top of page

PJESA 2. Lajme Shkurt 07 Prill 2020


PJESA 2. Lajme Shkurt 07 Prill 2020:


Mjeku Adi Fandi live në TV Klan


Sonte në darkë, ora 21 me orën britanike në ekranin e TV Klan, në emisionin “Opinion” të gazetarit të mirënjohur shqiptar, Blendi Fevziu do të jetë mjeku shqiptar i spitalit Kingston të Londrës, Adi Fandi, që vetëm para një dite fitoi luftën me covid -19.

Kulturë art

Abedin Bajraktari i njohur për mjaft angazhime të tjera në komunitetin shqiptar të Londrës, së fundmi ka provokuar me një nga dhuntitë e tij të hershme të pikturës e sidomos të portretit. Ai ka realizuar mjeshtërisht një portret të të mirënjohurit, i kinemasë, skript shkruesit dhe producentit Besim Sahatçiu. Portreti i Besim Sahatçiut, gjyshi i këngëtares me famë botërore, Rita Ora, natyrisht është një sprovë e realizuar mirë edhe pse sikurse shprehet ai është e para e këtij lloji nga autori Bajraktari.

Shembull nga Heathrow


Aeroporti Heathrow jo vetëm që ka luajtur një pjesë të madhe në importimin e pajisjeve dhe furnizimeve thelbësore mjekësore për ekipet e vijës së përparme që luftojnë kundër pandemisë, por gjithashtu ka dhuruar mijëra pajisje të mbrojtjes personale për stafin e NHS. Vetëm në javën e fundit, aeroporti ka dhuruar 6,000 maska të frymëmarrjes me cilësi të lartë për skuadrat që punojnë në Ambulancën Thames Valley dhe Spitalin Hillingdon.


Koronavirus në Londër

Çfarë ndodh në qendrën shkencore të Imperial College të Londrës, ku shkencëtarët po merren me Covid-19. Shkencëtarët po kërkojnë me ngulm përgjigjen ndaj koronavirusit në qendrën më të përparuar në botë për sëmundje dhe analiza të urgjencës - pikërisht këtu në Londër. Me seli në Imperial College London do të gjeni, Institutin Abdul Latif Jameel për Sëmundje dhe Analizë Emergjente. Kjo u krijua në 2019 për t'iu përgjigjur urgjencave të tilla si ngjarje ekstreme klimatike, katastrofa natyrore dhe humanitare. Dhe, natyrisht, pandemitë.


Shoqatat shqiptare


Janë disa shoqata shqiptare që mbesin aktive në këtë situatë me Covid – 19. Sipas disa informacioneve anëtarë të stafit të tyre vullnetar janë duke qëndruar në gatishmëri për ti ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Hysen Perlesha, një drejtues i një shoqate shqiptare jashtë Londrës, që njihet dhe si një arbitër i futbollit amator në Surrey, thotë se ai dhe stafi i tij janë bashkuar me mjaft organizta të tjera në zonën ku ata operojnë.

Humanizëm shqiptar


Biznesmeni dhe humanisti shqiptar, Gazmend Cufaj, ka shpërndarë falas disa qindra maska dhe doreza mbrojtëse për disa punonjës të fushës së ndërtimit, të cilët i janë përshtatur rregullave të reja të Covid-19.

Telefonat dhe interesi i miqve


Telefonatat, komunikimet e ndryshme dhe mjaft forma të tjera, si mesazhet dhe dërgimi i informacioneve të shkurtra rreth situatës është bërë një nga rutinat dhe domosdoshmëritë e komunikimit mes miqve dhe shqiptarëve në Mbretëri të Bashkuar. Në mjaft raste ata kanë shfrytëzuar teknologjinë dhe kanë krijuar grupe të ndryshme komunikimi.

Specialistët në ndihmë të komunitetit


Në ndihmë të komunitetit si gjithnjë kanë qenë mjaft specialistë të fushave të ndryshme, por dhe profesionistë të mirënjohur të komunitetit në MB. Këshilla të shumta janë dhënë duke sqaruar dhe përshtatjen e ligjeve të reja në situatën e Covid-19.

35 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page