PANAJOT BOLI: SHPESH KJO ERË...
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 2 hours ago
- 1 min read

Me erën, shpesh grindem
Sa shpesh...
Në surat ia përplas dritarën
Kur vjen e xhindosur
Terë tersellimë
Sa e çuditshme është kjo erë..
Shpesh ma bën për inat
Shfryn bulçitë
Dhe dufin e nxjerr
Te limoni im i shkretë.
Nuk e di kush i ngre xhindet
Dielli indiferent?
Apo retë menxyra?
Ndofta xhelozia për borën e bardhë.
Apo mengjesi i merdhirë?
Verandës sime të urtë i tund gishtin
I shpushpuris kaçurrelat manxuranës
Dhe e tall me ironi
Ngjitet mbi çati
Me këmbë i shkel tjegullat
Shpesh më vjen e ëmbël, e ngrohtë
Do të luaj me gjoksin tim
Më hap perdet e shpirtit
Afron buzët te veshi
Diçka më thotë me psherëtimë
Shpesh era është erëmira, puhizë
Ngarkuar më vjen me nektarin e luleve
Më sjell agun e Prillit në duar
Më sjell buzëqeshjen e mikes mbeshtjellë me fllade
Dhe më rindez zjarrin









Comments