top of page

Petrit  Malushi: Pensioni mujor



 

Pensioni mujor

 

Pensionin mujor marr në duar,

Të sigurohem e numëroj.

Më urojnë “Ta harxhoni gëzuar!”

Por, në çast ndarjen filloj!

 

Shlyerje energjie, ujë, internet,

Abonim paket, shikim televizori,

“Ndihmë mjekësore”, ilaçe për shëndet,

Pastrim shkallësh, mirëmbajtje ashensori.

 

Ujë për të pirë me shishe, bidona…

Pak sa pak kartëmonedha mbeten

Dhe nuk u besojmë duarve tona…

Ç’mund të blejmë në dyqan të shkretën?!  

 

Që të jetojmë stomaku po pret ….

Miell, vaj, kripë, fasule,

Makarona, oris, sheqer, bulmet,

Domate, tranguj, spinaq, lakërlule

 

Bukë, vezë, fruta, pakëz mish,

Patate, speca, qepë e presh.

Ndër miq e shokë do vesh-do vish, 

Më të lirën kafe kërkon ta gjesh.

 

Zgjatet e zgjatet lista, tërkuzë

Me plot të tjera që s’po i shkruaj…

Kolltukofagët qeshin nën buzë

“Akoma s’ka ngelur ora juaj?!”

 

Pensioni ynë sa një drekë e tyre.

Për ta jetojmë “të mrekulluar”!

Rritje?! Për shtetin “fatkeqësi natyre”,

“Dëm ekonomik i papërballuar!”   

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page