top of page

PISKAMË PYLLI


Kasam Shaqirvela

Poezi nga: Kasam SHAQIRVELA

PISKAMË PYLLI


Qëkur sopata e huaj na e preu tinëzisht Lisin tonë të Madh pyjet na u rralluan edhe arë e livadh na u shkretuan lulet dhe bari na u thanë, a foshnja..., jetim me prindër, akoma po qanë në krahët e fatit se djepin ia vodhën bijtë e lugatit...! *** Kreshtave të maleve buçet kushtrimi jehona përplaset ashpër në qiell por dylli veshët ç’ia paska zënë edhe Atit Diell...!? *** Po e pres me shpresë të kthehet Odiseu të më tregojë hapur përvojën e tij si hiqet dylli... nga veshët e shurdhuar që nuk e ndijnë se u pisket pylli... nga prerjet makabre t’xhelatve të tërbuar, a pismkama i dëgjohet deri në qiell... oh bre, sa i dhemb dhe Atit Diell..!

17 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page