top of page

Pano Boli: STACIONET....

  • 2 hours ago
  • 1 min read

 

NGA PANAJOT BOLI

 

Rendin gëzimet, ankthet, shpresat bashkë

Ngaterrohen nëpër këmbë

Nxitojnë drejt stacioneve

Me një valixhe të drunjtë

Duke terhequr pas

 

Në rrokëllimën e saj në trotuarin grinjar

Endrrat trazohen e dridhen

Gudulisin portat e drunjta

E cicërojnë çuditshëm

Si mermërima

 

Herë stamposen si harta poshtë kapakut

Herë flasin pak të lodhur

Me një zë të drunjtë

Lemojnë durimin

Nëpër shkallë

 

Treni..autobuzi..anija,.. aeroplani hijërendë

Ngarkojnë e shkarkojnë

Bagazhet e mendimeve

Me ankthin varur te sedilja

E shpresën te dritarja

 

Stacionet të shqetësuar ,me zhurmë nxitojnë

Endrrat hipin e zbresin shpejt

Gjithmonë në udhëtim

Herë fytyrëqeshura

Herë turivarura

 

Stacione me stola krimbngrena

Stacione me salla moderne

Ku pritja bëhet amorfe

Ku pritja në heshtje

Thinjet nga pak

 

Stacione dilemash ku stoli pickon stresin

Po befas bëhet ag maji

Në sandalen e bardhë

Të dashurës që zbret

Plot hire, shkallët

 

Ka edhe stacione pa stola e salla moderne

Stacione me coha gri

Me cingërima akulli...

Nxitojnë stacionet..

Të fundit nuk e dimë

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page