Një gjë historia mëson: Çfarë ke për të bërë, bëje sa je gjallë, dhe lëre fare nëse nuk është gjë e mirë, ose nëse planet janë tepër të kushtueshme. Kjo këshillë vlen kryesisht për ata që mendojnë se do të rrojnë për të sunduar gjithmonë, dhe kërkojnë për vete emër, lavdi e shtatore - të gjitha përmbysen kur vdesin.
Historiani Diodori i Siçilisë përshkruan planet e fundit të Aleksandrit të Madh.
Ndodhi, thotë ai, që Kraterus, një nga gjeneralët kryesorë të Aleksandrit të madh, ishte dërguar në Silici me disa udhëzime nga Aleksandri, përfshi ndërtimin e një flote të madhe. Por kur erdhi lajmi se Aleksandri vdiq në Babiloni, ai i harroi urdhërat.
Kur Perdika, regjenti, gjeti mes memorandumeve të Aleksandrit planet për përfundimin e monumentit të perëndisë Hefesti dhe plane të tjera të shumta dhe ambicioze, të cilat përfshinin shpenzime të mëdha, ai vendosi që ato të anulohen. Që të mos krijohej përshtypja se Perdika ishte personalisht përgjegjës për heqjen e lavdisë së mbretit, ai paraqiti vendimin për këtë çështje në asamblenë e përbashkët të maqedonasve.
Aleksandri synonte të ndërtonte 1.000 anije luftarake në Feniki, Siri, Sicili dhe Qipro për ekspeditë kundër kartagjenasve dhe banorëve të tjerë të zonës bregdetare të Afrikës, Iberisë dhe brigjeve fqinje. Ai kishte plane për hapjen e një rrugë bregdetare në Afrikë deri te Shtyllat e Herkulit, dhe, siç kërkohet nga një ekspeditë kaq e madhe, për të ndërtuar porte dhe kantiere detare në vende të përshtatshme. Aleksandri planifikoi ngritjen e 6 tempujve me një kosto prej 315 ton argjendi secili (tempujt do të ndërtoheshin në Delos, Delfi dhe Dodona); dhe në Maqedoni duhej të ishte një tempull i Zeusit në Dion; një tempull i Artemisit në Amfipolis; dhe një tempull i Athinês në Syrnus. Përveç kësaj, ai mendonte për të krijuar qytete dhe për të transplantuar popullata nga Azia në Evropë dhe anasjelltas nga Evropa në Azi, për të sjellë kontinentet më të mëdha përmes martesave dhe lidhjeve farefisnore në një harmoni dhe ndjenjë të përbashkët miqësie.
Po kështu, në Trojë duhej të ndërtohej një tempull i Athinës, që do të shquhej për nga madhësia nga çdo tempull i këtij lloji. Do të ndërtohej edhe një varr për babanë e tij, Filip, që do të ishte po aq i madh sa piramidat në Egjipt.
Kur u njohën me këto plane, maqedonasit, megjithë respektin, panë që ato ishin ekstravagante dhe të vështira për t'u arritur, dhe vendosën të mos kryenin asnjë prej tyre.
Comentarios