Pano Boli: NXITON VJESHTA IME, NXITON
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Sep 18
- 1 min read

NXITON VJESHTA IME, NXITON
Pa u ndjerë kishte hyrë vjeshta në dhomën time
Tani nuk e kuptoj pse nxiton, pse ikën kaq shpejt
Mushtit të rrushit që zien me aq epsh të hovshëm
I tha të ëmbësohet e të bëhet si dashuri e vertetë.
Në një gjethe të kuqerremtë më shkroi një mesazh
Për miken time të mirë një keshillë lë me përgjerim
Kur reja nxin në horizont e ngrica than mengjeset
Lulen e brishtë ta mbaj në gjoks,ta ngroh me frymë
Po më lë edhe dy ftonj të medhenj në dritare time
Të çmendet gusha ime e bardhë nga e mira aromë
Kur buzët të m’i çikë me mall e bukura ime e etur
Të peshperis e dehur:Përqafomë akoma,përqafomë
Më thotë të çmallem me hënën se rrallë do ta shoh
Borzilokun ta marr brenda, mos ta lë më në ballkon
Mos t’i trembem rrufeve e gjemimeve natën e zezë
Të flertoj me endrrat, se e di që dashuria më sëmbon
Nxiton vjeshta ime , e dashur, nxiton..









Comments