Pano Boli: PANAIRI I SUVENIREVE NË SARANDË
- 2 hours ago
- 2 min read

PANAIRI I SUVENIREVE NË SARANDË-PASQYRË E MAGJISË SE ARTIT POPULOR SHQIPTAR
Nesër starton te shetitorja ''Naim Frashëri'' buzë detit Jon,Panairi Kombëtar i Suvenireve Turistike Miqësore me Mjedisin.Është Panairi XIV që organizon Angjensia Joniane e Mjedisit, Medies dhe Informacionit (AJMMI) e drejtuar nga gazetari dhe shkrimtari i mirënjohur Shkelqim Hajno.Kjo Angjensi dallohet për një dënduri aktivitetesh të spikatura edhe me shkollat dhe projektesh të larmishme për Mjedisin dhe Informacionit e shoqeruar edhe me revisten URAT. Një aktivitet i saj i përvitshëm është edhe Panairi i Suvenireve i mbeshtetur nga Bashkia e Sarandës. President i Panairit është Kryetari i Bashkisë Oton Çaçi. Janë shprehur të gatshme të vijnë dhe të ekzpozojnë punën e tyre artizanale rreth 60 subjekte dhe firma nga Kosova, Mal të Zi ,Maqedoni edhe nga mbarë vendi ynë.Ekzpozimi i punimeve të duarve të arta të popullit tonë shënon një vazhdim të mbajtjes gjallë të trashegimisë sonë të vyer populore, artin e mrekullueshëm që ka ky vend dhe që e percjell me dinjitet brezave të rinj. Panairi përkon në ditët e sezonit turistik, që këtë vit turistët e ''mbytën ''Sarandën, për të admiruar me përlat e verteta që ka dhe trashëgon ky popull artist, vazhdues të mjeshtrave të degjuar në Evropë, parardhësit tanë Ilirët Nga përshtypjet e viteve të kaluara , turistët nga të gjitha anët e botës, ishin bërë vizitorë të këtij eventi, admiruan dhe u mahnitën nga arti popullor shqiptar, dhe shumë nga këto suvenirer udhëtuan në vendet e tyre duke reklamuar artin e bukur shqiptar, të gdhendjes, të qendismave, të veshjes karakteristike, te punimet tepër mjeshterore të grave me gjilpera, sinxhadet kaq të bukura dhe interesante. Këtë do të gjejnë edhe këtë vit. Gjithashtu mes Panairit bëhet e njohur tradita, trashegimia e çdo krahine shqiptare dhe marrin e japin njera -tjetrës.
Në Panair do të gjeni vertet duart e arta të grave dhe nënave tona, e mjeshtrave të vertetë të gdhendjeve , që mund të quhem artistë të medhenj. Populli ynë shfaq magjinë e artit të tij në këtë Panair.
Magjia është aty të shetitorja ''Naim Frashëri'' buzë detit Joni i cili do t'ju përshendes me valet e tij me një vals lumturie këto 3 net shtatori mes bukurisë së çmendur të Sarandës








Comments