top of page

Palimpsestët e mi/5


Palimpsestët e mi/5:- Burra të mëdhenj, me"cene të vogla"

                    ERNEST  HEMINGUEI

                        (1899-1961)

                             (ese)


Nga Përparim  Hysi   Disa vjet më parë, kam shkruar një ese për HEMINGUEIN me titull"Korrikët e një Nobelisti". Natyrshëm, që kam shkruar me superlativa. Nëse po rikthehem përsëri për këtë nobelist në letërsi, sikur cedoj,paksa, me ç'kam shkruar. Kjo ndodh se njohja ime për këtë shkrimtar të madh,aq qe dhe,ngaqë nuk shkruaj kurrë me apriori, sipas njohjes qe dhe shkrimi.  Por vjen  puna dhe ndodh ajo që thuhet me të drejtë:- I madh dhe i mirë nuk është i njëjti njeri.                                                 *     *    * HEMINGUEI e ka prejardhjen nga një familje me kulturë: babai, mjek i shkëlqyer që veç profesionit,merret me sport, gjueti,kurse e ëma,është një grua me kulturë:shkruan prozë e poezi;u bie veglave muzikore; kompozon dhe këndon.Pikturon dhe "dekoron" mobilje. Në këtë mjedis,lindi dhe u rrit Ernesti dhe familja shpresonte që edhe ky do ndiqte këto gjurma. Jo vetëm kaq: prindërit qenë besimtarë dhe këtë e transmentonin dhe tek fëmijët. Po ta shohësh nga prejardhja, të tërë treguesit flasin  për një fëmijë që të ardhmen e ka të shtruar (si shesh me lule) dhe mjafton të vazhdojë. Heminguei nuk eci në (atë sheshin me lule),por zgjodhi një  rrugë tjetër: që i ri, vullnetarisht shkoi në luftë (bëhej Lufta e parë botërore), si shofer ambulance në Itali dhe në luftë dhe u plagos. Nga e ëma, duket trashëgoi,sa leximin e librave,aq dhe të shkruarit.

                                                   *     *    * Ka shkruar tregime dhe kishte një stil tërheqës. I pari që e vuri re, veç të tjerëve, ka qenë POETI i Madh Amerikan EZRA PAUND. Ngaqë HEMINGUEI shkruante edhe poezi, edhe prozë, EZRA PAUND thotë: " Shkruan vargje të shkëlqyerë dhe në prozë është shkrimtari më i talentuar stilikisht." EZRA PAUND qe dhe"nuni" që e shtyti që të kalonte nga tregimi tek romanet.  Më bëhet,sikur e zë"prej veshi" dhe i thotë: - Si,akoma do rrishë duke shkruar këta tregime të"mallkuar"? Dhe EZRA PAUNDI ishte një zë i fuqishëm që duhet ta dëgjoje. Më duket,fal këtij"nuni",kemi romanet" Për kë bien kambanat"," Të kesh a mos kesh",Lamtumirë armë!". Mandej novela ( edhe novelat në Amerikë quhe romane),"Plaku dhe deti". Me" Plaku e deti" Heminguei  mori çmimin "Nobel" në vitin 1954. Tek përmend EZRA PAUND nuk kam se si mos ndalem edhe në dy detaje që flasin shumë. TOMAS S.ELIOT, fitues i NOBELIT në vitin 1948, ka thënë njëherë:- Do të isha i lumtur që një libër imi të botohet qoftë vetëm me një kopje, me kusht që këtë ta lexojë EZRA PAUND!!! Por, i MADHI EZRA PAUND, gjatë LUFTËS së dytë BOTËRORE, u bë mbëshetës i  BOSHTIT FAMKEQ"ROMË-BERLIN-TOKIO" dhe,pas luftës, në vitin 1945 ia vunë "kokën në tepsi":gati për në karrike elektrike. Pikërisht,atëherë, u dëgjua zëri bubullimë i ERNEST HEMINGUEIT:-  Më gjeni kund një tjetër altruist që të ketë ndihmuar shkrimtarët dhe krijuesit si EZRA PAUND ! Pa dyshim,- bubulloi,- ka qenë prej kohësh i çmendur dhe nuk ka ditur se ç'bënte!!! Ky epitet i trishtë: i çmendur, u rrok si alibi nga avokatët mbrojtës dhe POETIN E MADH,e mbyllën në  pavionin psiqiatrik.

                                                            *      *     * Nga natyra,  ka qenë zhurmues. Kishte energji që nuk dinte si t'i"digjte". Bashkëkolegë që kanë punuar me të si gazetarë,tregojnë se ndërsa fliste,vinte vërdallë sikur kërkonte dikë  për t'u ndeshur: deri dhe ajërin e qëllonte me grusht. Pse ishte i tiië,shkoi vullnetar në Luftën e Spanjës dhe,mandej, në Luftën e dytë Botërore.

Ajo që e sfumon këtë shkrimtar të madh, është fakti shumë domethënës: se ç'tregon me fjalë e me shkrim,janë paksa larg të vërtetës. Gënjen me naivitet dhe fare fëmijërisht,pa u skuqur fare. Qoftë për luftën dhe, ca më shumë për aventura gjatë jetës,si "dokrra të tilla": "5-vjeç i vetëm ndaloi një kalë të tërbuar!!! Pretendonte se qe fejuar me një artiste të kohës që e kishte parë vetëm në film; një herë pretendonte se kish prejardhje indiane.Më të rënda janë gënjeshtrat për familjen:- për një motër,tregon se e kanë përdhunuar qysh 12-vjeç; më vonë u divorcua dhe vdiq.Aspak e vërtetë. Ajo jetonte dhe shpifësi e bënte çdo gje se urrente kunatin. Gënjeshtra më të"trasha" janë ato të luftës: nuk dua t'i rreshtoj të tëra,por si mund të mos skuqesh,kur thotë:" mora tridhjetë e dy plumba kalibër 45!!!

Ose:- Jam  i pari që hyri në Parisin e çliruar në vitin 1944!!! Mos flas për gënjeshtrat me bisht në fushën  e seksit.Ia bën pis portretin moral qëndrimi i tij për nënën.E quan pa turp"kurvë" dhe ky"devijim moral i tij"(kështu po e quaj unë) nuk u koregjua dhe kur nëna u bë 80-vjeç dhe kërkoi ta vizitonte në KUBË:- Ajo grua nuk ka pse të vijë këtu! Ai skur e kish gënjeshtrën,si"zanat të dytë",se thoshte sheshit:" Nuk është çudi që shkrimtarët më të mirë, të jenë gënjeshtarë!!!

                                                             *      *    * HEMINGUEI ka qenë sexoman dhe nuk numërohen gratë që kanë vuajtur nga  dhuna e fyerja e tij. Sikur SERVANTESI të kish qenë bashkëkohës i HEMINGUEIT,pa dyshim do lëshonte mallkimin  mbi të. SERVANTES thotë:"  Gruaja është prej qelqi,prandaj nuk bëhen prova: në thyhet apo jo?". Katër gra e kanë paguar sa frëngu pulën bashkljetesën apo  kurorën me të. Të katra: HENDLI,PAULINA,MARTA dhe MERI jetuan më gjatë me të dhe,që të katra, kanë një rezultane: qe i alkolizuar;i dhunshëm; i zhurmshëm dhe kurrë nuk merrte përsipër qoftë dhe fajin më të vogël.Asnjë kujdesje për fëmijët që pati me HENDLIN apo me Paulinën. E sa për gra të tjera apo"lojtarë rezervë", lista është e gjatë. Po të përemendja këtu, veç tjerash,MARELEN DITRIH,që duhet t'I këndonte ndërsa rruhej e plot perveristete të tjera. HEMINGUEI vrau veten me çifte më 2 korrik 1961. Po, kur bëj një parashtrim sado pak të kësaj eseje modeste, s'kam se si mos sjell për ta qartësuar më shumë portretin moral të këtij shkrimatri të madh, atë që  ka thënë 8-shekuj më parë,DANTE ALIGHERI:"Prejardhja nuk e bën fisnik individin,por është individi që fisnikëron prejardhjen" Dhe nuk kam  se si e mbyll këtë ese,për këtë shkrimtar të madh, që, megjithëse ka këto cene, unë e dua, me thënien e bukur të  novelistit dhe dramaturgut të madh  rus,ANTON ÇEHOV  që thotë:" Njeriu duhet të ketë gjithçka të bukur:dhe shpirtin,dhe mendimet,edhe sjelljen,edhe veshjen!" Mjerisht,HEMINGUEIT, i mungonte sjellja dhe as kujdesej fare për veshjen.

                                                        Tiranë,3 maj 2020

23 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page