top of page

PANAJOT BOLI: SI PUHIZË E DASHURUAR

  • 2 hours ago
  • 1 min read

SI PUHIZË E DASHURUAR

NGA PANAJOT BOLI


Flladi i çlodhur zbriti nga zgjimi i maleve

Si mace terë naze ledhatohet

Me gjethet e pjergullës në oborr

Duart e brishta zgjatin lulet

Ta shtrëngojnë në gji

Dhe aromë nga gusha e tyre

T’i hedhin në kraharor


Dritaret e shpirtit tim shtyn ngadalë e butë

Ky flladi i agut më përkedheli

Si biri i Prillit,i freskët , i rinuar.

Ah, më sëmbon më mundon..

Si e humba mikja ime?

Ti je,moj,flladi që më trazon

Si puhizë e dashuruar

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page