top of page

Petraq J. PALI: Kush eshtë V I K T I M A?

ree

Novelë nga 

Petraq J. PALI

========================

Kush eshtë V I K T I M A ?

Novele nga pjp pjesa e pare episodi 1

Ngjarja që do ju tregoj nuk është as imagjinatë as sajesë as trill,është një ngjarje e vërtetë e dhimbshme, pse jo dhe e pështirë.

Personazhet janë realë,emrat janë ndryshuar,jo për arsye etike, por bën vaki të hapen proçese gjyqësore kundër autorit,i cili gërmoi,investigoi të mësonte historine e vërtetë ashtu siç kishte edhe ndodhur.

Ky shekull është natyrisht i çuditshëm, luftra, shpikje,intriga,ndryshime,demostrata, rrëzime diktatorësh, ,levizje kufijsh refugjatësh e azilantësh politikë,korupsione galopante,prostitucion,drogë,vrasje e kërcënime,kështu dhe ngjarja që rëfejme detyrimisht i takon këtij shekulli çudirash e pabesirash,ndërmjet shtetesh por edhe brënda familjes.

=========================

Fatjona,ishte e bukur,ose më mire të themi e lakmushme.Ahere kur ndodhi “ndryshimi” i madh ajo ishte plot 40 vjeçe.Kishte mërguar së bashku me familjen e e saj e cila përbehej, nga Zanua, i shoqi që ishte pesë vjet më i madh se Fatjona dhe djali i tyre i vetëm Ergysi qe ahere ishte tetë vjeç.

Në mëgrim,ashtu si të gjithë bashkëkombasit e vet fillimet ishin të vështira,Zanua ishte njeri i regullt me punë dhe me familjen.Ndërkohë që Fatjona ishte e pa përmbajtshme në punë,ajo përpiqej të siguronte të ardhura që djalit të tyre të mos i mungonte asgjë duke e pasë familjen të konsoliduar.

Ashtu rrodhën vitet e para, përpjekje sakrifica, mundim, rrobëtim .”Peshkaqënët” padronë e ç’frytëzuan krahun e punës me vlerësime qesharake aqë sa të gjithëve pa përjashtim u duhej të punonin me orar dhe pa orar të lodhur e të cfilitur.

Fatjona, ishte një grua me sedër,e përkushtuar për të krijuar mirëqënie në jetën e familjes ,por Zanua, fatkeqësisht nga kjo “mirëqënie” filloi gradualisht vit mbas viti të degradonte.Ai,u bë një përdorues i madh alkoli,dhe ashtu siç Fatjona mundohesh të nxirte sa më shumë të ardhura ashtu i prishte ai,pa punë duke degraduar çdo ditë e më shumë.

Ergysi, në krahun tjetër për fat të keq të tij filloi e braktisi shkollën dhe aqë me keq më pas po merte udhën e të atit që ngeli kafene më kafene të metropolit të madh.

Ergysi, i bukur,shtalartë, ishte ahere 17 vjeç kur u bë pre e policisë,Ai, së bashku me dy tre shokë u kapën si përdorues droge.

Fatjona, e alarmuar u trondit kur e lajmëruan se djali i saj për të cilin sakrifikonte aqë shumë ishte i arestuar dhe ndodhej në paraburgim.

E tmerëshme,as donte ta besonte,ju nxi jeta,u erësua gjithçka,Zanua kishte vite që kishte marë rrukullimën, as punonte as interesohej për familjen,bile shpërdoronte krahun e punës së shoqes duke i kërkuar hera herës llogari, e shpesh grindej me të aqë sa familja kishte pësuar tronditje dhe të çara.

Duke kaluar koha ai u bë grinjar,grindavec dhe xhelozonte për të shoqen mbasi dyshonte se ajo e kishte hequr kujdesin për të dhe ndoshta kishte krijuar ndonjë lidhje të re me një boss,për të cilin edhe “dyshonte”,gjë që s’kishte as një të dhënë e asnjë provë,por këtë e bënte vetëm të justifikonte degradimin e tij.

I kishte humbur plotësisht nocioni i familjes, gjë që Fatjona e përjetonte me dhimbje dhe me ankth.

Fatjona, me të vërtetë ishte e mirë dhe e bukur por kurrë nuk i kishte shkuar në mend të humbiste familjen.

E alarmuar, shkon në polici dhe kërkon me këmbëngulje të lëronte të birin me çdo kusht, sikur të paguante edhe të gjitha kursimet që kishte akumuluar kaqë vjet .

Kërkoi takim me shefin e anti drogës të cilit i qau dhe i shpegoi hallin me lot në sy,i rrëfeu atij me sinqeritet dhe me përgjegjësi gjithë kalvarin e mundimeve të saj,duke i hedhur gjithë fajin për edukimin e djalit të shoqit i cili kishte humbur çdo nocion të jetës familajre.

Shefi, një mesoburrë e ndjeu në shpirt dhimbjen e saj dhe aty për aty ndjeu një lloj dhëmshurie apo simpatie për këtë grua .

Mos ta zgjasim,ajo nga mërzia dhe nga sikleti dhe dhëmshuria që kishte për Ergusin, ju lut shefit që të arestonin Zanon,dhe ta shpornin atë, se ai u bë sebep që djali po merte rrugë të shtrëmber.

Këtu Fatjona ra në grackën e shefit i cili i regjur në këtë lloj “pune”aty për aty pranoi kompromisin.

Shefit me një here i punoi intuita ta hidhte në dorë këtë grua të bukur,natyrisht se i erdhi e mira si bufit.

Dëgjo këtu zonja Fatjona Dylberi,jeni e përgjegjshme për sa thoni ?

Po po, të merni dhe ta zhdukni burrin tim me një herë,ai, më nxiu jetën time dhe të djalit, e urrej,ai më shkatëroi totalisht s’kam pse të ndiej dhëmbshuri për të u lodha,po humbas gjithçka.

Shefi mbasi i bëri koplimentat e rastit se Fatjona ishte një grua e këndshme, puntore dhe e bukur i thotë me djallëzi dhe me plot autoritetin e pushtetit se kjo punë që mund të bëjë ai,në të mirë të saj për të, është në kundërshtim me ligjet dhe si e tillë mund të shkatërojë karjerën e tij.

Prandaj,shefi i propozoi bashkëpunim,që djalin ta lërojë sa të jetë e mundur më shpejt,me konditë që Fatjona të lidhë një miqësi jashtë martesore me të, në rast të kundërt djali i saj do dënohesh me vite burg.

Ajo, u trondit,nuk donte tu besonte veshëve për sa dëgjoi,njëkohësisht ju lut shefit të bënte një takim me djalin.

U kthye në shtëpi e hidhëruar dhe e mërzitur,sa takoi të shoqin ju përvesh me fjalë fyese dhe e akuzoi se ai ,u bë sebep që Ergysi,kishte mare atë rrugë.

Zanua,që atë moment ishte bërë xurxull,ju përvesh të shoqes duke e akuzuar se djali i mërzitur nga mungesa e të ëmës në shtëpi filloi rrugë të keqe.

Gjithë atë natë e gdhinë duke u grindur me njëri tjetrin sa dëgjuan dhe gjitonët vëndallinj të cilët telefonuan policise për prishje të qetësisë publike.

Policia mbriti me njëherë dhe i qortoi të bënin kujdes .

U kërkuan dokumentat dhe u thanë të paraqiteshin të nesërmen në polici.

Të nesërmen Zanos,i kishte dale rakia dhe ishte bërë pulë,nuk mendoi fare për djalin kur shefi e qëlloi me një dackë në sy të shoqes duke i thënë, pijanec drogaxhi,dembel dhe fyerje të tjera që s’kishte kandar t’i peshonte.

Ai, i mori veças në pyetje.

Fatjona e urrente prej kohesh Zanon, aqë sa kishte menduar ta shporte njëherë e mirë nëpërmjet shefit “qejflli”!

Dëbuan Zanon, dhe mbajtën Fatjonën, e cila do priste të “lërohej” djali sipas objektivave të shefit.

Fatjona,u rekrutua dhe pa një pa dy pranoi dhe ju dorëzua shefit pa as më të voglin problem,vetëm të nxirte djalin.

Kështu dhe ndodhi.

Djali doli dhe një ditë të bukur,Zanon e fshinë me “fshesën” e tradhëtisë të Fatjonës dhe të shefit.

Në kohën që Fatjona po çonte “gjahun” drejt policisë.

2

Fatjona.

===================

Fatjona nga lidhja me “shefin”ndryshoi komplet jeten,mbasi atë, shefi e çoi me punë tek disa njerës të tij, ku marja ishte po thuaj tre herë më e madhe .

Siç duket Fatjonës, i kishte munguar prej vitesh dashuria dhe dashuria e re e porsa ngritur e tërboi fare.

Filloi të vishej bukur, t’i kushtonte rëndësi vetes, brënda gjashtë muajve bleu edhe makinë te re direkt nga magazina,në shtëpinë ku punonte kishte çdo gjë në dorë, një çift pleqsh të kamur që ishin dajat e shefit, u miqësuan me të sa i besuan gjithçka.

Si z. Kostandin dhe znj.Amalia krijua besim apsolut për Fatjonën, duke u bërë garant e duke u thënë e porositur edhe shefi gjithmonë..m’a kini kujdes “alvanidhën”!

Gjithsesi, kaloi gati një vit dhe çdo gjë shkonte për së mbari.

Shefi, gjithmonë flinte me Fatjonën tek shtëpia e pleqve të cilët binin për gjumë qysh herët,ata banonin në katin e tretë dhe “cifti jonë “shefi & Fatjona” në katin e pare,këtë metodë e aplikonte kur kishte “shërbime extra”të cilat ishin të shumta.

Erotikë të pa fundme, të ngrënë të pirë e mirë të veshur..darka, dreka verë, seks…përdita e në çdo kohë Fatjona jetonte aristokratisht !

Shefi…. “mungonte nga shtëpia nga punët e shumta shtetërore”, bile ishte ngritur dhe në pozitë kohët e fundit, si ekspert me përvojë.

Ergysit, i kishin siguruar një garsonjere ai, banonte e rinte me të dashurën e re, të cilën për fat nuk e kishte parë as njëherë e ëma.

Shtëpia, ku kishin banuar kur ishte dhe Zano “viktima” e kishte lëshuar me qira tek një çift shqiptarësh, kishte lëruar një dhomë për ta, dhe në tjetrën kishte sistemuar plaçkën dhe e mbante për vete për çdo rast, se Fatjona ,natyrisht u civilizua shpejt dhe ahere “kuptoi” si jetohet jeta dhe ëmbëlsia e saj !.

Ajo, çdo të shtunë shkonte pastronte shtëpinë e djalit, dhe as gatuante për të…Ergysi, hante jashtë dhe i pëlqente qe jeta e tij ndryshoi ekonomikisht, mbasi mami punonte “ditë e natë” për të,ai gëzohej dhe shijonte dashurinë e tij, pa e vrarë kurrë mëndjen…për asgjë, rini hesapi, kohët ishin të tilla. 

Shefi, i apasionuar mbas Fatjonës e cila ishte tepër seks, dhe në kohën e drekës apo në çdo kohë të lirë kthehesh nga “dajot”të cilët e kishin kuptuar me kohë intimitetin e tyre dhe nuk donin të dinin për të. Nga ndonjëherë daja, që ishte mbi të tetedhjetat dhe kishte bërë më shumë se nipi “avantura e çudira të tilla” se nuk i kishin mbaruar kurrë paratë i thoshte : jepi nipçe se ke kohën dhe erën në favor, por bëj kujdes se mos të mer vesh Sandra.

Shefi ishte “zanatçi” se edhe Fatjonën e merte një here në javë të ndihmonte Sandrën, në punët e shtëpisë kështu që “lëmshi i miqësisë tyre” ishte pa fillim e fund.

Shtëpia e “seksit”ishte një vilë në një zonë të pasur të Athinës, obori i saj i madh me peme dekorative e lulishte ishte si kopsht “edeni”. 

Të zotët e shtëpisë çdo të premte iknin nga shtëpia dhe shkonin në vilat e tyre andej nga Varkeza, ku kishin disa syresh që gjat verës i mbushnin me turistë, kishin dhe puntorë mirëmbajtës dhe administrator.

Fatjona, filloi me shefin të argëtohej nëpër buzuqa, kinemara, theatro, apo vizitonin vënde jashtë Athinës, pa as më të voglin problem, gjithmonë kur shefi ishte i lirë.

Thonë që dinakëria është shpikur nga grekët e lashtë që në “Trojë”dhe kjo thënie s’ka si të ketë kundërshti, mirpo Fatjona me gjithë dashurinë dhe pasionin e madh erotik, që jepte të dashurit të saj e dinte mirë këtë dhe shpesh i thoshte shefit…mos të harojmë Zanon…duhet bërë kujdes prej tij, ndihmomë të bëj divorc (?)

Shefi, natyrisht nga euforia e postit shtetëror,e quante thënien e të dashurës së tij të pa vlefshme…ose si të thuash të pa rëndësishme dhe të përfillshme !

Haaa qeshte shpesh me ironi e përbuzje,atij i ka humbur vula, po u fut në Greqi, do ta ketë vëndin në “Koridallo” për shumë vite.

Fatjona, ishte e ndezur mbas ksaj jete dhe nuk donte të humbiste ,bile shumë here ëndëronte apo i shkonte mëndja se Sandra, do ta “humbiste” burrin e saj duke e përfituar kjo ?

S’ishte e pa arrirë, as nuk përbënte çudi ky fakt ?

“Alvanidha” Fatjonë, veç euforisë dhe kënaqësisë që ndiente nga jeta e re,shpesh mendonte Zanon, dhe agresivitetin apo mentalitetin e tij, që nuk do pajtohej me gjëndjen e krijuar,pavarësisht se Zanua,në anën tjetër kishte marë vesh gjithçka se ç’farë luhej nga gruaja e tij, për tradhëti bashkëshortore.

Pasioni,në shumë raste e humbet llogjikën dhe pa dashur gabimet ose veprimet bëhen të pa kontolluara dhe me kalimin e kohës edhe Fatjona, filloi të distancohet ose si të thuash i qëndronte larg edhe të birit,takoheshin rrallë, por ishte edhe i biri nga ana tjetër që e linte mamin “të lirë” dhe në jetën e saj.

Ergysi, punonte dhe studjonte njëkohësisht e shikonte jetën më ndryshe, vajza që dashuronte ishte e apasionuar pas tij, bile ajo, përpiqej që Ergysi të ishte i pavaruar,mbasi e shikonte se kishte shumë dobësi për prindët…dhe e mundonte diçka për brënda.

Kaluan kështu disa vjet si nëna si biri ishin akomoduar me jetën intime ,private te tyre.

Dashuria, apo ndjesitë gjithëkush i përjetonte përvete,shefi pasionant mbas Fatjonës, kishte filluar me kohë të mos kujdesej as familjen por as për vajzat e tij.

Sandra,shpesh ankohej grindej me të duke ditur fare mirë “kolpot dhe akrobacitë që i shoqi bënte me alvanidhën”, deri sa një ditë nuk duroi dhe i tha:

Mos ma sill më atë “qelbësirën” këtu se përndryshe unë do kërkoj divorc…nuk duroj dot,kam kaqë kohë që e vuaj,të kam thënë shpesh here të kuptoje që po më tradhëton,s’ka asgjë në këtë mes…është e drejta jote, privacia jote,janë dëshirat e tua…po si nuk pyete një here për Polin…e cila ka dy vjet e dashuruar dhe as ti as unë si prind nuk dimë kë dashuron….kush është dhe cili është, as të ka munduar ndonjëherë përgjegjësia prinderore për fëmijën tend, të ruatë shefllëku? 

“Shef” s’je në regull, po shkatëron familjen,do bëhesh pishman por do jetë vonë shumë vonë…!

Gjithsesi, këtu s’duhet të shkelë me “alvanidha” në rast të kundërt, do jem unë që do distancohem nga ty, duke kërkuar të kujdesem për vajzat, të cilat që të dyave u mungojmë shumë.

Shefi, u përpoq disa herë t’a qetësonte Sandrën, por ishte e pa mundur se qysh ditën e parë që u lidh me atë grua pa ditur asgjë u kishte plasur “bomba në duar” !

3

Ergysi.!

Ishte fëmijë shumë shumë i bukur një tip i veçantë dhe interesant,kishte pasur shoqëri të madhe e të zgjeruar qysh sa erdhi i mitur në Athinë, u lidh me fëmijë emigrantësh kryesisht shqiptarë,ishte shumë popullor dhe shumë i shkathët,mësonte shumë mirë në fillim deri sa u hodh në “gjimnas”.

Vajzat e lakmonin se shkëlqente në veshje dhe në çdo gjë, por ishte siç thamë dhe shumë i bukur me trup të shkëlqyer atleti, mbasi meresh me aktivitete sportive në kohën e lirë, gjat verës i thekur mbas notit.

Kishte shumë dashuri për prindët,shikonte vlerësonte sakrificat e tyre që ropateshin nga mëngjezi deri në darkë dhe këtë e justifikonte vetëm duke mësuar.

Mirpo, më pas pa ditur as vetë duke parë dhe përplasjet e të ëmës me të atin hera herës, i cili kishte filluar të abuzonte duke prishur para me vënd e pa vënd dhe i dhënë mbas alkolit, u trondit kaqë shumë sa as vetë nuk e kuptoi dot si rrëshqiti,drejt degradimit….kur e pa veten në polici,mori vesh se jeta e tij po shaktërohesh.

S’kishte as dy muaj që së bashku me dy shokë rusë aplikonin hashashin.

I erdhi keq kur shokët ngelën brënda qelisë edhe ky doli, aqë më keq i erdhi kur mori vesh të vërtetën që të atin e kishin deportuar dhunshëm në atdhe si të pa “dëshërushëm”!

Dha e mori dhe kërkoi me isistim e këmbëngulje nga ëma të mësonte të vërtetën si dhe qysh e lëruan,kur shokët ngelën atje dhe u dënuan me vite burg më pas ?

Kjo gjë e rëndonte së tepërmi.

Znj.Fatjona, mbasi ishte lidhur me shefin, kishte përcjellë me marifet ose dëbuar të atin.

I rrëfeu të birit “ndodhinë” natyrisht të përpunuar…duke i folur se i qava hallin dhe ju luta për ty z.Aleksis Papas, vetë shefit që të lëronte ty dhe të deportonte Zanon, që na nxiu Jetën duke na i bërë skëtere.

Djali, u tërbua nga ky fakt aqë sa dhe u helmua kur mori vesh se ajo kishte dhënë trupin e saj për të shpëtuar të birin…! (Këtë e nënëkuptoi donte apo nuk donte)

Ra në heshtje dhe ju përkushtua jetës së tij…në fillim sa u mëkëmb qëndroi pothuaj nën kujdesin e saj dhe gradualisht me një sedër të madhe mbas disa kohesh e la të lirë pa e besdisur duke i dalë zot vetes.

U riregjistrua në shkollë mbas vitit të humbur dhe filloi punë duke e përballuar jetën më pas pa ndihmën e të emës por në vetvete bluante hidhërim dhe stresse..

Komunikoi nja dy tre here me të atin në telefon duke i bërë presion të mos kthehesh më në Athinë se s’kish kush e priste…dhe do përfundonte në burg direkt.

I ati matanë telit i droguar plotësisht kishte mësuar gjithcka për Fatjonën, dhe çfrynte si i marë vrer karshi saj sa i bënte presion edhe të birit…Ty mund ta falësh të tëmë…por unë kurrë ndonjëherë, mos kujto se do më shpëtojë së bashku me atë qelbësirën që e komprometoi…mos më thëncin Zano Guri ,qante dhe bënte si i tërbuar, e pastaj permëndej duke i thënë më fal Ergys…jam bërë si i çmëndur të lutem shiko veten dhe mos u mer me rugaçen…që më nxiu jetën,djali i thoshte dhe i përgjigjesh me dhimbje me qetësi e maturi…baba ajo është nëna ime….!

Gjithsesi, thotë populli haka shkon tek i zoti…as dy muaj më pas se e ëma të lidhesh me shefin…Ergysi i ishte qepur jo pa qëllim pas vajzës së shefit, Polikseni Papas.

Çdo të shtunë me gjithë lloj miqsh Ergysi, mësoi ku shkonte vajza e bukur athinjote ne pubet e diskot e natës dhe me kë shoqërohej…!

I pamshëm i bukur,artist në fjalë, Ergysi bëri të pa mundurën sa e hodhi në dorë dhe e zuri dashnore…u lidh me të kaqë shumë sa kërkoi nga ajo që ta mbante mister dashurinë e Tij,intimitetin e tyre të mos e mernin vesh respektivisht prindët…e saj duke sajuar lloj lloj alibirash !

Kështu dhe ndodhi, në kohën pa u shkëputur nga e ëma Polikseni nuk takohej në shtëpinë e tij të vogël….por dhe Ergysi, nuk ra në sy tek e ëma apo i ati i saj, se më pas Ergysi “mërzitej” dhe çdo gjë merte fund, vajza i ruhej ndarjes mbasi ishte çmëndur mbas tij. 

Ai, i pat thenë që prindët e tij ishin në shqipëri dhe të divorcuar.

Polikseni mbasi e njohu karakterin dhe dashurine e tij, tërbohej dhe e donte shumë, se Ergysi, ishte njëshi ndër shokët në miqtë e tij dhe në shkollë mësonte mirë duke shkuar dhe në punë, po thuaj tre here në javë mbas diteve .

E ëma, fillimisht e ndihmonte dhe nuk kursente asgjë për të,po pa njohur kurrë miken e tij !

Muajt iknin një nga një, në familjen e vajzës kishte plasë krisja dhe shamataja,znj Sandra, ishte gati të shpallte divorc me të atin, nga ana tjetër prindët e saj të sinkronizuar donin të njifnin djalin me të cilin kjo shoqërohej gati dy vjet.

Polikseni, u a bëri të qartë që Ju do ta njifni atë djalë vetëm ditën kur do shkëmbejmë unazat dhe do fejohem me të…mos u bëni kureshtarë të mësoni më shumë.

“Shefi”, ahere kërkoi të mësonte nga e bija ku shoqërohesh apo ku shkonin natën në disko apo pube…dhe kërkoi me isistim kombësinë e djalit a ishte Grek apo i huaj…si ishin njohur dhe a mund të hiqte dorë prej tij…!

Sandra, ironizonte Shefin duke i thënë se ishte shumë vonë…duke menduar se vajza përfundimisht kishte ikur nga kontolli i tyre !

Të gjitha këto Polikseni ja thoshte Ergysit, bile ariti sa ti thoshte të atit, po më vendose “agjentë”të dish me kë shoqërohem a me kë shkoj, do vras veten duke u hedhur në rota të makinës…!

Të ndaloj të bësh asnjë veprim kondra dëshirave te mia.

U trëmb shefi, u trëmb dhe Sandra…motra më e vogël Lika, e mbështeste Polin.

Ergysi,i ndërgjegjshëm e filloi si kapriço miqësinë me Polin,si tedencë hakmarje, apo si të thuash kundër përgjigje, por kohët treguan ndryshe se ai u lidh i ç’mëndur mbas dashurisë së saj…dhe gjithmonë mendonte se nuk duhet t’i dilte i pa besë.

Një ditë vendosi t’i thoshte të vërtetën burrërisht Polit,ndërkohë mendonte se edhe mund ta humbiste për fare.

Takoheshin shpesh në intimitet si të rinj duheshin jashtëzakonisht shumë,nuk vonoi komprometoi dhe motren e saj Lilin, e cila krijoi lidhje, po me një shqiptar shok të ngushtë të Ergysit…!

E la shtatëzanë në marëveshje, dhe shpalli fejesën.

U tërbuan “prindërit”kur ajo u dha ultimatumin…Kam ngelë dhe jam shtatëzanë,nuk dua të më pengoni a të më thoni asnjë lloj versioni, jam e ndërgjegjshme për sa bëj, ai do të jetë burri im,njeriu që do kaloj jetën me të .

Të diel vjen në shtëpi dhe më vë unazën në dorë.

Po, tha dhe Lika, ai, vjen të djelën…!

U la dopjo gjashtën në dorë duke mos ja bërë tër veshi,”instuktori”e kishte pregatitur dhe realizuar më së miri skenarin.

Atë, javë, sheri nuk pushoi mes “shefit dhe të shoqes”!

Të shtunën më darkë Poli,i tregon fotografinë e Ergysit të ëmës, e cila u mahnit dhe ju hodh në qafë duke e puthur me lot në sy…hallall nëna t’a ka bërë gjirin, qënkërka Yll,po pse moj tu bëftë mamaja se ke sjellur më pare në shtëpi po keni dy vjet rrugëve ?

Nga është grek ? 

A ka prindër, faresfis ?

Jo është i huaj….!

Unë nuk njof prindërit e tij se siç më ka thenë i ka të divorcuar në Shqipëri !

A është mysliman domethënë ?

Po mysliman, e ç’do të thotë kjo ?

Si e ka emrin ?

Ergys.

Sa mirë do ishte po të qe “vorio epirot….” !

Mamaaaa !

Mirë t’u bëftë mamaja, unë nuk kam kundërshtim, por këto që me the mua thuaja dhe tyt eti,se ai “di” më shumë…nga këto gjëra tha me ironi Sandra !

Poli, vuri buzën në gas..Po,po ai është “shef”dhe di gjithçka ?

Jo,ai do marë vesh të djelën…unë pres të bëhem nënë.

Po tha Lika, mirë është që babi ta mari vesh po atë ditë kur Ergysi, do sjellë unazën.

Kjo punë ka marë fund.

Doni apo s’doni Ju çdo gjë do realizohet siç thotë Poli, ajo nuk është adoleshente.

Atë nuk do ta pengojë lindja e fëmijës, për të vazhduar shkollën më lart, atë do ta mbash t’i mami, unë do të ndihmoj !

E shikoj tha Sandra se po shkatërohemi, më bëni një kafe shqeto dhe më lini të shtrihem, ndjehem e lodhur…!

Paç Fat, bija Ime !

Poli,Lika përqafuan të ëmën.

E ëma psherëtiu dhe tha dashuria ka çmëndur dhe ka përmbysur Perandorira….!

U ul në kolltuk dhe priti mendushëm që vajzat ti sillnin kafenë !

Ah…Shqipëri ?

4

Zanua !

Mbasi kishte kurdisur planin ose më mire të themi kurthin me “shefin” Fatjona,ndërkohë që djali ishte ende në qeli, Zanua, ra pre e policisë.

Shefi kishte instruktuar Fatjonën që të delte me të shoqin të pinin një kafe diku në një lokal të lagjes ku banonin dhe të blenin disa ushqime për djalin që e ëma t’ja çonte në paraburgim, nga një njoftim telefonik më parë Fatjona “shef”… pa marë porosinë ja mbriti policia (astonomia.)

Ndërkohë, për të qënë okulare në dëbimin e Zanos, duke mos pasur besim ose dyshuar tek “Shefi” Fatjona,i dinte “djallëzitë” e grekeve fare mire dhe për këtë kishte njoftuar edhe shoqen e saj të ngushtë Myzejenin të ndiqte skenën nga larg, kur ata,i ndaloi dhe i futi policia në fugon me porosi të saj Myzejeni, bëri edhe dy tre fotografi për ti patur si provë në një kohë kur shefi mund të mos mbante “premtimin”.

Mos lëvizni,jeni te huaj, tha astonomi kur i mbertheu…pasaportat ?

Fatjona, “ngriu” në vend duke lozur një rol të pështyrë mbasi vetë e kishte kurdisur skenarin duke e çuar të shoqin si cjapi tek kasapi.

Në një kohë që Zanua si statujë,filloi të dridhesh,ai, ishte viktima e saj, pa e menduar dhe pa e mësuar kurrë.

I futën në fugonin e policisë të dy dhe i çuan para shefit…i cili “i egërsuar” uluriste mbi të dy…duke përdorur një fjalor aspak të këndshëm, fyes dhe kanosës.

Deportim, deportim qërohuni që këndej..racë e ndyrë, Fatjona u përpoq të ndalonte “fjalorin” që përdorte “shefi” mbasi e fliste greqishten dhe e dinte bukur, ndërsa Zanua, që kishte pirë që mëngjes nuk ndiehesh fare por shikonte në sy të shoqen, sytë si zakonisht I kishte të kuq dhe të zvogëluar fare, gjëndja e jashtme e tij…ishte mos me keq,i pa rojtur dhe e uniformë ordinere,ndërsa Fatjona ndriste si jë yll. ?

Kur sa mbriti në zyrë e mbërtheu shefi per gryke dhe ja dha disa pëllëmbë,Zanua u bë si i tërbuar por s’foli asnjë një fjalë…në burg tha shefi që të dy….!

I rrëmbejnë dhe sipas “skenarit” Fatjonën, e lanë të lirë mbas dy tre orësh,ndërsa të mjerin e mbajtën në qeli 18 ditë e 19 net deri sa u plotësua një autobus nga të “fshesës” për Kakavi….!

Ata, e porositën, se në rast se kthehej dhe kapej sërish në token Greke, ahere e priste burgu.

Iku i shkreti i torturuar i mërzitur, copë copë,iku po mëndjen e kishte tek Ergysi dhe tek Fatjona për të cilën as nuk i shkonte ndërmënd se çfarë kishte gatuar?

I duheshin muaj të tërë të merte vesh të vërtetën dhe sa më shumë ditë kalonin aqë bëhej më shumë si i tërbuar.

Mbas disa muaj me shumë vështirësi u lidh me të birin.

Kur e mori vesh nuk e donte veten…as donte ta besonte ç’frynte vrer dhe mllef.!

Qëndrimi në Shqipëri e degradoi më shumë, zuri punë në një lavazh makinash dhe çfarë nxirte apo fitonte, i kthente ne alkol.

Me ndihmën e një vëllai duke e ndihmuar me të holla tentoi disa here të kalonte kufirin dhe nuk pyeste për pasojat, mbasi u bind mendoi domosdo të hakmerej…të bënte ndonjë të pa bërë,inatin e kishte me të shoqen që po e tradhtonte,pa ditur kurrë dhe largimin e tij si vepër të saj.

E si mund ta dinte Zanua historinë, kur në disa letra anonime ose ne nja dy telefonata pa emër i thoshin se Fatjona ka lidhje me një të policisë.

Kur u lidh me djalin,vërtetoi plotësisht thëniet e letrave apo telefoanatave anonime, megjithë që djali nuk dha hollësira për nënën as i foli me urrejtje për të, vetëm e porositi të mos bënte gabim të ndërmerte sërish rrugën për… “Janinë”!

Gjithsesi u përpoq disa herë dhe disa here u kap nga pala Greke,kur ata i regjistruan sërish doli që ai e kishte “kartelë me të kuqe” i paralajmëruar të mos merte më masa ta përsëriste se në rast tjetër nuk do ta kthenin por do ta nisnin në gjyq si person me përsëritje gabimin dhe i pa dëshërushëm.

Herën e fundit së bashku me disa “refugjatë” u kapën maleve dhe policia u hyri më hu, keqas, aqë sa i kishin thyer edhe çabokun me çizmet e tyre prej “hitlerjanësh”,me vështirësi me ndihmën e disa djemve të lagjes u kthye ne qytetin e tij i çarmatosur moralisht dhe plot stresse.

U përpoq të fliste sërish me djalin, nuk mundi,telefoni i parë i tij nuk fuksiononte.

Bëri muaj të shërohej nga çaboku, bjerja e tij morale dhe fizike e kishte bërë si 80 vjeçar që në kohë s’ishte as 55 vjeç, kishte ngelur në udhëkryq dhe vuante vetminë,kishte shumë merak për djalin dhe urejte të pa kufishme për të shoqen të cilës ja kishte vëth në vesh.

Çështja ishte keq me Greqinë, operacioni “fshesa” bënte kërdinë,burgjet mbusheshin me “shkelës kufiri”kështu që Zanua jonë….jetonte për inerci dhe në mëshirë të fatit, por me një peng në zëmër.

Gjithmonë udhëhiqej nga thënia popullore se e drejta vonon por nuk haron..!

5

Sandra !

Sandra, kishte kohë që luftonte me të shoqin “shefin” qejflli .

Ajo e ndiente se ishte mjaft e sëmurë dhe acaruar nga sistemi nervor, çdo ditë i bënte sher dhe grinjë…se “alvanidha”, ja kishte nxirë jetën që ishte futur në mes…tyre !

U tërbua kur mori vesh se vajza e saj Poli, ishte lidhur me një “alvanos” i cili ishte pikërisht djali i të dashurës së burrit, plasi nga inati dhe s’kishte si t’i kundërvihej qoftë shefit qoftë asaj…!

E kishte miratuar në parim martesën e saj .

Polin, ajo e donte shumë bile më shumë nga Lika, për vetë misterin që mbante në shpirt,kishte ardhur koha të hakmerej me të shoqin.

Polin, nuk e kishte me shefin,ajo, kishte përjetuar një histori të çuditshme dashurie që vetë varit do ja tregonte,ajo shikonte shkatërim dhe kërkonte hakmarje,sigurimin e jetës e kishte të garantuar nga divorci që mund të ndodhte,”shefi”ishte i kamur dhe pasunia, natyrisht do ndahesh më dy pjesë.

Kishte vendosur plotësisht sa të martohej Poli, të gjënte vetveten.

Dhe historia e saj pak a shumë ishte kështu:

Në kohën që shefi i kishte propozuar ndërmjet disa njerëzve të saj të martohej me të mbasi Sandra ishte Yll, e bukur e shkolluar dhe me njerës të sojm, ajo, ishte e dashuruar më parë me Kostën,një djalë pilot i Flotiljes “Olimpik”të cilin e deshi shumë, por Kosta ja kishte bërë të qartë se kurrë nuk do martohej me të me gjithë që bëri disa vjet i dashuruar, ai nuk donte të ndërpriste karjerën aqë I ri me nje martesë, të nxituar..pavarësisht se Sandra ishte seks bombë.!

Në marëveshje me të dashurin e saj Kostën, kjo miraton propozimin e “shefit” për t’u martuar dhe kështu ndodhi,ama, Sandra i ishte lutur shumë atij se kishte qejf që fëmijën e parë t’a kishte me të, gjë që piloti e miratoi pa problem…por me nje kusht që kur fëmija i çdo seksi që të ishte, kur të mbushte 18vjeç t’i tregonte të vërtetën se kush ishte i ati fiziologjik i saj,gjë që Sandra i kishte premtuar se do t’a mbante premtimin, sikur të bëhej ç’të bëhej.!

Një ditë të bukur kur kjo delte shpesh me “shefin”si të fejuar, i cili ahere nuk ishte shef por ishte një student i akademisë Asfalisë Greke për k/zbulim, Aleksis Papas, ndërkohë Sandra, i kërkonte me isistim Kostës, të dashurit të saj të vuloste aktin e miratuar të marëveshjes..?

Ajo, ngeli shtatzanë.

Sandra, diti bukur të vërtetën e ngjizjes së fëmijës t’ja “atribonte” shefit siç edhe ndodhi…,sekretin e së cilës e dinte vetëm Kosta dhe kjo…!

Poli ishte vajza e tjetërkujt…!

Kaluan vitet dhe Kosta nuk u kujtua më as për bijën edhe as për Sandrën.

Më pas lindi edhe vajza e dytë Vasilika,e cila e gëzoi së tepërmi çiftin Sandra “shef”, dhe rrodhi jeta normalisht, as Sandra më pas nuk u mor me Kostën, krijoi familjen e saj për bukuri pa u kthyer kurrë së kaluarës, ama si pasojë e asaja dashurie ajo kishte Polin, që zëvëndësonte dashurinë e parë të saj.

Këtë mister e mbante në gjirin dhe ne shpirtin e saj,intimiteti i së cilës gjithmonë i jepte kënaqësi.

Ngjarjet u trubulluan, “Shefi” po tërbohej mbas “alvanidhës”,Ergysi, biri i saj tërbohej mbas Polit,Sandra duhet të mbante premtimin dhe t’i thoshte të bijës me plot gojën se “shefi” nuk ishte i ati i saj.

Momenti ishte, i përshtashëm,për të poshtëruar të shoqin, ajo një ditë më parë se Ergysi të vinte në shtëpi t’i jepte unazën të bijës, mblodhi familjen dhe e acaruar u tregoi historinë një për një, gjë që nuk krijoi ndonjë alarm të madh ndër ta me përjashtim të Likës e cila u bë keq !

Shefi, në fillim e mori se Sandra po shpifte, që ta gjunjëzonte atë nga zëmërimi që ndiente, por gjat natës si polic i regjur që ishte u ngrit dhe i kërkoi deklaratë nën presionin e armës për thëniet e saj të ndyra para fëmijëve.

Por Sandra, tepër e përgjegjshme dhe e qetë pa ja bërë tër syri i tha: … “për ne ka ardhur fundi, duhet të jesh t’i ai që domosdo duhet të kërkosh divorc e jo “unë”,armën fute andej nga e nxore se më ke nxirë shpirtin..s’ta kam aspak frikën dhe do ta vuash pabesinë !

Shefi u qetësua dhe thoshte nëpër dhëmbë…pa besinë pa besinë…Po I tha Sandra mos ironizo hiç fare une isha e re dhe në adoleshencë u detyrova ta mohoja ngjizjen e Polit…ajo, ishte dashuria ime e pare, ndërsa Ty po çfrytëzon positën..do ma paguash.

“Shefi” po dhitej në brekë, filloi ta merte me të mire se I dinte pasojat…po të denoconte Sandra,ahere do tëishte skandal…dhe përfundimi dihej.

Sandra nuk dinte gjë reth misterit apo skenarit,Aleks_ Fatjona, por dinte që ka ç’frytëzuar domosdo vëndin e punës se nuk ishte rasti i parë i shoqi ,në këto “kolpo” e “marifete”policeske e me skenarë jashtë normave njerëzore,policia në shumë raste degjeneronte detyrën dhe kush kapej I dihej përfundimi .Ishin të drejtat e njeriut që mbronin Individin i çdo lloj kombësie të ishte.

Ti e shkatërove familjen i thoshte me zëmërim ajo,neise, mos ta zgjasim, kishte hyrë prishja dhe nuk evitohej asgjë, gjë që nuk i bënte përshtypje kërkujt !

Të nesërmen Sandra shkoi tek zv. Minisrti i Brëndshëm u ankua dhe raportoi me shkrim gjithë skenarin dhe hyneret apo hamëndësimet e saj lidhur me “alvanidhën”!

Ju lutem të shikoni lidhjet e burit tim me një nuse shqiptare ,kam mendim se ai ka ç’frytëzuar detyrën që e ka shtyrë në dorë dhe ka prishur një familje.

Shefi ndërkohë i irituar sa mori vesh, padit të shoqen automatikisht për divorc duke përmëndur dhe “ngjizjen” e vajzës nga një tjetër….!

Ministiri i Brëndshëm menjëherë e pezullon nga detyra duke ja dhënë prokurorisë çështjen për hetim, bashkë me denoncimin me shkrim të Sandrës..

U bë lëmsh historia, shefi hetohet më pas dhe provohet se kishte fallcifikuar dhe kishte bërë veprime të kundërligjshme duke falur Ergysin, ndërkohë që dy shokët e tjerë ishin dënuar si përdorues droge me vite burg.

Miqësinë me “alvanidhën” më pas e pohuan të detyruar edhe “pleqtë e vilës seks”1,s iç e pohoi edhe Fatjona jonë,apo shoqja e ngushtë, e saj znj. Myzejeni, të cilës i kishte rrëfyer gjithë historinë.

U hetuan sërish djemtë ruse bashkëpuntorë të Ergysit,që kryenin dënimin, nën mjë burgim të rreptë.

Çështja mori karakter shtetëror.

Shteti Jonë therët Zanon të paraqitet në ambasadën greke në Tiranë për të mare një vizë një vjeçare për efekt hetimi .

Pilotit të vjetër ndërkohë ju kërkua detyrushëm ADNja….po ashtu edhe Polit edhe Sandrës, gjë që u vërtetua plotësisht atësia.

Shefi ngeli në darë !

Prokuroria do vërtetonte më pas gjithë lëmshin !

Një dëng me viktima, të gjithë të përzier në çorbën e prishur të shekullit çudibërës,

le të ndjekim rrëfimin.

6

Skandali :

Poli e kishte lënë me Ergysin sipas fjalës që një të diel në orën dhjetë të takoheshin tek shtëpia e saj mbasi kishte bizetuar me prindët historinë e dashurisë Tyre.

Mirpo e ëma Sandra, në luftë me të shoqin “babain” e Polit, të shtunën e asaja të diele pikërisht u kishte plasur “bombën” në duar me historinë që tregoi.

Poli, nuk ishte vajza e Aleks Papës, por e dashurisë së parë të saj me pilotin e Flotiljes “Olimpik” z.Kosta Karaxhaferi* (*arvanitas) 

Bile atë të shtunë Poli i tregoi dhe fotografinë e djalit që dashuronte,duke i speguar “të atit…” se shqiptari Ergys Guri, ishte pikërisht ai djalë që kishte për nënë “alvanidhën” znj.Fatjona Guri, e cila ishte “mikja” e tij për gati dy vjet, gjë që dihej nga kushdo…!

“Shefi” u skandalizua nga ky lajm,Lika, qante nga që motra e saj e dashur që ishte “gjysëm motre”dhe jo motër, ndërkohë Sandra bënte si e shkalluar.

Po atë natë pikërisht “Shefi”, ky polic i regjur, kërkoi nga e shoqja duke e kërcënuar me armë të lëshonte deklaratën se ajo, kishte bërë “tradhti bashkëshortore”?

Atë të shtunë e gjithë familja ishte e alarmuar, aqë sa në vilën e tyre u bë zallamahi e madhe dhe gjithë natën nuk fjetën gjumë duke u grindur që të gjithë deri në mëngjes.

Afër më të gdhirë,mbas shumë e shumë kontraditave fyerjeve midis çiftit dhe vajzave gjetën pak a shumë një emrues të përbashkët, mbasi Poli, i vuri me shpatulla për muri që të thërisnin djalin, i cili do ti vinte në gisht unazën e fejesës, mbasi ishte lajmëruar më parë dhe Poli e Sandra, kishin marë masat për një ceremoni modeste.

Ranë në konsensus të përbashkët nga zori, jo nga e drejta dhe parimi.

Ishte ditë e kremte, kambanat e Shën Triadhës në kishën e Lagjes, binin për besimtarët në ritualin e zakonshëm, koha ishte e mrekullueshme, ishte fund vjeshte dhe për pak ditë do hynte stina e dimrit.

Shtëpinë vile,e kishin stolisur për bukuri,një ditë para sherit nëna me të bijat,kishin lajmëruar dhe disa të afërm të tyre,edhe dajën me të shoqen,jo pa qëllim Sandra me këtë ceremoni mbasi dinte historinë,donte të zbuste plagët e Ergysit,për egërsinë e të atit, për të cilin kishte dobësi, po pa e përbuzur kurrë nënën, ftoi e detyruar edhe “alvanidhën”, nënën e dhëndërit të saj të ardhshëm..?

U mblodhën njerëzit të cilët ishin veshur si për festë, bëheshin reth njezetë e tetë tridhjetë vetë, me gjithë fëmijët, ndërmjet tyre ishte edhe i dashuri i Vasilikës, një shqiptar me origjinë çame nga qyteti i tyre, shok dhe mik i ngushtë për kokë, i Ergysit.

Çdo gjë shkoi në fillim si mrekullisht, Ergysi ishte i gëzuar dhe ishte veshur bukur, dukej si Alen Delon, plot hijeshi,ashtu dhe i dashuri i Likës, Janaqi (Jaho ) fantastik djalë bukurosh, aqë sa të gjithë grekët i shikonin me admirim.

Fatjona, në krahun tjetër ishte veshur bukur e bërë “xhind”,ishte tmeruar kur mori vesh atë mëngjes se e fejuara e Ergysit ishte Poli,qe llahtarisur por nuk e dha veten, u pregatit dhe erdhi urgjent .

Gjithë energji,dinamizëm, me paramendime e qëllime djallëzore dëshëronte të tërhiqte vëmëndjen e të ndëronte situatën në favor të saj dhe të hiqej tepër“moderne,e emancipuar dhe model”! (Se kur i vjen ngordhja qënit thotë populli jonë, përmjer në derë të xhamisë…)

Shefi, shikonte Ergysin dhe nuk i besonte syve,se kur e kishte nxjerë nga qelia kishte gati dy vjet e kusur dhe nuk e mbante mënd fare ,pastaj ahere kur ishte paraqitur tek ky, ishte kokë qethur e i friksuar. 

Fundi fundit “shefi” kishte synim të ëmën t’a hidhte në dorë dhe me djalin e saj s’pati kurrë punë më me të.

Fatjona, as “pirdhte” për Sandrën, as për gjithë grekerit, atje i gëzohej “shefit”,Ergysit dhe mikut të tij “Janaqit”, që nuk e kishte parë kurrë,Ergysi nuk e kishte ngatëruar në këtë çështje të ëmën, duke ditur se ç’farë do ndodhte,nga ana tjetër pa pikë droje e ëma,rinte afër shefit, si të ishte gruaja e tij dhe jo e dashura,për inat të Sandrës.

Të pranishmëve u neverit kjo sjellje e të dyve, me gjithë që shefi u përpoq të distancohej, por dhe në shtëpi kur Ergysi i vendosi në dorë unazën Polit dhe shkëmbyen puthjet,Fatjona në kulmin e gëzimit,uroi e përqafoi shefin, si të ishte Sandra vetë.

Më pas Fatjona, e pa përmbajtur dhe më e bukura në atë ambient, me gjithë kritikat dhe tërheqje të vëmëndjes here pas here nga i biri ra në sy për keq.

Kur, shkuan në lokal për të kryer një cermoni modeste, ajo e lëshoi veten aqë sa Ergysi, u ndie i fyer i përbuzur dhe protestoi para të tjerëve…Maaaa, të lutem mblidh veten, i foli shqip dhe i mirësjellur po bën gabime..?

Uaaaa, Ergys, t’u bëftë mamaja,unë kam gëzimin Tuaj, u marsha të keqen,më lini të pi e të dehem sot nga gëzimi,apo jo zonja “Sandra Papas”,ne si nënat, e këtij çifti jemi më të lumuturat në këtë eveniment kaqë të gëzueshem, pini sot e kërceni,dita është e Jona…!

“Shefi” e donte shumë Fatjonën dhe fyhej e tërbohej me gafat e saj,por nga një anë donte t’i thyente pak edhe tangërllëkun të shoqes që e kishte kërcënuar se do depononte kundër tij…fundi fundit , divorcet janë për njerëzit,vajzat u ritën u dashuruan çdo kush ka jetën e vet.

Gjat gjithë darkës nuk i kryqëzoi asnjëherë sytë me Sandrën aqë sa ra në sy për keq ndër të gjithë.

Nën ndikimin e verës “Kallamata”, apo tingujt e buzuqeve dhe të orkestrës,Fatjona po thuaj degradoi plotësisht dhe nga mesi i ahengut ajo ra për tokë në kohën kur kërcente me “shefin”…atë e morën me ambulancë…!

Ergysi rinte i heshtur dhe i pikëlluar,Sandra çfrynte nga inati,”Shefi” ishte bërë pulë…Janaqi me Likën vetëm kërcenin, daja dhe plaka pinin puro me gotën e recinës para dhe me me peshk e kallamar…grekët e tjerë pinin e hanin rinin indifferentë si zakonisht natyra e tyre,si të mos kishin parë e kuptuar asgjë ?

Muhabeti mes trapezit të tyre kishte marë të çarë, u krijua një ambient përbuzës, dehja e qëllimshme apo veprimet e Fatjonës injoruan të birin ose palën tonë.

Ajo, qëllimisht, nuk kishte hallin dhe gëzimin e djalit, me sa kuptuan pjesëmarësit, por donte t’i thonte Sandrës se ,Yt shoq nuk është më i joti…!

Ergysi, u ndie keq…!

Poli, vetëm qante nga që shikonte të dashurin e saj të helmuar e të mërzitur në palcë,ajo i rinte afër dhe i thoshte…s’ndodhi kurrgjë, do kalojë, akloli i tepërt i ka këto përfundime..znj, Fatjonë do të “qetësohet, më pas domosdo” .

Gjithsesi,darka degradoi keqas,pleqtë i komunikuan shefit kur u larguan se “Alvanidha” sdo të kishte më punë tek ata,do gjenin një puntore tjetër por jo nga “kjo racë”.

Për të i tha plaku “nipçes” dera jonë mbyllet që sonte,komunikoja sa të bëhet esëll,paskaqënë e ç’thurur fare, ajo dukej e mirë….jemi zhgënjyer ?

Dha e mori Aleks Papa, t’i mbushte mëndjen dajos ta kthente mëndjen, por plaku ishte i prerë dhe i regjur në këto marifete !

Mbaroi darka,të dy çiftet Ergys & Poli, dhe Janaq & Vasilika, morën rrugën e spitalit “venizellos” ku u mbart e sëmura ! (e droguar)!

Brënda 48 orësh më pas kishte ndryshuar çdo gjë,nga denocimet dhe deponimet e Sandrës me njëhëherë shteti ndërhyu.

7

Shteti & Prokuroria & Gjykata :

Mbas skandalit të së djelës siç edhe rëfyem më lart, znj. Sandra, mori takim me zv. Ministrin e Brëndshëm, ku denoncoi të shoqin me gojë e me shkrim për mos trajtim të emigrantëve duke shpërdoruar postin zyrtar,ajo, nuk dinte dhe as mund ta mendonte kompromisin që kishte bërë me “alvanidhën”i shoqi i saj, Aleksis Papas,mirpo e bija i kishte refyer kohët e fundit të vërtetën që ja pat thënë Ergysi, i cili falë shefit ishte lënë i lirë.

Sandra, nuk pyeti as mendoi dhe as parashikoi pasojat që do tronditej më pas e gjithë famija, mbasi në të ishin implikuar të gjithë.(Shef, Poli _Ergus, Lika, i dashuri i saj “Janaqi”, pse jo dhe pleqtë…?)

Sandra, u paraqit më pas edhe në gjykatë ku kërko me shkrim dhe aplikoi divorc me Aleks Papanë, kryesisht për motive të “dobëta”!

Qysh atë ditë porta e pleqve ishte e mbyllur për “albvanidhën”!

Ajo, duke ndier rezikun e policisë, nuk shkoi në hyrjen e saj, ku e kishte lëshuar me qira dhe mbante një dhomë reservë por shkoi të bujtte tek Myzejeni, e cila ishte shoqja e saj e ngushtë edhe ajo, ishte grua pa burrë, por përdorej si e dashur e bossit e një “maltezi’ të kamur,pronar i disa kantinë verërash, gjë që “alvanidha dhe shefi” i njihnin mirë mbasi shoqëroheshin nëpër parti e nëpër eskursione.

Ata,ishin lidhur nëpërmjet njëri tjetrit, nga të dashurat e tyre të “ëmbla”emigrante .

Myzejeni, ishte me e re se Fatjona dhe më e shkolluar, një vajzë që kishte, mbas divorcit që kishte kryer që në Shqipëri jetonte me të ëmën e saj në Atdhe dhe kjo, i ndihmonte me të holla.

Deklarata e Sandrës, më pas bëri bujë si lajm kryesor në të gjithë mediat Greke,ne Tv, radio e gazeta…..!

Lajmi ishte i bujshëm.

Menjëherë arestohet Ergysi,i cili rrëfeu historinë me Rusët një për një, ata, u pyetën njëkohësisht nga burgu “Koridallo”mbas kallzimit të çështjes së tyre në prokurori.

Shefi brënda 48 orëshit mbas kallzimit ishte pezulluar dhe arestuar.

Myzejeni, përpiqet të mos pranojë Sandrën në shtëpi nga frika e ndonjë komprometimi, me gjithë lutjet e saj,ajo nuk e pranoi, por Fatjona i kërkoi me këmbëngulje fotot që pat bërë me celualar në kohën e prangosjes me Zanon,dhe Fatjona e kishte porositur ti stamponte dhe t’i mbante ne ruajtje Myzejeni,se ato në rast se “Shefi” do braktiste Fatjonën ajo t’i kishte prove për t’u hakmarur.

As, ato Myzejeni nuk ja dha ? 

Fatjona iku e mërzitur prej saj dhe e quajti të pa besë.

Policia pas tre ditësh zbulon “strehimin” e Fatjonës…. E cila arestohet dhe bashkë me të meren në pyetje edhe një cift strehuesish nga qyteti i saj dikur miq të Zanos.

Ata,të shkretët e pësuan, se policia mbas tre ditësh i dëboi me kuç e me maç, për strehim të “njerëzve të kërkuar prej Tyre”dhanë deklarata, sic ishte ndodhia, u inçizuan fjalët e tyre në hetuesi, firmosën proçess verbalet dhe me dy fëmijë të mitur përfunduan në Kakavi,si bashkëpuntorë të zhdukjes së gjurmëve dhe pa leje qëndrimi..

Në hetuesi të lirë meresh edhe POLI, edhe Jahua, edhe Vasilika, pleqtë,pse jo dhe dy tre miq të Ergysit,si edhe disa shoqe të tyre.

Të gjithë u quajtën bashkëpuntorë.

Fatjona, në hetuesi tregoi fill e për pe gjithë “nyjen gordiane” të miqësisë me shefin,ose acarimin e ma rëdhënieve jo të pa qëllimshme midis saj dhe Sandrës.

Ajo turpërisht, pranoi që ishte ajo e para që i propozoi “shefit” të dëbonte të shoqin ,mbasi ai, kishte degraduar dhe po shkatëronte familjen.

Me pak fjalë për shefin ishte akuzë e rëndë me pasoja por edhe profecia e Sandrës, natyrisht vertetohej.

Zgjati një muaj e ca hetuesia, nëpërmjet Jahos, në një ballafaqim me Ergysin ky i fundit i tha në sy të hetuesit…pa frikë e ndroje, të lajmëronte të atin e tij Zanon, të mos merte vizë, për të ardhur në hetim.

Këtë lajm ja kishte konfirmuar vete hetuesi z Dhimitër.

Avokati, i çështjes mbrojtës, i Ergysit i vënë nga Poli, kërkonte me isistim të vinte z. Zano Guri të hetohej në gjëndje të lirë, mbasi Ergysi do të kishte lehtësira në gjykim.

Por Ergysi tha qartë dhe prerë…në asnjë mënyrë akurrrë s’duhet të shkelë në këtë tokë që po na nxin jetën të gjithëve, le të përjetojë dhimbjen e tij në atdhe.

Ndërkohë Zanua, kishte marë vizën dhe pregatitej të vinte.

Ai, ishte bërë i rezikshëm dhe i pa përgjegjshëm,sic i kishte thënë i vëllai Janaqit në telefon..ai,ishte shumë agresiv.

Për fat të mirë a të keq i vëllai i Jahos, nga telefonata e tij, e kishte bllokuar ne Kakavi, para se të kalonte kufirin…Zanua, me zi u bind të kthehej, ai çfrynte gjithë urejtje per të shoqen por dhe për Grekët…që I morën nëpër këmbë duke ditur varfërinë e tyre, mallëkonte veten..dhe me plot gojën i quante të pa fe.!

Poli, qante dhe urrente të ëmën duke bërë shamata çdo ditë e çast me të, për pabesinë që i bëri duke i humbur jetën, ajo e deshte shumë Ergysin, të cilit nuk i dihej fati, me gjithë që Poli ja bëri të qarta të ëmës..se ajo,ishte betuar, se burrë tjetër nuk do të merte kurrë e kurrës në çdo rethanë që të ishte.

Sandra, e helmuar qante katastrofën..por urrejta e madhe e bëri të mos ishte pishan…inat grekeje..?

Jahua, u trëmb më shumë, se po t’i delte origjina nga ishte, do kishte më shumë pasoja, por falë nunës të tij një zonjë greke që e pat pagëzuar dhe që ishte me influence dhe e kamur e cila bëri mbrojtjen e tij, duke vënë avokat mbrojtës me harxhet e saj..

E vetmja që mund të koprometonte Janaqin, ishte për shkelje kufiri të pa ligjshëm se jetonte e banonte për gati 17 vite pa leje qëndrimi…dhe detyrimisht do ta deportonin pa asnjë dyshim.

Brënda këtyre ditëve të hetuesisë veç e veç për të arestuarit ,policia mbriti dhe tek Myzejeni…të cilën e ngriti të pandehur për mëshehje provash,ajo,në hetuesi i tha të gjitha “eskursionet,horlleqet,batakshillëqet,orgjitë ”që kishin bërë bashkarisht.

“Maltezi”qëishte dhe Dhimarko* (krye kshillëtar) i një fshati të madh në periferi të Athinës në fshatin V, u diskreditua kur doli më pas në gjyq…Fëmijët e tij s’donin ta besonin, reputacioni i tij vajti ne zero,me gjithë që avokatët mbrojtës i kishin rrjepur ai u dënua me një shumë të madhe të hollash .

Hetuesia ishte e rreptë për këdo,si për ish“shefin”, Fatjonën, Ergysin,Myzejenin,që ishin në gjëndje aresti, por edhe për ata që hetoheshin të lirë me detyrim paraqiteje, si poli, Janaqi, Vasilika, pleqtë e ndonjë tjetër përfshi këtu dhe “dhimarkon” e Vësë .

(Në ndihmë të hetuesisë ishin vënë edhe disa “vullnetarë”ndoshta dhe të “paguar”miq e shokë të djemve apo të njohur të tyre nga vëndi jonë,emrat e të cilëve hetuesia i ruajti sekret duke u ruajtur privatësinë..)

Kaloi gati dy muaj hetuesi dhe dolën në gjyq me dyer të mbyllura, mbasi ishte një gjyq banal.

Të ftuarit ishin njerës të asfalisë të policisë të shërbimeve secrete, të drejtësisë,apo agjentë të interpolit,apo bashkëpuntorë të tyre se gjyqi, kishte përmbajtje edukimimi dhe mësimor.

Para trypit gjykues dhe para se të merej vendim i gjykimit, shefit i dhanë për të firmosur aktin e çkurorëzimit nga e shoqja .

Ai, e firmosi me qetësi atë dhe kur më pas do të thoshte fjalën e fundit deklaroi publikisht gjithë historinë e tij të pështyrë dhe çfrytëzimin e postit zyrtar, gjat hetuesisë ai kishte denoncuar edhe raste të tjera me femra ruse apo nga të tjera shtete.

Këto prova dhe jo thashetheme, ishin mare e servirur nga vartësit e tij, të cilët denoncuan kur “kalit” i kishte ardhur ngordhja…dhe në gjyq u permëndën detyrimish nga vetë shefi që kishte në dosjen e hetimit.!

Gjyqi ashtu si edhe hetuesia u tregua tepër e ashpër, dhe mori vendime të pa menduara nga të pranishmit.!

Vendimi ishte i ashpër:

_Aleksis Papas, si kryetar grupi dënohet me 7 vite burg për shkelje të etikës shtetërore dhe abuzim në detyrë dhe asnjëherë dhe askurrë të punojë në Administratën Shtetërore Greke.

_Emigranti Ergys Guri, si autor dhe bashkëpuntor në një grup përdorues dhe shhpërndarës droge, si dhe kalim i pa ligjshëm i kufirit, dënohet me 6 vjet burg dhe mbas burgut me 10 vjet “minisi”. (*ndalim te futet ne token greke.Ergusi u dënua dy vjet më shumë se rusët ish miqtë e tij, mbasi nuk kishte denoncuar dhe kishte përfituar nga një skemë antikushtetuese e krimit.)

Fatjona Guri,emigrante, dënohet me tetë muaj burg si shkelese e pa ligjshme kufiri dhe deportim menjëhere mbas dënimit, njëkohësisht me 10 vite pa të drejtëm e futjes në token Greke si e pa dëshëruar.

_Myzejen Brahimaj,emigrante, gjashtë muaj burg, deportim dhe 10 vite pa pasur të drejtën të futen në teritorin Grek.

_Janaq (Jaho) Isufi, gjashtë muaj burg si kalim i pa ligjshem kufiri dhe pas të deportohet dhe pa të drejtë të futet në teritorin Grek,përgjithmonë ! (….hetusia kishte provuar që ishte me prej ardhje nga krahina e Çamërisë,por pa e cilësuar në hetuesi dhe gjyq.)

_Zano Guri, emigrant dënohet në mungesë për sjellje të përsëritshme si shkelës kufiri, dhe kundërshtim i policisë më dt…..me 10 muaj burg, dhe dhjetë vite të mos futet në teritorin grek.( Për Zanon, në gjykim u akuzua dhe për mos ardhje ne kallzim,mbasi Grekët i kishin siguruar vizë )

_Zoti, AK,ish daja i shefit për mos kallzim në kohën e hetuesisë dhe për mungesë të dhënash dënohet me 7 mijë Euro gjobë në favor të Minstrisë Drejtësisë.

Gjyqi mori formë të prerë me të drejtë apeli për 15 ditë për çdo të pandehur.

_ Kur kyetari i Seancës gjyqësore kërkoi fjalën e fundit të të pandehurve Ata, një nga një pohuan:

==============================================

_Aleksis Papas, Kërkoj ndjesë, jam shumë i penduar për veprën që kam kryer në kushte jo normale mendore…ndoshta nga euforia,lutemi mbas dënimit znj. Fatjona Guri , të mos deportohet se qysh sot, sa të divorcohem prej sime shoqeje, qysh nga burgu kërkoj martesë me të.Dhe sa të dal të celebrohem .(salla qeshi e tëra me ironi..)

_Fatjona,ashtu si në hetuesi edhe në gjyq nuk kam pranuar se kam bërë vepër penale, me përjashtim të shkeljes së pa ligjshme të kufirit…jam dakort të kryej dënimin pa faj, dhe ju lutem të më hiqet deportimi, si mua dhe djalit tim, mbasi unë rezikoj jetën atje së bashku me djalin nga ish bashkëshorti im…I cili nuk gëzon gjëndje të mirë shëndetësore dhe është agresiv. ?

Lutemi dhe kërkoj mëshirë.

_Ergysi, jam i fajshëm dhe do kryej dënimin pa e përfillur atë, të më falin dy shokët e mi ruse…që u dola i pa besë…rashë në grackë të një nëne të pa përgjëgjshme.

As, njëherë nuk kam miratuar veprimet e saj.

Polit, i kërkoj ndjesë publikisht..dhe po të më presë do të jetojmë të dy në Shqipëri në Atdheun Tim, të mrekullueshëm, ndonse të varfër por askurrë dhe asnjëherë të komprometuar, mbasi atje, nuk ka dallime raciale,feje,krahine apo ideje…!

(…nga Salla ,Ergys..të betohem do të pres…bërtiti Polis, sa kishte fuqi dhe e mbytur në lot …,aty për aty edhe unë Janaqin ….tha instiktivisht Lika, duke uluritur e qarë me zë….) 

_ Myzejeni, më futi një shoqe e pa besë në valle..kërkoj mëshirë.

_Janaq (Jaho )Isufi..Jam plotësisht dakort me vendimin…mos i pafsha më këto dyer, Greqinë dhe grekërit, ku nuk gëzon njeri nga emigrantën të drejtën e fjalës të shkollimit të fesë…të gjuhës !

E P I L O G U :

=====================

=========================

U ndërlikuan akoma më shumë punët kur “Fatjona” kreu dënimin,shteti Grek nuk mori parasysh lutjet e Akeksis Papas, që ajo mbas dënimit të mos deportohej në Shqipëri.

Ndërkohë vajtja e saj në atdhe u bë zyrtare mes “Asfalisë”Greke dhe asaj shqiptare, vendimi i gjyqit Grek, ishte qe Shqipëria të merte ne mbrojtje dhe të siguronte Jetën e saj, e cila kërcënohej nga i shoqi dhe ishte vënë në rezik..

Nëpërmjet Interpolit dhe konventave ndërkombëtare dhe në bazë të akteve ndërshtetërore ajo, hyri me një serë “Proces Verbalesh”e “Dokumentash”në Atdhe,asaj i kishte humbur bukuria dhe i ishte venitur Ylli, me dorën e saj ajo shkatëroi shumë njerës, ndër ta djalin e saj të vetëm I cili kryente dënimin në një burg të sigurisë lartë.

Në mënyrë tepër të fshehtë ajo u strehua në disa kushërinj të nënës ne rethin tjetër.

Ndër kohë Zano Guri, vuante shkatërimin e familjes.

Donte të hakmerej…këtë vendim e kishte marë shpejt dhe ishte i prerë,policia shqiptare e kishte në syrvejim me detyrim paraqitje, me një vendim gjyqi për kanosje personi, gjë që e kishte pohuar dhe pranuar edhe para organeve pa ja bërë tër syri.

Gjithsesi,ai, investigoi dhe kërkoi tek njerëzit dhe ndër miq e shokë të mësonte për të. 

Ra në gjurmë të saj mbas shumë muajsh.

“Fatjona” ndërkohë me ndihmën e disa miqve të vëllezërve të saj, pregatitej të hynte ilegalisht në Itali, gjë që do ishte e vështirë mbasi ai vend ishte antar BE.esë siç ishte edhe Greqia..

Ndëroi çdo indetitet dhe u tjetërsua ne pasaportën e re që mori.

_Kur Zano Guri ishte paraqitur dhe kishte kërcënuar tek njerëzit ku ajo u strehua,këta të fundit lajmëruan për kanosje individi dhe policia e shpalli në kërkim.

Ndënji në ilegalitet gati katër muaj, ndërkohë ay mësoi se edhe këtë rradhë “Fatjona”i kishte lënë targën.

Një telefonatë nga djali ilegalisht nëpërmjet shokësh të Ergysit nga burgu, e parandaloi të kryente ndonj akt makabër karshi nënës së tij.

Me lot në sy ju betua se s’do ndodhte asgjë.

Nga burime të erëta pse jo të sakta ai mësoi më pas se Fatjona, ishte hedhur përtej detit me dokumenta krejt të reme e mbështur nga djemtë e po të atij fis…ne Olegio/Novara Itali, të cilët ishin bahkëpuntorë të rezikshëm të një grupi droge dhe ishin në syrvejim nga të dy palët..,priteshin të kapeshin me “presh në duar”?

Në qoftë se shteti shqiptar dhe policia do të zbulonte vënd ndodhjen e Zano Gurit,nuk do të kishte ndodhur hataja,ai,me 19 të tjerë klandestinë u mbytën në kanalin e Otrantos për ikje të pa ligjshme, me një motoskaf.!

_Mbas daljes nga burgu, Janaqi, u deportua në Shqipëri, menjëherë kërkoi më pas të lidhej me Vasilikën, sipas premtimit…por ajo i tha qetë në telefon plot me etiketë e mirësjellje se kishte ndëruar mëndje,një djalë tjetër do të ishte bashkëshorti i ardhshëm i saj.

_Ndërkohë Poli me mbështetje të Sandrës,nënës së saj ishte e përditshme në kontakt me Ergysin duke e ndihmuar tmerësisht atë.

Për fat të keq kur ai, doli nga burgu vajza “Fatjona”…ishte 8 vjeçe…Poli, nuk mund të vinte mbas Tij, mbasi nuk i sigurohej e ardhmja vajzës, gjë që e zhgenjeu krejtësisht, Ergysin.

Ai, kur doli nga burgu, u përpoq dhe disa here u rikthye ilegalisht në Greqi të çiste llogaritë me Polin, e cila e kishte tradhëtuar…me gjithë ndihmesat e mëdhaja që i kishte dhënë gjata prangosjes ose më parë…!

Ai, u kap dhe u ridënua sërish për përsëritje të shkeljes së pa ligjshme të kufirit.

Poli nga reziku,i ndonjë të pa bëre “alla shqiptarçe” nga frika e ndonjë hakmarje të mundshme ishte shpërngulur nga Athina me gjithë vajzën, motrën dhe të ëmën.. dhe kurrë Ergysi apo “miqtë”e tij nuk morën vesh vënd ndodhjen e tyre ?.

_Myzejeni,nga ana tjetër ngeli në mëshirë të fatit,kur ajo u kthye ne atdhe, si femër pa taraf…dhe krah, ju nënështrua e detyruar të mbi jetonte prostitucionit në metropilin e Shqipërisë, policia është në ndjekje të saj ? 

Kush vallë ishte viktima në këtë Histori….?

Të paktën, Jo Fatjona.

pjp

Shkurt 20... USA

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page