Barometri diplomatik
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
“Pesëshja” versus unitetit të BE-së dhe pavarësisë së Kosovës
Sipas masmediave ballkanike (sidomos në Kosovë, në Shqipëri e në Serbi), kur është fjala për mosnjohjen e Kosovës nga 5 vendet e BE-së: Spanja, Rumania, Sllovakia , Greqia dhe Qiproja, lë të kuptohet se ky akt antipavarësi nuk përbën vetëm problem të brendshëm, por, para së gjithash ka të bëjë me “mosunitetitn” mes tyre dhe të 22 shtetve të tjera të BE-së, të cilat e kanë njohur Republikën e Kosovës (17 shkurt 2008). Ky është problemi kryesor politik, dhe juridik, që 5-shja si pakicë tolerohet nga shumica dërrmuese (22 anëtarëshe) të luajë rolin e diktatorit dhe shpërdoruesit të rregullave dhe të normave procedurale administrative ligjore, në shpërputhje me kriteret dhe me standardet e misionit demokratik, integrues , paqësor dhe të sigurisë. Kjo lloj “tolerance” dhe kundërshtie e “Pesëshes” së BE-së (Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja) i ngjet VETO-s së shteteve anëtare të përhershme të OKB-së (Amerika, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Rusia). Mirëpo, e DREJTA E VETO-s së tyre është e sanksionuar në Kartën e Kombëve të Bashkuara, që de fakto dhe de jure është e pranueshme dhe e ligjshme.
Mirëpo, kur është fjala për 27 vendet anëtare të BE-së, askund në dokumentet e saj programore nuk figuron klauzola jurdike se Spanja, Rumania, Greqia, Sllovakia, Qiproja “kanë të drejtën e VETO-s “, që t’i bllokojnë dhe t’i injorojnë vendimet politike të shumicës dërrmuese, d.m.th. të 22 shtetve të tjera-shumicës dërrmuese të BE-së, të cilat de fakto dhe de jure kanë njohur pavarësinë e Kosovës. (17 shkurt 2008).
Veç këtij kundërshtimi flagrant politik dhe juridik të vendimit të BE-së, “PESHËSHJA” (Greqia, Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja) e BE-së ka hedhur poshtë edhe Opinionin Këshillëdhënës të GJykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë (22 korrik 2010), e cila e vlerësoi pozitivisht shpalljen e pavarësisë së Kosovës në përputhje të plotë me parimet e së drejtës ndërkombëtare.
Pra, me një fjalë, as de fakto e as de jure nuk janë shkleur rregullat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, ashtu siç po gënjen, po shpif dhe po manipulon amalgama e propagnadistike e kësaj “Pesësheje të rebeluar” politikisht dhe juridikisht nga shumica dërrmuese-22-shja e BE-së, ashtu edhe propaganda politike e regjimit pushtues të Vladimir Putinit dhe e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se gjoja “Amerika dhe Perëndimi kanë shkelur parimet e së drejtës ndërkombëtare, me rastin e njohjes së Republikës së Kosovës”. Kjo është një floskulë ordinere, pa asnjë mbështetje të argumentuar të shkencës së drejtës ndërkombëtare, vetëm për t’i jusitifikuar krimet e gjenocideve të tyre në Ukrainën e invaduar nga agresioni i Rusisë së Vladimir Putinit, 27 shkurt 2022) dhe në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (Serbia e Slobodan Milosheviqit, e Aleksandër Vuçiqit dhe e Ivica Daçiqit e Vojislav Sheshelit, gjatë viteve 1990-1999). Pikërisht këto agresione dhe gjenocide të Rusisë dhe të Serbisë kundër vendeve dhe popujve sovranë, janë plotësisht në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, me Kartën e OKB-së dhe me të drejtën humanitare ndërkombëtare, JO SHPALLJA dhe njohja e pavarësisë së ligjshme dhe legjitime e Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2008.
Prandaj, pavarësisht nga keqinterpretimi i së drejtës ndërkombëtare nga ana e përfaqësuesve të “Pesëshes së rebeluar” të BE-së, në veçanti të “Spanjës, e cila po e kundërshton hapur mosnjohjen dhe mospërfshirjen e Kosovës strategjinë e zgjerimit dhe të integrimit në kuadrin e “Ballkanit Perënidmor”(WB6), është momenti oportun që 22-shja e BE-së të ngrejë zërin lart( kundër padrejtësisë, që po i bëhet Kosovës nga ana e Spanjës, e Greqisë, e Qipros, e Rumanisë dhe e Sllovakisë, duke gënjyer dhe shpifur se gjoja “është shpallur në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”. Këtë propagandë antishqiptare kundër pavarësisë së Kosovës dhe, kundër njohjes së saj nga 22 shtete anëtare të BE-së, si dhe të 120 shteteve të tjera të OKB-së) në Samitin e Tetë të Procesit të Berlinit, që do të mbahet nën patronatin e kancelarit gjerman Olaf Sholc në Berlin të Gjermanisë, më 3 nëntor 2022.
Ndër temat e tjera ( zgjerimi, zhvillimi ekonomik, rivitalizimi i marrëdhënieve multilaterale të “WB6” me BE-në, siguria, stabiliteti, bashkëpunimi, kriza energjetike, tregjet e përbashkëta rajonale etj.), do të ishte me shumë interes, edhe ngritja e përgjegjësisë së “Pesëshes” (Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja), pse dhe, deri kur do t’i injorojnë vedimet e ligjshme të shumicës dërrmuese-22-shës së BE-së, mbase ky qëndrim negativ i tyre ndaj të drejtave legale të Kosovës, është fraksionizëm par excellence , që minon unitetin e Bashkimit Evropian.
Fundja, edhe pjesëmarrësist shqiptarë nga Kosova dhe nga Shqipëria në Konferencën e Tetë të Procesit të Berlinit, më 3 nëntor 2022, duhet t’i vënë dijeni të pranishmit se Kosova nuk varet as nga Spanja, në asnjë kuptim, por vetëm nga Amerika mike dhe nga aleatërt e saj lojalë evropianë perëndimorë.
Comments