top of page

PANAJOT BOLI: KY SYRI I KALTËR MË TRAZON


 

 

POEZI NGA PANAJOT BOLI

 

 

Këto lotë të Syrit tend  argjendkulluar

Puthjen  më shuajnë në buzë...

Duke gurgulluar

 

Kur digjem për sytë e mirës sime,rend

Si varkë pa busullë e shastisur

Në limanin tend

 

Sa herë dua të strukem në shpirtin e saj

Polumbar i guximshëm bëhem

Në blunë tend vaj

 

Më zhyt malli i përqafimit të saj shpesh

Në cepin e retinës të Syrit tend

Dergjem aty,në shesh

 

Sa herë më mundon,ky Syri i Kaltër,i miri im

Të sytë e saj vrapoj dhe e gjej...

E puth me përgjerim

 

Ah, këto sytë të bashkuar...

..Në shpirtin tim të llastuar..

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page