top of page

Petrit  Malushi: Poezi maj 2024



 

Poeti dhe “këshilltari”   

 

Folësin përballë poeti dëgjonte,

Ulur të dy në një tavolinë.              

Miqësisht tjetri „e këshillonte“,

Teksa kamarieri sillte porosinë.

 

“Ndërroja penës majën e hollë,

Më butë lëvize dorën mbi letër,

Frutit të kalbur thuaji e kuqja mollë,

Ujkun dhe dhelprën quaji ketër…”

 

Penën në dorë vështroi vjershëtori,       

Nën gishtat e hollë të bardhat fletë.

Ujkun e dhelprën prej pylli i nxori,              

Të kalburat fruta i bëri petë.                        

 

Dhe mikut “këshilltar”, ia ktheu poeti :        

“Diellit i them diell e dritës-dritë!

Mashtruesit nuk i them burrë shteti,

Të paaftin nuk e ngre në elitë... “

 

“Varfëri” !

 

E kontrolloi peshën tri herë

Frutashitësi, s’më fali një gramë.

Në supermarket për ç’pata blerë,

Të plotë faturën në dorë ma dhanë.

 

Rastisa mangët, për dhjetë qindarka

Kostumin mbrapsh, atje ma kthyen.

Franxhollën kur erdhi darka,

Pa hapur portofolin s’ma shërbyen.

 

Veç, i miri shoku im poet,

Vëllime me të bukura poezi,

Ndër miq e shokë dhuron, nuk shet

... Se librat, xhepave u sjellin „varfëri“ .

6 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page