PANAJOT BOLI: DERI KUR KËSHTU MA?
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 5 minutes ago
- 1 min read

DERI KUR KËSHTU MA?
Ti sheh që ai shkel milingonën me këmbë
Dhe hesht...
..Nuk është e drejtë
Dhimbja shetit rrugëve e ti mospërfilljes nuk i flet
Prapë hesht..
..Nuk është e drejtë
Ti e ndjen se gjaku të zien kur të tallin diellin
Dhe prapë hesht..
..Nuk është e drejtë
Të rrembejnë gezimin nga sytë në mes të ditës
Dhe ti hesht...
..Nuk është e drejtë
Ti u flet me gjuhën e Arkimendit, ata të gjujnë me ushtë
Prapë ti hesht...
.. Nuk është e drejtë
Ti e kupton se symbyllazi t'i nderrojnë stinët të shkathëtit
Dhe prapë ti hesht..
..Nuk është e drejtë
Qesh si fëmijë kur sheh injorancën si Mbretin lakuriq
E prapë e prapë hesht...
..Nuk është e drejtë
Koha grindet me indiferencën
E heshtjen shkund prej supesh
Vargun e gjakosur të Migjenit ngre
Vargu famur
.Deri kur keshtu ma?
...Se bota është e jotja
NË ATË LIMAN...
Nata,si dado e urtë,shtroi shtratin për gjumë
Pa zhurmë shtriu dorën e uli çelsin e dritës
Edhe zogjtë zevzekë u rehatuan mbi pemë
Hëna tinëz i hodhi lumit,një pluhur mahnitës
Veterm lumi im,Bistrica nuk vë gjumë në sy
Vazhdon udhëtimin e seç murmurit me vete
Hënën e merr mbi supe,e bën varkë të bardhë
Në një liman të detit e çon,të thonë ca sekrete
Në varkën hënë hipa unë,dhe lumi nuk më pa
Me natën grindej mos i pergonte ato sekretre
Sa të arrij në atë liman,fshehurazi do ta takoj
Ta mbys fort në përqafime e të zbusë ca siklete
Commenti