top of page

Pak virus


Pak virus Astrit Lulushi Shqipëria po kalon kohë të vështirë mbushur me paragjykime, parashikime e profeci që thuhet se një ditë do të përmbushen. Disa bëhen të mbizellshēm, se pandemia e tanishme mund të sjellë fundin e civilizimit. Masat ekstreme rreth koronavirusit po çojnë drejt një autoritarizmi qeverisës, në një shoqëri pa para, ku, sipas tyre, të gjithë do të gjurmohen dhe kontrollohen. Por qeveria, e paaftë, vetë përhap panik dhe pastaj gjoja e lufton atë. Revolucioni, nëse dikur do të vinte, duhet të përmbysë edhe tokën ku ata sot shkelin. Nga një vilë del njeriu gjysmë përgjumësh, si Qiklop i lënduar, dhe llomotit çdo ditë në Ekranin e tij vendime e masa të reja bllokuese për popullin që e mendon se është tufë me dele e manarë, e u cakton orarin e kullotjes. Dhe Populli përulet dhe njëkohësisht kapelja i bie nga koka, si të thotë se nuk e meriton një udhëheqës të tillë mikro-manexhues, i cili tallet me çdo vlerë morale, etike e tradite; sakrifikon të gjitha, që nga mjekët të cilën në këtë kohë i nis jashtë; ata në tokën asnjanëse, që nuk i lejon të hyjnë në atdheun e tyre; dhe të tjerët brenda, të cilët nuk dalin nga frika e ndëshkimit me burg, rrahje e gjoba. Komunizmi e bëri këtë gjë, e izoloi vendin, por prej tij nuk pritej asgjë e mirë, populli e di këtë; ashtu si tani në shekullin XXI, pjellat e tij, me mjekra të bardha si maska, pas të cilave fshihet përçmimi, kujdesen për gjithëçka që i ndihmon ata, po jo për popullin të cilin e kanë gënjyer.



15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page