top of page

Partizan Bako, me rastin e 30 vjetorit)



(Dëshmorit të atdheut Partizan Bako, me rastin e 30 vjetorit)

Përkujtimore

Nga Xhevahir Cirongu

Nën këmbët e malit Koshnicë shtrihet Burranji i bukur, i cili ndodhet në luginën tomorricë të rrethit Skrapar. Fisi Bako, që banon prej shekujsh në këtë fshat, njihet gjerësisht si punëtorë e të lidhur fort me bagëtinë e tokën. Por, shquhen edhe si atdhetarë e intelektualë të zot. Të besës e fjalë ngrohtë, të dashur e të respektuar ndaj bashkëfshatarëve e gjithë njerëzve të zonës e më tej. Kushdo që kalonte për rrugë të gjatë drejtë Sulovës, Beratit apo Korçës, do kthehet e do të pinte një godë ujë të ftohtë! Portat e shtëpive të fisit Bako, qëndronin gjithënjë ditë e natë të hapura. Rrugëtari do merrte me vete edhe një copë bukë e djath me vete. Banorët e fshatit Burranj dhe fisi Bako kanë luftuar për liri e pavarësi. Në luftën e dytë botërore morën pjesë masivisht dhe u bashkuan me Lëvizjen nacional - çlirimtare. Nga ky fis, ra dëshmore për të mos vdekur kurrë, bija e këtij fshati Nafije Bako (Bregu). Eshtë e vetme femër dëshmore në rrethin e skraparit! Lulet e prillit sa po kishin çelur. Kënga e bilbilave nëpër degët e pemëve lajmëronin ardhjen e pranverës.

- E dëgjon bilbilin sa bukur këndon?- i tha të shoqes Islami.

-Po,ore po, iu përgjigj të shoqit Hysnia, aty për aty.

Kuvenduan gjërë e gjatë të dy bashkëshortët. Ata prisnin të sillnin në jetë fëmijën e tyre të parë. Ishte 7 prilli i vitit 1959 kur lindi Partizan Bako. Jo vetëm lulet dhe bilbilat, por e gurët zunë e kënduan . Sa shumë u gëzuan bashkëshortët e fisi i bakove atë ditë prilli?! Vitet kalonon e Partizani rritej si një pëllumb i shkruar. I ati, Islami, mbaroi arsimin e lartë për mesuesi (degën gjuhë - letërsi) në Elbasan. Kurse e ëma, Hysnia nuk mund të vazhdonte,ngaqë hallet familjare nuk e lejuanë. Ata lindën , rritën dhe edukuan katër fëmijë: Partizani,Krenari , Bardhyli e Arifi. Që të katër me shkollë. Përveç Partizanit , tre të tjerët mbaruan arsimin e mesëm në Dobrenj. Partizani vazhdoi shkollën mjekësore "Jani Minga" në Vlorë. Në vitin 1979 mbaron të mesmen mjekësore. Mbas kësaj vazhdon në Tiranë Universitetin e Mjekësisë. Në vitin 1984 e mbaron përfundimisht arsimin e lartë. Po në qërshor të këti viti,emërohet mjek në qëndrën shëndetësore Zhepë, në zonën tomorricë. Ai ishte një djalë i përkushtuar ndaj profesionit të mjekut për t'i shërbyerë banorëve të zonës nga ku ai lindi dhe u edukua. Edhe me fjalë shëronte ai njerëzit që vuanin nga sëmundjet. Partizani i donte dhe i respektonte të gjithë njerëzit. Por,edhe ata e donin atë.

-Buzëqeshja e doktor Partizanit, të ngrohnte shpirtin kur ishe në siklet,dhe të ngrohnte më shumë se zjarri,- thoshnin njerëzit kur shkonin për vizitë në klinikë atje në qëndrën shëndetësore. Në shkollë u njoh me një vajzë nga fshati Hermenj të rrethit Gramsh. Në vitin 1980 martohen. Nga martesa me Valentina (Hasani) Bako,sjellin në jetë dy fëmijë: Një djalë e një vajzë. Dy fëmijët ishin si zogj dallëndyshe në fole. Edhe Valentina ishte infermiere. Për shtatë vjet rresht Partizani punoi me devotshmëri e përkushtim si mjek në shërbim të popullit. I donte njerëzit,ndaj edhe ata e respektonin si djalin e tyre. Por, ai nuk mundi t'i shërbente njerzëve të thjeshtë,sepse një dorë ogurzezë i merr jetën më 10-të gusht të vitit 1990-ës. Ishte viti i parë,që në shqipëri po ndodhnin transformime të mëdha në jetën politike e shoqërore; pra lëvizjet demokratike. Për këtë ngjarje të kobshme, ku mbetën tre të vrarë e disa të plagosur në një repart ushtarak;jo vetëm shtypi e radiotelevizioni shqiptar, por edhe agjensitë e huaja nëpër botë, dhanë në transmetimet e tyre edhe këtë ngjarje të pazakontë e të trishtueshme.

Atë ditë, retë e bardha mbi Tomorr u nxinë e derdhën lot vajtimi së bashku me të afërmit,miqtë,kolegët,e gjithë ata që e njihnin. Më shumë se kush, dhimbjen e ndjenë prindrit e Partizanit,nënë Hysnia e Islami. Kurse bashkëshortja, Valentina, plagën e dhimbjes e mbante fort duke shtërnguar në gji pas krahorit dy fëmijët: Eraldin e Elën!Ajo qëndroi si një shkëmb,duke sfiduar dhimbjen; rriti,edukoi e arsimoi të dy fëmijët. Vajza ndoqi gjurmët e të atit,dhe u bë doktoresh. Ajo, duke u arsimuar për mjekësi,plotësoi amanetin e të atit i cili i patë thënë:" Ela,vajza ime! -Kur të rritesh,bëhu mjeke që t'u shërbesh njerzëve!?" Vitet ikin, por kujtimet mbeten si zambak i bardhë nëpër shekuj, sepse ato ujiten nga gjaku i dëshmorëve të atdheut. I tillë do kujtohet në shekuj edhe emir i dëshmorit të atdheut Partizan Bako.

Durrës, 09 Gusht 2020

87 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page