Petrit Malushi: Kryetar!!
- 2 hours ago
- 1 min read

Petrit Malushi: Kryetar!!
E shenjta fjalë “Kryetar”
Të tërheq si magnet,
Të shtyn para, të ndez zjarr,
T’i bën ëndrrat realitet.
Peshë e hije që nuk maten
Mbart mbi vete veç kjo fjalë.
Famë e emër rriten, zgjaten
Prej të gjallëve, tek të gjallë.
S’e lëshon më, kush e kap.
Thuren plane për kurorë,
Rrënjë e degë forcohen rrap,
Firmë e vulë i hedh një dorë.
Humbjet le të vijnë seri,
Trumbetohen si fitore.
Dorëheqje?! Kurrësesi!!
Ndodhin nga “forca madhore!”
Ligjet mbi të tjerë veprojnë,
Kryetarëve fresk u bëjnë.
Mjeshtërisht anashkalojnë,
Statutet shkelin me këmbë.
S’rreshtin me forma, përpjekje,
Gjejnë formula me idhtar.
Nga lindja deri pas vdekje
Të jenë me status kryetar.








Comments