top of page

Po të ishim bashkë ne të dy


Puntorie Muça Ziba

Po të ishim bashkë ne të dy si do të ajëroje në greminë vargjesh si do të të ndillte shtrati, ku e shtrirë përçapja diellin e hënën kapërdija zemërimin, lotin, mallin, dashurinë bashkë me male e dete, njashtu e ç’thurur nëpër fijëza vargjesh deri në muzgun e ikjes së djajve kur m’i shtrydhte punëhera faqkat pikëlore.

Po të ishim bashkë ne të dy sytë e trishtë do të bridhnin lart e poshtë figurës tënde të mishtë pa gjethin e kurmit lakuriq adamian për një copëz motiv për një copëz lajtmotiv, dhe ti, do gëlltisje kokën tënde për nepsin e ashpër.

Po të ishim bashkë ne të dy nga maja e thonjëve do niste beteja ti do më ngulfatje unë do të luftoja në guva vrullimë shtuar deri në tē fundmen frymë që të vdesësh i shpëtuar.




18 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page