top of page

"PARTITURA POETIKE"


Thani Naqo

ESE: "PARTITURA POETIKE"


Çdo herë që lexoj poezi, qofshin me varg tradicional klasik ose me varg të lirë, e para që më shkon në mendje është rritmi poetik dhe pastaj kadencat dhe të tjera aspekte ndjesore që kanë të bëjnë me atë që është shkruar. Tetë rrokshi, që është preferncë edhe lasgushiane, pavarësisht nga kombinimi i vargjeve, të kujton "formulën e poetrimit". Sepse, që të mos biesh në "grackën e këngëzimit" duhet të zotërosh teknikën që poezia të "këndojë poetikisht" e jo të këngëzojë! E njëjta gjë, mendoj, ndodh edhe me teknikën në vargun e lirë. Ky krahasim, përmidis, më fanit veglat muzikore që "luajnë" vijën melodike sipas notave muzikore të pentagramit; fundja, është e njëjta gjë edhe për instrumentistë virtuozë që luajnë vijën melodike duke përdorur "pentagramin e veshit", ose e thënë troç, përveç kësaj, edhe metrikën e tingujve. Sepse edhe metrika lasgushiane është inerci e asaj shkolle të konsoliduar poetrimi që kërkon talent virtuoz. D.m.th. tjetër gjë janë daullja, dajrja, gajda, trompa, apo tamburi në marshet ushtarake e festive, por edhe "entusiazmi" që përcjell xhazi i kohëve moderne dhe turma lodron e përdridhet me rritmin e tij...E kam fjalën tek "partitura poetike" sepse, mjeshtëria e rritmit në poetrim është aspekti më i vështirë për t'u realizuar; kjo mungesë në poezinë me varg të lirë e zhyt çastin poetik në "humnerën prozaike", ndërsa poezia lirike me varg klasik del "topalle" dhe i kërcasin patericat...Kjo është dallesa, mendoj dhe Lasgushi është shembulli më i hershëm, por dhe më i spikaturi në poezinë lirike shqiptare.

20 Janar 20022

56 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page