë E ai, gjithnjë në kolla i zbetë si një kufomë, s’e dëgjonte Sikur e thoshin miqët pak si me shpoti: e shihni si është bërë: verdhë-verdhë si Li-Mon kinezi. ”Jo bre se Shqipja është e shkëlqyer në kl.8. Flet si avokat Filota…!” E kush na ishte e adhuruarja ajo Shqipja që se hiqte nga goja? Ajo de, po qëllojani more, vajza ime e dëshirit, e ligshta! ” Pastaj Luani 14 vjeç që duket 18-poashtu im bir Kala njeri o burra! Ç’shpatulla që ka. Si zot antik! Që lëvizë kokën shpejtë nga i shkon shkop daulle, Shkopin që në dorë të tij duket e lehtë, si një rrëmojcë Daullisti më i mirë në orkester qyteti-i dhanë një diplomë merite Vëni tek shtëpi e Armates e dëgjojani njëherë ritmin! Vetëm njëherë: Ba-bara-ba-ba-bara-ba- dhe pastaj bam-bam-bam-bam më i qetë E pastaj saksofoni me tinguj të fortë, Tuturututu- tuturututu si Luj Armstrong tek ,,Shënjtëritë Marshojnë””

E Myrto-që sa rrinte dredhte mustakun e gjatë Ç’merak që kishte në te! Me graciozitet Se q’dukej në çaste si një lahutarë epik Mustakexhiu që pinte me Qazimin, me tonikum bythëgjerë? Që po i rrudhe mustakun do dukej si Erol Flin në filmin ”Robin Hud”! Ai që herëherë dhe këndonte në kërcim i dejur e bëhej komik, ate ”I hipa pampurit, ç’po më çon jaaavash…” Tek bënte me duar-disi si t’ishte vetë n’dritare pampuri! E të tjerët me humor ”Po zbrit more burrë! Do të zë flama tek frynë!” Eee, ai kishte një fat të dhimbëshem! Si në romane! Ashtu i bukur sikur ishte, na dhimbësej sa një vëlla! Dha shpirtë një dimëri të sert pa pritur asnjëri Në çast! Njëherë shikoj anash kur… fët puliti syt! Ashtu i qetë, si në mahi-u fik! Në krevat i shtrirë me gruan përmbi kokë tek i vënte fasha në ballë Ee ç’sojnike që kishte ate grua! Gruan Hajrije! Ajo ishte burrë more! E fëmijët zeher në zemër me gishta në gojë nga merzia Veçantë ajo çuplina si një kokonë e këndëshme: Vjollca! Pasi ngriri një gëllenjkë të gjatë rakie e tha: ” S’është një gjë kjo! Sa për lavdi! S’kam të drejtë në këte,a? E shtoj: ”Aah…Si Agushi e bëra! Ai bekri i shekullit! Me afsh!” Dhe këtheu fytyren nga muri si nga turpi Dhe tek e tha ”M’a bëni hallall! Kaq e kisha” Me 40-tat iku tej kësaj jete si një yll i ndritë qielli pas reshë. Mund ta merni me mendje xhematin? Kolonë, kolonë! I vajti në varrimin dhe kryetar komune me mashne të zezë Bile i tha një fjalë lavdie: ky soj ishte shëndeti i sistemit tonë Dhe mori një grusht dhe të zi dhe ia hedhi mbi varrin. E punëtorët e fabrikes ashtu si tutkun, me modesti Të përlotur i dhanë një ndihmë varrimi të shoqes E kishin bërë zakon Dhe një kurorë mortore i vunë mbi vendbanimin e ri.

E po ishte kjo Koha! Paslufta! Po, ishin aty dhe rropullitë e së shkuares! Sistemi! Gjërat ecnin shinave të veta në disponim të mirë. Diç i shtynte nga e mbara Dhe njerëzit nisnin jeten me gjelin. Gumzhinin disi me mburje gjithandej. Dhe tjetrit i thonin kryelartë ,,Di ti me kend fërkon brirët?”

Drejtuesit virtuoz bënin mirë punën e vetë. Se ç’kishin grumbulluar shkathtësi sa çel e mshelë sytë Dhe nga anë e kundra e tyre në strofull dreqi eminenca djallëzore-ata demagogët derëzi Që herëherë large syrit futeshin tek rropullitë Ata hetuesit e palodhëshem të behanes së shtetit! Ishin trabantë konfuzionesh! S’kishte një fjalë tjetër për ta! Po mendje e mençur sheh nga shumë anë Ndalon e vështron me pikëpytje: Një neutralitet i maskuar shteti e nga kjo mirëqenie Po ç’e keqe ndokujt i vinte nga kjo…? Hë, thonje…! I tërë populli ndërtonin-një kat-dy. Vishnin roba Muro dizajn e shkonin në Adakala për pushime. Me kredi! Sadushi që merte veten për filosof grek bleu frut ananasi e s’dinte në duhej të zihej apo të fërgohej ”Të fërgoj këtë gjënë” e pyeti përulshem gruaja. ”E sa e marrë moj grua! Pyet diç që secili e di!” ia tha ”S’e sheh se duhet të zihet-gjatë bile” i shtoj. E robi i zotit vëte ku të donte, po deshe në Banglladesh Po deshe n’Australi Pa ndalesë. Në kufijë të shtetit doganieri korrekt bënë punën e vetë: ,, Ju lutem…paseporten” E sheh faqen e emërit, të tjerat. ,, Shqiptarë Kosove jeni? Në rregull zotëri!” Pastaj tek të këthente paseporten: me buzqeshje: ,,Rrugë e mbarë për Belgjikë” E saktë,kjo! Po, dreq politike është kjo! Sikur e thoshte Rexhepi-një politolog Zagrebi Ai që pallonte dreqin pa dijtë vetë: ka më të përdalur se politika…! Mos jepni vlerësime! Kush e di se në ç’thellësi fsheh të vërtetën! Po paraja në valutë të huaj t’a hutonte xhepin ,, E këto…kush i polli. Sehirbazi Hudini ndofta?” Dhe Punonjësrinë e re e vuri me ligj mu në ballë pushteti Kushtetuta madje ajo demokratikja, në preambulën e vetë pompoze. Që-sikur e thoshin ekspertët- kishte marë më të mirat nga tërë sistemet Dukej përnjëmend kjo? Dukej! Ska një tjetër përgjigje! E kuptoni këte nga Hamiti i “tabakve”-ai që më pare ishte një hiq ai që në monotoni tabhaneje zu të fishkullonte shllagera Shih ti nga ,,Mejhanja…” doli tek Prisli, Xhiger, Tomi Still tek regjte lëkura për të shitur në Sibir. Në një çast hipi lartë në mendje dhe… pa pritur na doli sertak tek drejtësia në këshillin. “Unë jam kryetar! Unë nuk lejoj ndryshe! Dhe pikë!” dhe drejtonte kollaren. Njëherë qeshen e thanë ” këtij i luajti mendja” e këqyrnin njëri-tjetrin. Pastaj heshten dhe e dëgjuan të gjithë! Hamiti i tabakëve tani ishte faktor! Me një shkollë zanati të lartë kryer në Slloveni, se ç’bëri autoritetin.

Atëherë, si në fantastikë a përrallë mesjete, zu fill një diç tjetër. Si kërpudhat shpërtheu furishëm-ta themi- brënda një nate jetë e një populli. Vrap nga fund i shek.XIX në gjysmen e dytë të XX-dhit. ”E sheh more Lali-ma i dash’ni Lali, të puthsha syrin E sheh se si ,,çiriba-çiribu” na u hap qielli. Si në përrallë Zanë e mirë !” thonin ata të moshes Delija kishte 8 e Sadiku 10 fëmijë- o bobo një dyzinë, Ua di emërin secilit pytnin shokët ,,Katër të parëve, për tjerët e pyes gruan“ qeshte Sadiku. ”T’i kisha patur dymbdhjetë” e thoshte Delija ”Disi 8 -sa pak. Varfër” ”Deli, flen ti ndonjëherë natën” bënin humor shokët. “ Unë! Flej kur të vij nga puna. Natën punojë!” gjegjej duke qeshur ai. ”Me shtesat që marrim-do rritemi, do rritemi! Të bëhemi sa kinez, por jo verdhuc si ata” mbaroj fjalën. Se si gëlonte mëhalla nga ata! të tëret të kuq si kokërr molle, si të ngjyrë në bojë tufa tufa në vrap të fuqishëm, të zënë mësime në shkolla e pas shkolle ç’gumzhinin në lojë me top lëkure.

E Zelka që luante ashik syrin e zi e dikur hiqte merak dashurie nga zgavër çelësi e tek e shihte nga cepi i vëllai thoshte në vete:,, hallajk do bëhesh Ti!” Këqyrte djelmoshat gjatë-gjatë me syrin e djathtë. Ashtu tinez Zelka e kuleve me ushkur, Zelka e bistekve të gjatë e një shtat të hedhur E gufuar si një behar qershie Një dite tek bëri një hesap të hollë, mori një vendim: veshi pantalona nën të cilat pëlcitnin vithet e bëshme dhe tek vajti me krojshe thuprrash Vllehësh për të blerë ve e zarzavate I thonin: Oopa! E kjo bomba taliane, di vëlla nga kah doli?

Badeja-duhet të kini dëgjuar për te! Ajo është histori plotë dritë! Njëherë dukej çapkene axhami Kur i thonin: ,,Ori Bade, ke zënë dashuri me ndonjë bandill?” Ajo skuqej e skuqej, pastaj qeshte e hikte me nxitim. Kur një dite-shih shih ti të paprituren! I doli foto në revistë mode me veshje nusrie Fotomodel! E kjo nga zu këte zanat? Pytnin me habi. Ee Badeja braktisi gjumin, gjyshen tek tagari Dha një ultimatum të rrept dhe bëri studimin për artin.

E më pas se ç’riti nga mendja e ngrirte njerën vetull me elegance, si në ballinë reviste Ama se ç’i kishte hije të dukej krenare. Ajo zonjushka me një shami të bardhë si bora mbi kokë, ashtu vetulloshe nga dyzen maraku, si një ikon- sa e bukur ooo Zot! Po kishte tabjatin më të fortë se turpin. ”S’e mbyllë unë dot gojën e qarshisë. Shih ti! Llafe djerrakohëse përtacesh!” e thoshte. Dhe në fillim muaji preu biletat për filmat tek Bajram studenti Ashtu, futte atë dorën e butë të një zonje nëpër zgavren e vogël të sportelit E kishte filmin pasion. ”I dua tamam për një muaj! Kupton” ia tha prerë. “Do i shoh të gjithë, veçmas ata indus se shfrohem tek qajë. S’e harroj kurr ”Avara-n”! At bredhësin negro indus. Ashtu, kam dëshirë të qaj! E më…Kini diç kundra?” Dhe ulej në rrjeshtin e parë me autoritet e zhveshte fara kungulli Dhe në zhurnalin parafilmor shihte si ra peqja e zezë ”Do i japim fund territ të një shekulli, e do futemi në dritën e të riut. Ja kjo do thot hedhja e peqesë së zezë. Në vete e thoshte me mallkim ” të mos ngriret më kurrë” Po dhe çuplinat tjera. U priu Badeja si një qirak. Si flutura me pikla gjithëfare fluturonin vajzat për shkollë Ndonjë bëhej nuse, e dashuri me dike zënë që më parë. Ndonjë në shkollë të lartë, ndonjë në universitet Pastaj e gëzuar i vinte mendimi: Kot e kini-askund në botë nuk ka këso çuplina! Shihni e flitni drejtë! Sa hedhën peqen se ç’shndërriti bukuri përrallore e tyre. E po kjo është magji që shpërtheu kohën.

”Eej çuni, do më bëhesh qirak tek dyqan i jakave Të të jap një pagë mujore të mirë e kaftjallin falë” Pyet si nga lartësi mjeshtri jakaxhi Lulzimin. ” Nuk mundem mjeshtër! Do vë në Prishtinë për studime juristi. Do behem gjyqtarë” ”Se q’iki kohë kuajsh medet. Vdis o Pajazit” mediton i trishtë jakaxhiu. ”Dhe një dite as kuaj , bile… vajë për trimat- as at more s’do ketë!”

Dhe nisi cingërrimë gjigante zilesh e zgjimit tek çdo shtëpi. Kurdis cingrrimë sahati në 5 të gjelit. ”Zgjohuni! Po nis jetën një epokë e re! Frymë lirie!” E muezini i xhamisë i tëri zehër u gjet idhnak Mbeti i vetmuar në minarenë e xhamisë ,,të pa fetë kumunista i tremben xhematin dhe ikën!" ” Tash kujt t’i thrras ezanin, ani me këte zë të çjerrur! Ani dimërit me fërfëllizë! Ta marë dreqi këte sirenë të mallkuar të fabrikes.”

Shi nëntori dhe herëherë bubullimë- vrap! Në punë nuk mungohet! Dëborë e lartë e ngrirë dimëri të janarit-vrap! Në punë nuk mungohet E ata, punonjësit, me shall e kapele me veshëza, hundkuq Si deltë e gjerë lumi e degëdisur Nxitojnë drejtë -sheshit kryesor të qytetit Aty bëjnë zgjoin e vetë Mu tek autobus fabrike për 50 e hipnin 100 veta. Të tjerët me bicikleta ”Rog” a “Partizan” e drejtë fabrikave Ama, ”Rog-ut” i takonte nami. Sllovene! Ndikimi gjerman! Ishte dhe Ragip shtatgjati që vete me auto të vogël e i thonin Po si bëre që me tërë at trup të bëhesh fiqulan. I gjori, tek futet në atë auto konserv, bashkon bythen e gojen. ” Ee, unë me këte vajta në Qustendil Bleva kaçkavall atje e rruga më ra gratis”

Kështu ishin gjërat: Ata druvarët, dhiaret, bujqit, opingaxhinjtë e ekmekxhinjtë Kishte rrallë dhe ndonjë qeleshexhi Që më s’janë të tillë Për fëmijët e vendin e vetë, Zunë të bëjnë fonde parash të trasha dhe një traditë tjetër. Tani të djerrsitur pranë maqinave si milingon të vyer bëjnë birro, birro ”Pils” me e mira në Evropë e thoshte teknologu Hilmi pastaj, autopjesë, këpucë, konstrukcione metalike, amortizator për Francë. Mere me mendje-për Francë! materiale druri, bateri industriale, madje dhe repan e sheqer sheqer vendi duam-thonin-jo kuban! E tek kanë komercialistët par exellance, diç nga tradita e diç nga shkolla i nisin gëzofët për shitje në Pakistan ,Tunis e Iran Duan të veshin kalifet e imamet me peliçe të buta e të marin dollarë Thua se ngrijnë atje! në BRSS- konsomolet e korruptuar e baçushkat e bukura verën e Khajamit nga Rahoveci -ate të Rubairave- kur hanë kartofle- zotërinjëve Gjërman Respekt të veçantë atyre se po na marin në punë. Janë punëtor o vëlla!

Ç’dreq inteligjentë që dolen këta tonët: fëtëefët- mësuan zanatin e vetë. Dhe 15 mbëdhjetë mijë punonjës e fiu sall në këte komunë prodhonin aqë sa për të bërë një me nam universitet. Në një nga ditet që vijnë-mos t’ju vie seri, ata-janë dreqi vetë- ndofta do bëjnë dhe një shtet.



Shtëpi në Pejë pronë e kitaristit Ehad Musa.

98 views2 comments

2 Comments


Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Jul 19, 2022

Një poemë humoristike në të cilën bëjnë garë budallallëku dhe mënçuria, tallin e përqeshin njëri tjetrin orientalizmat primitivë me modernen e të përparuarën, donkishotizmat

e komunizmit dhe liria e demokracia etj, etj.

I nderuari z.Minush , ju përshëndes për krijimin e gjithë këtë angazhim! Njëkohësisht

dëshiroj t'ju kujtoj shumë dashamirësisht se krijimet e tejzgjatura, madje edhe bukuria me

tepri e raskapitin lexuesin. Ju uroj shëndet e gjithë të mirat! /K.Gj./

Like
Minush Hoxha
Minush Hoxha
Jul 19, 2022
Replying to

Z. Kozma, u jam sinqerisht mirënjohes për sugjerimin dhe e vlerësoj se më vie nga një shkrimtarë që di artin dhe di ta thot me fjalë edhe të zgjedhura edhe për nga gjatësia, sikur e do krijuesi e modë e lexuesi. T,ju njohtoj se ky rrëfim poetik është vetem një pjesë e tij dhe se-po qenë rrethanat do e publikoj këtu a gjetke. Z. Kozma, krijimet e mia nuk synojnë as famen, as lavdinë, as paranë, as antologjinë. Janë lirim i vetes nga barra dhe kalurim nëpër imagjinatë sa të gjejë fjalen e kuptimin që ma do vetja. Jam i tëri i rebeluar ndaj edhe modes edhe normes letrare. Diç sikur Cvetajeva. Nuk duroj dot diktatin në art, nuk duroj…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page