
Arqile V Gjata
Dëshiroj të ndërmarrë një udhëtim poetik me Poeten Eglatina Kume!!!
Mesazhet diellore
afrohen pa zhurmë
e gjethet e njomura
vezullojnë nga pikat
e ndritshme të shiut.
Era e dheut të lagur
depërton në ajrin e qelqtë.
Gjelbërimi i zhubrosur
rinis frymarrjen.
Një zog shkundet
Përmes halave të pishës.f49,po aty[1]
Duke e lexuar poezinë e Poetes ndjeva kënaqësinë estetike, që kanë psikoanalizën si parim në poezinë e saj dhe ka vënd të spikaten figura si...
Flladi me flokë të arta përkëdhelës depërtonë në ajrin e qelqtë.
Ajo pikturonë peisazhe të freskëta, duke përdorur mesazhet diellore, me efekte të fjalës dhe frymarrjes për të poetizuar të tjera prurje si:
Shtëpia e Balzakut
Tek kjo shtëpi me dhoma rrëmujë,
me rrjeta marimangash, pa marimanga
brenda,
me një qen qimerënë, që s’diti të leh,
me trarët e betonit, që duan të tregojnë
moshën...
Nuk banon shkrimtari Honore de Balzak
dhe personazhet e tij jetëgjatë, s’dihet
nga janë fshehur...
Është një zonjë franceze
këtu në Athinë ,
që zbret e ngjit shkallët,
te kjo shtëpi,
sot e...sa vjet
pas shekullit të xx...,f,52,po aty[2]
E.Kume përdor gjuhë krijuese meditative e ngjajshme si në heshtje, apo një materie ku janë fshehur personazhet e Balzakut, përzjer me nostalgji për shkrimtarin e madh-H.de Balzak!
Reket mendimi se në muzgun pikturuar me yje të përflakur
Poetja ngjanë si një qytetare fisnike, por dhe ca e vonuar që mbanë çelsat e shtëpisë së H.Balzak, ku një lejtmotiv i ri troket...
Lajtmotiv
Ku është dëshira e përflakur!?
Ku është pasioni vital
i së madhërishmes shpresë?!
Një lajtmotiv i ri troket
në det violinash të trishta
dhe shpresa e pafajshme
si një tingull i lotuar
me fëshfëritje ngjethëse
humbet në hapësirën indiferente..., po aty,f,9[3]
Poetja është hije e rëndë, që dhe dëshirat i përflakë, nga ku lajtmotivet fëshfërijnë dhe humbasin në hapësirën indiferente dhe përsëri lajtmotivi troket, kujtesa e fjalës poetike është rëngjethse!
Në këtë poezi lexuesi i natyrshëm prek fantazinë poetike si pasion vital me tinguj, që ngjasojnë me heshtjen si qetësi, si fëshfëritje dëshirash poetike...
Poetja artin e vargëzimit e qëmton si thërmiat e arit, që përballet me lotin e dhimbjes dhe pse është shumë e dhimbëshme...
Mos ma qorto lotin!
Mos ma qorto lotin,
është loti i dhimbjes,
loti i zhgënjimit,
loti i humbjes,
është loti i kujtimit!...
Mos ma qorto lotin.
Ai zbriti i qetë,
i pastër,
as u turr,
as ulëriu...
Ai zbriti nga burimi
me ngjyrë ujëvare,po aty.[4]
me erë njeriu.,f,10, po aty[5]
Poezia me titull “ O erë…“që do trajtoj më poshtë është një paraqitje krijuese e udhëzuar nga talenti dhe koloriti i saj për të arritur të kap erërat kryeneçe të detit.
Në poezinë që po shkruaj si më posht them, ndjej se po shijoj çastin, jetoj së bashku me autoren, për të kuptuar thelbin e kuptimis së erës dhe ç’lidhje ka me byreçkat dhe vajzat që pijnë cigare!?...
O ERË…
O erë e çmendur gushti,
që përkund varkat peshkatare,
që breçkat ua nxjer tinës
vajzave,që në breg pijnë cigare…
O erë kryeneçe e detit,
që asgjë nuk përkëdhel
e flamujt mbi vela I tendos,
serbes përfshin e fërshëllen…
O erë fjalë shkundur,
që s’përfill erërat e tjera,
ma shkund mendimin e ngulur,
m’i flake në det ankesat e pavlera.po aty,f,20[6]
Në poezinë “O erë..” ndihen mësëmiri efektet e erërave detare aq kryeneçe sa, që dhe mendimet i fshijnë(një metaforë detare}, por anijet janë nisur dhe janë bashkëudhëtare me erërat e çmendura të gushtit…
Bukurija e magjishme e erërave qëndron se ato nuk pranojnë ankesa, asgjë nuk përkëdhelin, “por janë lozanjare-që breçkat ua nxjerin tines vajzave…”
Gjithëçka që përshkova më lartë përbënë individualitein e saj femror dhe është përpjekur për të krijuar Uninë e saj poetikë.
Disa përfundime:
-Autorja Eglantina Kume është poete lirike shumë e ndjeshme me leksik të pasur, ku mbizotrojnë detaje, që lënë zogjt detar, apo loti i zhgënjimit, loti i kujtimit, apo i humbjes.
-Poetja sjell për lexuesin fruta të pjekura, {nënkupto poezi}, janë vargje që kundërmojnë origjinalitet dhe pjekuri estetike.
-Është jermi i saj, ajo di të hesht sepse di të parakaloj e të shkruaj që mos ti ngjasoj tjetër kujt…
-Vëllimi i saj poetikë është një LAJTMOTIV, një det me lirika dhe mesazhe diellore…
Mars 2020-Athinë
Kommentare