top of page

Panajot Boli: UNË E TY, VAJZË E VALEVE

  • Apr 19, 2025
  • 1 min read

UNË E TY, VAJZË E VALEVE

 

Dua të trokas sonte në derën tende të vetmisë

Dhe të rrimë pranë e pranë, vajzë e valeve

Në breg të brengës

 

Të dy, të heshtur mes trishtimit të numërojmë valët

Mos na sjellin në një varkë befas yllin e detit

Në breg të endrrës

 

Pritjen e gurtë do ta qepim me penjtë e durimit

Valët do t’i bëjmë  më të kripur me lotët

Në breg të shpirtit

 

Malli i thinjur do të na bashkoj duart  ne të dyve

Do të numërojmë valët në dritën e hënës

Në breg të shpresës

 

Unë e ty, vajzë e valeve, moj vajzë e trishtimit

Pritjen do ta bëjmë orakull permendore

Në breg të dashurisë

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page