top of page

Pengesa


Pengesa

Astrit Lulushi


Në vitin 1997, autori meksikan Don Miguel Ruiz ndryshoi mënyrën se si njerëzit mendonin për vetë-përmirësimin, me botimin e librit Udhëzues praktik për lirinë personale. Në vend që t'u tregonte njerëzve se si të ndryshonin zakonet e tyre, ai u përqendrua në një grup besimesh shpirtërore të mbajtura nga njerëzit e lashtë Toltec që theksonin "marrëveshjet" që bëjmë me veten, me të tjerët, dhe me vetë jetën.

Sipas Ruiz, më e rëndësishmja nga këto marrëveshje, dhe shpesh më e vështira për t'u mbajtur, është ajo që bëjmë me veten. Tre marrëveshjet, siç i parashtroi Ruiz, janë:

1) Mbani fjalën.

2) Mos e merrni asgjë personalisht.

3) Bëni gjithmonë më të mirën.

Veçanërisht kur bëhet fjalë për të bërë më të mirën, njeriu mund të përqendrojë mundësitë kundrejt kufizimeve, dhe duke e bërë të drejtohet drejt pohimeve pozitive kundrejt vetëkritikës.

Sa fisnikë dhe të mirë mund të ishin të gjithë, nëse, çdo mbrëmje do të kujtonte në mendje ngjarjet e gjithë ditës dhe do të mendonte saktësisht se çfarë ka qenë e mirë dhe e keqe. Më pas, pa e kuptuar, përmirëson veten në fillim të çdo dite të re.

Ne bëjmë atë që dimë të bëjmë, dhe kur dimë më mirë, bëjmë mirë. Mos u lodh kurrë duke u përpjekur dhe mos mendo se është e pamundur. Bëhu vetvetja; nuk ka imitues të tjetrit. Ka diçka që mund ta bëni më mirë se një tjetër. Dëgjoni zërin e brendshëm. Bëj gjërat për të cilat je i shkëlqyer, thotë Ralph Waldo Emerson, ne nuk mund t'i lejojmë vetes të frikësohemi për të mos e jetuar jetën tonë… Duhet të vazhdojmë me besimin se gjërat do të përmirësohen… Dhe gjërat do të përmirësohen kur ne t'i bëjmë ato më të mira.

Kuptimi thjesht është, se çdo gjë që përpiqesh të bësh, përpiqu me gjithë zemër ta bësh mirë; se “në qëllime të mëdha dhe në të vogla, kam qenë gjithmonë tërësisht i zellshëm”, thotë Charles Dickens.

Për sa kohë që përpiqeni për më të mirën, nuk jeni i dështuar. Gjithashtu nga jeta njeriu mëson se suksesi nuk matet aq shumë nga pozicioni që dikush ka arritur në jetë, sesa nga pengesat që ka kapërcyer gjatë përpjekjes për të pasur sukses.

3 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page