PANAJOT BOLI: PASHË SOT...
- Sep 26, 2025
- 1 min read

NGA PANAJOT BOLI
VJESHTA FTUA...
Vjeshta ime nuk ma tregon sekretin
Se si i po gatuasn ajo aromat merakli
Po më shkel syrin e më dëfton ftoin
Kjo të deh shpirtin...e di, zemër, e di
Ftonj kish zgjedhur edhe mamaja ime
Rrobat e mia të mbanin aromë për mua
Si ftua fillova ta endërroja edhe hënën
I shtova dhe një mbiemër vjeshtës: ftua
Vjeshtë flori ishte kur rashë në dashuri
I zgjata me ndrojtje të dashurës një ftua
Ftoin që më kishte venë mamaja te çanta
Foli aroma në buzët e saj: të dua.. të dua
PASHË SOT...
Pashë sot diellin
Si një babagjysh tek u shperndante vogëlusheve
Shporta me endrra
Të lyera me dritë.
Mbi bluza të bardha
U ulen ca zogj bukurosh me ngjyra ylberi
Guximin e fluturimit
Erdhen t’u mësojnë
Mbi çatinë e shkollës
Qielli ,zbriti misterin e sistemit diellor
U tha të gjejnë sekretin
E rrugës për të Ylli Polar
Shtatori më bëri fëmijë
Me çantën basëm që më qepi mamaja vrapoja
Të zija një vend
Në vagonin e Pitër Panit
Qiell shtatori....
Me kaltërsinë e buzëqeshur e horizontin pa anë
Gati dalëndyshet
Të nisen për fluturim









Comments