top of page

Panajot Boli: KUSIA E BALOS


 

NGA PANAJOT  BOLI

 

Si relike ngeli kusia e vjetër e nxirë

Varur në një degë mani endërrvrarë

Me tel bakri që tashmë të  jeshiluar

Që i futet përditë më thellë në damar

 

Kusia e Balos është, si një fletë ditari

Ku racionin shenonte gjyshi im i mirë

Tek e trazonte dhe e ftohte aty në oborr

 Me dorën e tij e si kamarjer t’ia servir.

 

Nxitonte Baloja, ky hamës i pangopur

Buzët lepinte, bishti tundte  kënaqësinë

I rreptë gjyshi im, s’e linte ta mbaronte

E mirrte edhe e varte tek mani kusinë

 

-Boll hegre Balo-i thoshte ëmbël gjyshi

Dhe kokën e madhe ia ferkonte lehtë

-Do të vij pasditja  e prapë do që të hash

Varte turinjtë Baloja,s’kish fjalë të dytë

 

Shpesh me mirrte më të mirë ky Baloja

Më ulej këmbëve e sytë i hidhte nga kusia

Më lutej fshehtas të zbrisja enën nga mani

-Jo,-i thosha-ti je i fisëm,s’të shkon lakmia

 

Mbeti kusia e vjetër varur në degë të manit

Hesht oborri dhe era e tund me vringëllimë

Nuk duket  as gjyshi im,ky kuzhinier i mirë

As Baloja që e falemnderonte me angullimë

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page