
Ret. Gen. Piro Ahmetaj, uron kolegun/mikun e tij Ret. Gen. Petr Pavel për zgjedhjen si President të Çekisë.
Në një njoftim për median tonë „Fjala e Lirë“ dhe „Albanian Post“ Ret. Gen. Piro Ahmetaj, na njofton se ai ka uruar kolegun dhe mikun e tij Ret. Gen. Petr Pavel për zgjedhjen si President të Çekisë. Petr Pavel është një politikan çek dhe gjeneral i ushtrisë me katër yje në pension, i cili është presidenti i zgjedhur i Republikës Çeke. Ai ka shërbyer më parë si Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s nga 2015 deri në 2018 dhe si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Çeke nga 2012 deri në 2015.
Comments