top of page

Petrit  Malushi: “Dashuri fushate!”



 

 

Rrotacion ?!

Muaj shkojnë, muaj vinë,

Njëri-tjetrin ndjekin vitet.

Pranvera e para stinë

Prej verës e vjeshtës ndiqet. 

 

Dimri radhën s’e harron,

Rregullat s’i prish natyra.    

Dy muaj kurrë s’i bashkon,

Kështu ndodh edhe me ngjyrat. 

 

Rrotacion bën dhe pushteti

Në vula, firmë dhe letër.

Por ndërsa pranverë presim

Ndodh, na sjellin dimër tjetër!!

 

 

 

“Dashuri fushate !”

 

Keni ecur, keni folur

Këto ditë, sa katër vjet.

Punët hollë i keni tëhollur

Për kolltukun që po pret.

 

“Më votoni vetëm mua!”

“Vetëm mua më votoni!”

“Më shumë se veten u dua!”

“…Si në parajsë do jetoni!”          

 

Rrugë më rrugë e derë më derë,

Sallë më sallë e shesh më shesh

Fjalëngrohtë, zemërgjerë

Tako njerëz, fol e qesh.

 

“Për ju jam hëna dhe dielli!

Jam lumi edhe deti!

Toka e begatë dhe qielli!

I dërguar nga Profeti!”

 

“Kam lindur me shpirt human,

Ngado sjell vetëm të mira. 

Nuk pranoj ç’është harram!

Zgjidh probleme të vështira”.

 

“Vetëm me partinë time

E bëni gjumin pa ëndrra!

Luks, bollëk, jo thërrime…

Kositur ferra e shpëndra…”

…………………………………………..

 

Po kur mandatin fitoni

Prapanicën shesh e ulni,

Vetëm për vete mendoni.

Neve gozhdë thellë na ngulni!

 

Vila, prona e biznes

Një nga një “ua sell fati!”

“I kemi vetëm me djersë,

Pa bërë asnjë lloj mëkati!…”



Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page