Perparim Hysi: Ditë vetrëtimash

(poezi)
Nga Përparim Hysi
Vetëtimat ndezin vëndin,pritet shi të bjerë me gjyma
Shoh me sy "azërmënin" dhe nxitoj sa më del fryma
Sado shkrepin vetëtimat,unë jam nisur për në shtçpi
Shoh një zonjë që po friket.dridhet si një zog në stuhi.
E shoh që dridhet frikës,s'ka as çadër në këtë shi.
Shkoj i bëhem"rrufepritës" dhe,nën çadër,jemi tani.
Rruga është goxha e gjatë dhe gjmimat veç gjëmojnë
Gati vëndi ndizet flakë(bobo,do na"përcëllojnë"!!!)
Ndaj e zë unë me dorë,që të mbushet me fuqi
Po unë pse ndizem horë? Vetëtimë zonja a si?
Vetëtima prapë shkrepi (zonja mend u hodh përpjetë)
Thasë me vete,oh,ç'më gjeti! Mos e gjen ndonjë gazep?!!!
Me dy duarët e mbërtheva dhe e fut në timin gji
Thashë se në mes e theva,por s'po dridhej më tani.
Duket i pëlqeu "foleja",se në gjoks m'u tulat
Tani ndryshe "meseleja", atë "punë" e kam "zanat".
Zë e puth atë, me nge: vetëm për t'i nxjerrë"frikën"
Duket e pëlqeu se,tash e pushoi "dridhën"
E mbaj mend mirë ditën, atë ditë me vetëtima
Se ASAJ i nxorra"frikën" dhe me të ia bëmë "prima".
FLORIDA,30 tetor 2011








Comments