top of page

Pano Boli: NDJENJË E HESHTUR

  • 23 hours ago
  • 1 min read

 

Nuk e di pse të pelqente ajo faqe e shkembit

Menjanë, aty në breg të detit

Herë më ngjaje si një sorkadhe    e vetmuar

Herë me teka si vajza e mbretit

 

Shikime të etur zilie binin fshehurazi mbi ti

Ti e ftohtë, lulja mos më prek

Ti bust bukurie    me detin që të thoshte nimfë

Mbi shkembin pjedestal në breg

 

Zboi verën vjeshta dhe lejlekët moren inat

Mbi shkemb nuk u duke as ti

Një buzëqeshje kopje e jote ngeli mbi    të

Dhe të gdhendura ato dy sy

 

E mori malli detin    e valët po i nis    përditë

Të të puth pak në gushë e në gji

Netëve zbret edhe hëna, bashkë me yjet

Dritë nga dritë e saj të lë në ato sy

 

Një mbremje më ftoi edhe mua hëna me yjet

Tinëz erdha , mos më sheh njeri

Mbi shkemb u ulem dhe dridhjet na pushtuan

Dhe, ah,prisnim të shfaqeshe ti 

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page