PARKU I PËRGJYSMUAR
Sep 14, 2021
1 min read

E quaj të gjysmuar Dhe jo të shëmtuar Se është parku i qytetit tim.
Në këto vite Me babëzi kafshuar, coptuar.
Dikur, poshtë tij Pushonin të vdekurit Sot, nuk frymojnë dot të gjallët Padituria A pabesia E ndryshoi, e shpërfytyroi?! Ç'duan gurët Në një park gjelbërimi?!
Pse ngrihen muret Dhe ndahet parku Me kanal betonimi?! Shpellat moderne Me dritare xhamash Tabelë goditje për të marrët Tallen me vizitorët.
S'është më parku "Rinia"
Ku ëmbël Dashuria
Bashkonte të rinjtë
Në Ditën e Verës
Buçiste nga këngët e Usta Myzyrit
Këngëtarë
E banorë mbarê
Zërat e zemrat bashkonin
Jetës, pran'verës i këndonin.








Comments