PANAJOT BOLI: KUR U FLAS NXËNËSVE PËR NAIMIN
- Prof Dr Fatmir Terziu
- May 7
- 2 min read

NGA PANAJOT BOLI
KUR U FLAS NXËNËSVE PËR NAIMIN
Tani, është pranverë...
Manushaqe të ndrojtura ngrohen në dsell
Në pllajën e vesuar të Frashërit
Mërmërijnë nën buzë
Vargjet e Naimit
Tani, është pranverë...
Në pllajën e vesuar të Frashërit
Manushaqe të ndrojtura ngrohen në diell
Mall afsh rigojnë
Në vargjet e Naimit
Tani, është pranverë...
Manushaqe të ndrojtura ngrohen në diell
Në pllajën e vesuar të Frashërit
Kryet ngrenë e buzëqeshin
Bukuroshet e Naimit
Tani, është pranverë...
Në pllajën e vesuar të Frashërit
Manushaqet të ndrojtura ngrohen në diell
Nga mërmërima ime, nxënësit
Picerojnë sytë e endërrojnë
Tani, është pranverë...
Manushaqe të ndrojtura ngrohen në diell
Në pllajën e vesuar të Frashërit
Nnxënësit e mi nga dritarja
Manushaqet kërkojnë
RETË MË SOLLEN LOTËT E TUA
Tinëz,ca re më sollen lotet e tua në dritare
I bien tastjerës së xhamit të dhomës sime
Të zvenitura janë notat, plot me psheretima
Këngë funebre, monotone e me ca gulçime.
Më shkund nga supet në dremitjen e dhimbjes
Një flakërimë rrufeje: Ja, shiko dhe sytë e saj
Si në baladë,nga kali i bardhë ti zbret si nuse
Më iken si Neraidë kur dorën zgjas të të mbaj
Nata e ftohtë i shton trishtimin këngës së shiu
Si mbremjen që të nisi Jagoja,shtatë male larg
Një hingëllimë tremb vetminë e rrugicës vonë
Kali i paduruar i Kostandinit më pret në prag
ISH YLBERI, APO TI?
Pranvera sperkati sytë me sumbullat e shiut
Dielli i zbriti një ylber
Të fshijë fytyrën,
Dritëlerë
Ylberi u harhua pëmbi ballukët e malit
I puthi ballin e tij të gjerë
Dhe papritur më trokiti
Si mik në derë
Më erdhi kaq pranë këtë pasdite prilli
Mos ish pritja e saj e paduruar
Me mallin shtatëngjyrësh
Henëharkuar?
Renda me gaz shumë ta marr prej dore
Të hyjë në oboorr, në prag
Ti si lulja mos më prek
Më ikje larg
Të ndoqa
në pllajë,
në lumë,
në perrua,
Ti si lozonjar
Luaje më mua
Nuk e di,
Ish ylberi, apo ti?
NË KOPSHTIN TIM...
Një kometë shfaqet papritur me vezullim
Me lule të bardha të dardhës
Në kopshtin tim
Një horizont i heshtur mistik në perendim
Ngjyen buzët me lulet e pjeshkës
Në kopshtin tim
Comments