"plazhi i dallendysheve"
ulur dielli syrin e zjarrte
mbi kurmin e plazhisteve:
nen sac mozaiku femeror,
ku thekinn mishin ne zgare,
peshqit, pjekur ne rere..
derdhur dielli floket shafrante,
duke rrokur buzedetin krejt
mbi logun njerezor,
mbi reren e verdhe:
pikojne gjinjte e diellit
qumesht djellor...
i gezohen robte e Zotit
detit,
diellit,
reres:
marrohen,
dashurohen,
terbohen...
do t'u dergoje mali pastaj,
kenget e shpezeve te egra:
bucitur korijeve ne lugje, brigje:
te dehur,
njerezit leshuar babezitshem
reres se detit, kaltersise,
dhe nuk do t'ia dine, ndyshe,
dersa te mberrijne adromst,
inatcoret e kryeministrit:
te prishin plazhin e dallendysheve...
Vlore, 02 korrik2020.
Comentários